Pushtimi i Ajit
1 Zoti i tha Jozuehut: «Mos ki frikë e mos u tremb. Merr me vete të gjithë luftëtarët e shko të sulmosh Ajin. Ja, mbretin e Ajit po ta dorëzoj ty, me gjithë popullin, qytetin e tokën e tij. 2 Vepro me Ajin e me mbretin e tij, siç veprove edhe me Jerikonë e me mbretin e saj, por prenë e luftës e bagëtitë merrini për vete. Ngrini pusi në anën e pasme qytetit».
3 Atëherë Jozuehu e gjithë luftëtarët u bënë gati për të sulmuar Ajin. Jozuehu zgjodhi tridhjetë mijë burra të fortë dhe i nisi natën. 4 U dha këtë urdhër: «Bëni kujdes e rrini në pusi në anën e pasme të qytetit, por mos u largoni shumë prej tij. Të jeni të gjithë gati. 5 Ndërsa unë do t'i afrohem qytetit me të gjithë ata që do të jenë me mua. Kur të dalin banorët për të na sulmuar si herën e parë, ne do të marrim arratinë para tyre. 6 Ata do të na ndjekin pas e kështu do të largohen nga qyteti, sepse do të mendojnë se po ia mbathim para tyre, ashtu si herën e parë. 7 Atëherë ju do të dilni nga pusia e do të pushtoni qytetin. Qytetin do t'jua dorëzojë Zoti, Perëndia juaj. 8 Kur ta pushtoni qytetin, do t'i vini flakën. Do të veproni sipas fjalës së Zotit. Ky është urdhri im». 9 Jozuehu i nisi dhe ata shkuan e zunë pusi midis Betelit e Ajit, në krahun perëndimor të Ajit. Jozuehu e kaloi atë natë me popullin.
10 Jozuehu u ngrit herët në mëngjes dhe rreshtoi popullin. Ai dhe pleqtë e popullit dolën në krye. 11 Të gjithë luftëtarët që ishin me Jozuehun iu afruan qytetit nga përpara dhe e ngritën fushimin në krahun verior të Ajit. Midis tyre e Ajit shtrihej një luginë. 12 Pastaj Jozuehu zgjodhi rreth pesë mijë burra e i vuri në pusi midis Betelit e Ajit, në krahun perëndimor të qytetit. 13 Populli e ngriti fushimin në veri të qytetit dhe prapavija shkonte deri në perëndim të tij. Jozuehu e kaloi natën në mes të luginës. 14 Kur mbreti i Ajit pa izraelitët, u ngrit herët në mëngjes e doli me nxitim nga qyteti, bashkë me të gjithë burrat e qytetit, për të sulmuar Izraelin. Ata u vendosën përballë Arabahut, se mbreti nuk e dinte që i kishin ngritur pusi në anën e pasme të qytetit. 15 Jozuehu dhe i gjithë Izraeli bënë sikur ishin mposhtur dhe morën arratinë në drejtim të shkretëtirës. 16 Ishin thirrur të gjithë banorët e Ajit për t'i ndjekur nga pas. Kështu, ata ndoqën Jozuehun e u larguan nga qyteti. 17 Në Aj e në Betel nuk mbeti njeri pa shkuar në ndjekje të izraelitëve. Teksa ndiqnin izraelitët, i lanë hapur portat e qytetit.
18 Atëherë Zoti i tha Jozuehut: «Shtrije në drejtim të Ajit shtizën që ke në dorë, sepse po ta dorëzoj ty qytetin». Jozuehu e shtriu shtizën që kishte në dorë në drejtim të qytetit. 19 Me të shtrirë krahun Jozuehu, ata që kishin ngritur pusinë dolën shpejt nga vendi ku ishin, hynë në qytet, e pushtuan dhe i vunë flakën menjëherë. 20 Kur burrat e qytetit të Ajit, që po ndiqnin izraelitët, kthyen kokën pas dhe panë tymin e qytetit të ngjitej në qiell, mbetën pa fuqi e nuk iknin dot as këtej, as andej. Atëherë izraelitët, që kishin marrë arratinë në drejtim të shkretëtirës, u kthyen për të sulmuar ata që po i ndiqnin. 21 Kur Jozuehu e mbarë Izraeli panë se luftëtarët që kishin ngritur pusi e kishin marrë qytetin dhe se nga qyteti po dilte tym, u kthyen e sulmuan burrat e Ajit. 22 Dolën edhe luftëtarët e tjerë nga qyteti për t'i sulmuar dhe banorët e Ajit u gjendën të rrethuar nga të dyja anët. Izraelitët i goditën derisa nuk mbeti më njeri gjallë. Nuk shpëtoi askush. 23 Mbretin e Ajit e zunë të gjallë dhe ia sollën Jozuehut.
