Kafshë të pastra e të papastra
1 Zoti i tha Moisiut e Aronit: 2 «Thuajuni izraelitëve se, prej të gjitha kafshëve të tokës, këto janë kafshët që mund të hani: 3 hani çdo kafshë dythundrake e ripërtypëse. 4 Megjithatë, kafshët dythundrake ose ripërtypëse që nuk duhet të hani janë këto: deveja, se ripërtypet, por nuk e ka thundrën të ndarë, është e papastër për ju; 5 vjedulla, se ripërtypet, por nuk e ka thundrën të ndarë, është e papastër për ju; 6 lepuri, se ripërtypet, por nuk e ka thundrën të ndarë, është i papastër për ju; 7 dhe derri, se e ka thundrën të ndarë, por nuk ripërtypet, është i papastër për ju. 8 Nuk do ta hani mishin e tyre dhe nuk do të prekni kërmat e tyre, se janë të papastra për ju.
9 Nga të gjitha kafshët e detit mund të hani çdo gjë që ka pendë e luspa, qofshin kafshë liqeni, deti apo lumi. 10 Mos hani asgjë që nuk ka pendë e luspa, qofshin kafshë deti apo lumi, zvarranikë uji apo çfarëdolloj kafshe tjetër që lëviz në ujë. Të jenë të neveritshme për ju. 11 Këto kafshë do të jenë të neveritshme për ju. Mishin e tyre mos e hani dhe kërmat e tyre të jenë të neveritshme. 12 Çdo kafshë uji që nuk ka pendë e luspa të jetë e neveritshme për ju.
13 Këta janë shpendët që do të jenë të neveritshëm për ju e që nuk do t'i hani, ngaqë janë të neveritshëm: shqiponja, huta, fajkoi, 14 qifti, çdo lloj skifteri, 15 çdo lloj korbi, 16 struci, kukuvajka, pulëbardha, çdo lloj fajkoi, 17 bufi, zhytra, ibisi, 18 mjellma, pelikani, fajkoi i detit, 19 lejleku, çdo lloj çafke, pupëza e lakuriqi i natës.
20 Çdo lloj insekti me krahë, që ecën mbi katër këmbë, të jetë i neveritshëm për ju. 21 Nga të gjitha insektet mund të hani çdo lloj insekti me krahë që ecën mbi katër këmbë dhe këmbët e pasme i ka me nyje për të kërcyer mbi tokë. 22 Nga këto mund të hani çdo lloj kandrre, çdo lloj bulkthi dhe çdo lloj karkaleci. 23 Çdo lloj tjetër insekti me krahë që ecën mbi katër këmbë të jetë i neveritshëm për ju.
24 Të gjitha këto ju bëjnë të papastër. Kush prek kërmat e tyre do të jetë i papastër deri në mbrëmje. 25 Kush mbart kërmën e tyre duhet të lajë rrobat, por do të jetë i papastër deri në mbrëmje. 26 Çdo kafshë thundrake, por që nuk e ka thundrën të ndarë e që nuk ripërtypet, është e papastër për ju. Kush e prek bëhet i papastër. 27 Të gjitha kafshët katërkëmbëshe që ecin mbi putra janë të papastra për ju. Kush prek kërmën e tyre do të jetë i papastër deri në mbrëmje. 28 Kush mbart kërmën e tyre duhet të lajë rrobat, por do të jetë i papastër deri në mbrëmje. Këto janë të papastra për ju.
29 Nga kafshët që zvarriten mbi tokë, këto janë të papastra për ju: bukla, miu, çdo lloj hardhuce, 30 hardhja, varani, hardhuca e murit, urithi e kameleoni. 31 Nga zvarranikët e tokës, këto kafshë janë të papastra për ju. Kush i prek pasi të kenë ngordhur do të jetë i papastër deri në mbrëmje. 32 Çdo gjë mbi të cilën bie kërma e tyre bëhet e papastër, çdo enë druri, rrobë, lëkurë apo thes, çfarëdolloj sendi i përdorur për punë. Lajini me ujë, por janë të papastra deri në mbrëmje. Mandej do të jenë të pastra. 33 Çdo enë balte, në të cilën bie ndonjë prej tyre, të thyhet, sepse është e papastër me gjithçka mban. 34 Nëse ndonjë ushqimi i bie ujë prej asaj ene, ushqimi bëhet i papastër dhe çfarëdolloj pije që pihet nga një enë e tillë është e papastër. 35 Çdo gjë mbi të cilën bie kërma e tyre, bëhet e papastër, qoftë furrë apo vatër. Le të prishen, sepse janë të papastra. Çmojini ato si të papastra. 36 Burimet e sternat e ujit mbeten të pastra, por kush prek një kërmë aty, bëhet i papastër. 37 Nëse kërma e tyre bie mbi çdo lloj fare drithi, që është për mbjellje, fara mbetet e pastër. 38 Por nëse fara është lagur me ujë dhe bie mbi të ndonjë kërmë, ajo bëhet e papastër për ju.
39 Nëse ngordh ndonjë nga kafshët që mund të hani, kush prek kërmën e saj do të jetë i papastër deri në mbrëmje. 40 Kush ha prej kërmës së saj, të lajë rrobat, por do të jetë i papastër deri në mbrëmje. Po ashtu, kush mbart kërmën e saj, të lajë rrobat, por do të jetë i papastër deri në mbrëmje.