24 Pasi izraelitët vranë e shfarosën me shpata të gjithë banorët e Ajit, që kishin dalë në shkretëtirë për t'i ndjekur nga pas, iu vërsulën qytetit dhe e sulmuan me shpata. 25 Atë ditë u vranë të gjithë banorët e Ajit, dymbëdhjetë mijë burra e gra. 26 Jozuehu nuk e uli krahun, që mbante shtizën, derisa u vranë të gjithë banorët e Ajit. 27 Izraelitët morën për vete vetëm bagëtitë e plaçkën e qytetit, sipas urdhrit që i kishte dhënë Zoti Jozuehut. 28 Atëherë Jozuehu e dogji Ajin dhe e ktheu përgjithnjë në gërmadhë, në një vend të shkretë, siç është edhe sot. 29 Mbretin e Ajit e vari në një pemë dhe e la atje deri në mbrëmje. Kur po perëndonte dielli, Jozuehu dha urdhër ta zbrisnin kufomën prej pemës. Kufomën e hodhën në hyrje të portës së qytetit e mbi të lartuan një pirg të madh gurësh që gjendet aty edhe sot e kësaj dite.
Altari në malin Ebal
30 Jozuehu ndërtoi një altar për Zotin, Perëndinë e Izraelit, në malin Ebal. 31 Altari u lartua me gurë të palatuar e të papunuar me vegla hekuri, siç i kishte urdhëruar Moisiu, shërbëtori i Zotit, izraelitët dhe siç është shkruar në librin e ligjit të Moisiut. Mbi altar, izraelitët i kushtuan Zotit fli shkrumbimi e paqtimi. 32 Atje Jozuehu shkroi mbi gurë një kopje të ligjit të Moisiut në prani të izraelitëve. 33 Të gjithë izraelitët bashkë me pleqtë, me krerët e me gjykatësit e tyre, si dhe të huajt që jetonin me ta, qëndronin nga ana e arkës, ndërsa nga ana tjetër qëndronin priftërinjtë levitë që mbartnin arkën e besëlidhjes së Zotit. Gjysma qëndronte përballë malit Gerizim, ndërsa gjysma tjetër përballë malit Ebal, ashtu siç kishte urdhëruar më parë Moisiu, shërbëtori i Zotit, të bekohej populli i Izraelit. 34 Pastaj Jozuehu lexoi gjithë fjalët e ligjit, bekimet e mallkimet e tij, ashtu siç ishin shkruar në librin e ligjit. 35 Jozuehu nuk la pa lexuar asgjë nga ato që kishte urdhëruar Moisiu, para bashkësisë së Izraelit, grave, fëmijëve e të huajve që jetonin mes izraelitëve.
1 dixit autem Dominus ad Iosue ne timeas neque formides
tolle tecum omnem multitudinem pugnatorum
et consurgens ascende in oppidum Ahi
ecce tradidi in manu tua regem eius et populum urbemque et terram
2 faciesque urbi Ahi et regi eius sicut fecisti Hiericho et regi illius
praedam vero et omnia animantia diripietis vobis
pone insidias urbi post eam
3 surrexitque Iosue et omnis exercitus bellatorum cum eo
ut ascenderent in Ahi
et electa triginta milia virorum fortium misit nocte
4 praecepitque eis dicens
ponite insidias post civitatem nec longius recedatis
et eritis omnes parati
5 ego autem et reliqua multitudo quae mecum est
accedemus ex adverso contra urbem
cumque exierint contra nos sicut ante fecimus
fugiemus et terga vertemus
6 donec persequentes ab urbe longius protrahantur
putabunt enim fugere nos sicut prius
7 nobis ergo fugientibus et illis sequentibus
consurgetis de insidiis et vastabitis civitatem
tradetque eam Dominus Deus vester in manus vestras
8 cumque ceperitis succendite eam
sic omnia facietis ut iussi
9 dimisitque eos et perrexerunt ad insidiarum locum
sederuntque inter Bethel et Ahi ad occidentalem plagam
urbis Ahi
Iosue autem nocte illa in medio mansit populi
10 surgensque diluculo recensuit socios
et ascendit cum senioribus in fronte exercitus
vallatus auxilio pugnatorum
11 cumque venissent et ascendissent ex adverso civitatis
steterunt ad septentrionalem urbis plagam
inter quam et eos vallis media erat
12 quinque milia autem viros elegerat
et posuerat in insidiis inter Bethaven et Ahi
ex occidentali parte eiusdem civitatis
13 omnis vero reliquus exercitus ad aquilonem aciem dirigebat
ita ut novissimi multitudinis occidentalem plagam urbis
adtingerent
abiit ergo Iosue nocte illa et stetit in vallis medio
14 quod cum vidisset rex Ahi
festinavit mane et egressus est cum omni exercitu civitatis
direxitque aciem contra desertum
ignorans quod post tergum laterent insidiae
15 Iosue vero et omnis Israhel cesserunt loco
simulantes metum et fugientes per viam solitudinis
16 at illi vociferantes pariter et se mutuo cohortantes
persecuti sunt eos
cumque recessissent a civitate
17 et ne unus quidem in urbe Ahi et Bethel remansisset
qui non persequeretur Israhel
sicut eruperant aperta oppida relinquentes
18 dixit Dominus ad Iosue
leva clypeum qui in manu tua est contra urbem Ahi
quoniam tibi tradam eam
19 cumque elevasset clypeum ex adverso civitatis
insidiae quae latebant surrexerunt confestim
et pergentes ad civitatem ceperunt et succenderunt eam
20 viri autem civitatis qui persequebantur Iosue
respicientes et videntes fumum urbis ad caelum usque conscendere
non potuerunt ultra huc illucque diffugere
praesertim cum hii qui simulaverant fugam
et tendebant ad solitudinem
contra persequentes fortissime restitissent
21 vidensque Iosue et omnis Israhel
quod capta esset civitas et fumus urbis ascenderet
reversus percussit viros Ahi
22 siquidem et illi qui ceperant et succenderant civitatem
egressi ex urbe contra suos medios hostium ferire coeperunt
cum ergo ex utraque parte adversarii caederentur
ita ut nullus de tanta multitudine salvaretur
23 regem quoque urbis Ahi adprehendere viventem
et obtulerunt Iosue
24 igitur omnibus interfectis
qui Israhelem ad deserta tendentem fuerant persecuti
et in eodem loco gladio corruentibus
reversi filii Israhel percusserunt civitatem
25 erant autem qui in eo die conciderant a viro usque ad
mulierem
duodecim milia hominum omnes urbis Ahi
26 Iosue vero non contraxit manum
quam in sublime porrexerat tenens clypeum
donec interficerentur omnes habitatores Ahi
27 iumenta autem et praedam civitatis diviserunt sibi filii Israhel
sicut praeceperat Dominus Iosue
28 qui succendit urbem et fecit eam tumulum sempiternum
29 regem quoque eius suspendit in patibulo
usque ad vesperum et solis occasum
praecepitque et deposuerunt cadaver eius de cruce
proieceruntque in ipso introitu civitatis
congesto super eum magno acervo lapidum
qui permanet usque in praesentem diem
30 tunc aedificavit Iosue altare Domino Deo Israhel in monte Hebal
31 sicut praeceperat Moses famulus Domini filiis Israhel
et scriptum est in volumine legis Mosi
altare de lapidibus inpolitis quos ferrum non tetigit
et obtulit super eo holocausta Domino
immolavitque pacificas victimas
32 et scripsit super lapides deuteronomium legis Mosi
quod ille digesserat coram filiis Israhel
33 omnis autem populus et maiores natu
ducesque ac iudices stabant ex utraque parte arcae
in conspectu sacerdotum qui portabant arcam foederis Domini
ut advena ita et indigena
media eorum pars iuxta montem Garizim
et media iuxta montem Hebal
sicut praeceperat Moses famulus Domini
et primum quidem benedixit populo Israhel
34 post haec legit omnia verba benedictionis et maledictionis
et cuncta quae scripta erant in legis volumine
35 nihil ex his quae Moses iusserat reliquit intactum
sed universa replicavit coram omni multitudine Israhel
mulieribus ac parvulis et advenis qui inter eos morabantur