41 Çdo lloj zvarraniku që zvarritet mbi tokë është i neveritshëm dhe nuk duhet të hahet. 42 Mos hani asnjë kafshë që zvarritet mbi barkun e vet dhe asnjë zvarranik me katër apo më shumë këmbë, se janë të papastra. 43 Mos e ndotni veten me zvarranikë e mos u bëni të papastër prej tyre. 44 Unë jam Zoti, Perëndia juaj. Shenjtërohuni e bëhuni të shenjtë, se edhe unë jam i shenjtë. Mos u përdhosni prej zvarranikëve që zvarriten mbi tokë. 45 Unë jam Zoti që ju nxora prej dheut të Egjiptit, që të bëhesha Perëndia juaj. Jini të shenjtë, se edhe unë jam i shenjtë».
46 Ky është udhëzimi për kafshët, për shpendët, për gjallesat e ujit dhe për çdo qenie që zvarritet mbi tokë. 47 Bëni dallim mes të pastrës e të papastrës, që të dini cilën kafshë të hani e cilën të mos hani.
1 locutus est Dominus ad Mosen et Aaron dicens
2 dicite filiis Israhel haec sunt animalia quae comedere debetis
de cunctis animantibus terrae
3 omne quod habet divisam ungulam et ruminat in pecoribus comedetis
4 quicquid autem ruminat quidem et habet ungulam
sed non dividit eam sicut camelus et cetera
non comedetis illud et inter inmunda reputabitis
5 chyrogryllius qui ruminat ungulamque non dividit
inmundus est
6 lepus quoque nam et ipse ruminat sed ungulam non dividit
7 et sus qui cum ungulam dividat non ruminat
8 horum carnibus non vescemini nec cadavera contingetis
quia inmunda sunt vobis
9 haec sunt quae gignuntur in aquis et vesci licitum est
omne quod habet pinnulas et squamas
tam in mari quam in fluminibus et stagnis comedetis
10 quicquid autem pinnulas et squamas non habet
eorum quae in aquis moventur et vivunt
abominabile vobis
11 et execrandum erit
carnes eorum non comedetis et morticina vitabitis
12 cuncta quae non habent pinnulas et squamas in aquis polluta erunt
13 haec sunt quae de avibus comedere non debetis
et vitanda sunt vobis
aquilam et grypem et alietum
14 milvum ac vulturem iuxta genus suum
15 et omne corvini generis in similitudinem suam
16 strutionem et noctuam et larum et accipitrem iuxta genus suum
17 bubonem et mergulum et ibin
18 cycnum et onocrotalum et porphirionem
19 erodionem et charadrion iuxta genus suum
opupam quoque et vespertilionem
20 omne de volucribus quod graditur super quattuor pedes
abominabile erit vobis
21 quicquid autem ambulat quidem super quattuor pedes
sed habet longiora retro crura per quae salit super terram
22 comedere debetis
ut est brucus in genere suo
et attacus atque ophiomachus ac lucusta
singula iuxta genus suum
23 quicquid autem ex volucribus quattuor tantum habet pedes
execrabile erit vobis
24 et quicumque morticina eorum tetigerit polluetur
et erit inmundus usque ad vesperum
25 et si necesse fuerit ut portet quippiam horum mortuum
lavabit vestimenta sua
et inmundus erit usque ad solis occasum
26 omne animal quod habet quidem ungulam
sed non dividit eam nec ruminat inmundum erit
et quicquid tetigerit illud contaminabitur
27 quod ambulat super manus ex cunctis animantibus quae incedunt
quadrupedia inmundum erit
qui tetigerit morticina eorum polluetur usque ad vesperum
28 et qui portaverit huiuscemodi cadavera lavabit vestimenta sua
et inmundus erit usque ad vesperum
quia omnia haec inmunda sunt vobis
29 hoc quoque inter polluta reputabitur
de his quae moventur in terra
mustela et mus et corcodillus singula iuxta genus suum
30 migale et cameleon et stelio ac lacerta et talpa
31 omnia haec inmunda sunt
qui tetigerit morticina eorum inmundus erit usque ad vesperum
32 et super quod ceciderit quicquam de morticinis eorum polluetur
tam vas ligneum et vestimentum quam pelles et cilicia
et in quocumque fit opus
tinguentur aqua et polluta erunt usque ad vesperum
et sic postea mundabuntur
33 vas autem fictile in quo horum quicquam intro ceciderit
polluetur
et idcirco frangendum est
34 omnis cibus quem comeditis
si fusa fuerit super eum aqua inmundus erit
et omne liquens quod bibitur de universo vase inmundum erit
35 et quicquid de morticinis istiusmodi
ceciderit super illud inmundum erit
sive clibani sive cytropodes destruentur et inmundi erunt
36 fontes vero et cisternae et omnis aquarum congregatio munda erit
qui morticinum eorum tetigerit polluetur
37 si ceciderint super sementem non polluent eam
38 sin autem quispiam aqua sementem perfuderit
et postea morticinis tacta fuerit ilico polluetur
39 si mortuum fuerit animal quod licet vobis comedere
qui cadaver eius tetigerit inmundus erit usque ad vesperum
40 et qui comederit ex eo quippiam sive portaverit
lavabit vestimenta sua et inmundus erit usque ad vesperum
41 omne quod reptat super terram abominabile erit
nec adsumetur in cibum
42 quicquid super pectus quadrupes graditur
et multos habet pedes sive per humum trahitur
non comedetis quia abominabile est
43 nolite contaminare animas vestras
nec tangatis quicquam eorum ne inmundi sitis
44 ego enim sum Dominus Deus vester
sancti estote quoniam et ego sanctus sum
ne polluatis animas vestras in omni reptili quod movetur super terram
45 ego sum Dominus qui eduxi vos de terra Aegypti
ut essem vobis in Deum
sancti eritis quia et ego sanctus sum
46 ista est lex animantium et volucrum et omnis animae
viventis
quae movetur in aqua et reptat in terra
47 ut differentias noveritis mundi et inmundi
et sciatis quid comedere et quid respuere debeatis