Jonai në Ninivë
1 Zoti i foli për herë të dytë Jonait e i tha: 2 «Ngrihu e shko në qytetin e madh të Ninivës e kumtoji çfarë po të them». 3 Atëherë Jonai u ngrit e shkoi në Ninivë, siç i kishte thënë Zoti. Niniva ishte një qytet aq i madh, saqë duheshin tri ditë udhë për ta përshkuar. 4 Jonai bëri një ditë udhë nëpër qytet duke thirrur: «Edhe dyzet ditë dhe Niniva shkatërrohet!».
5 Atëherë banorët e Ninivës besuan në Perëndinë, shpallën agjërim e u veshën me grathore, nga më i madhi e deri te më i vogli. 6 Kur fjala i vajti në vesh mbretit të Ninivës, ai u ngrit nga froni, hoqi gunën, u vesh me grathore dhe u ul në hi. 7 Nxori edhe një lajmërim në Ninivë ku thuhej: «Me dekret të mbretit e të fisnikëve të tij, asnjë njeri apo kafshë, tufë apo kope, të mos vërë gjë në gojë, të mos hajë e as ujë të mos pijë. 8 Njerëzit e kafshët të vishen me grathore e t'i thërrasin fort Perëndisë për ndihmë. Secili të kthehet nga udha e tij e ligë dhe nga dhuna që bën. 9 Kush e di! Ndoshta Perëndia ndërron mendje, zbutet dhe heq dorë nga zemërimi i tij i madh e kështu nuk marrim fund».
10 Perëndia pa se çfarë bënë banorët e Ninivës dhe si u kthyen nga udha e tyre e ligë. Atëherë Perëndia u zbut për të keqen që kishte thënë se do t'u bënte dhe nuk e bëri.
1 et factum est verbum Domini ad Ionam secundo dicens
2 surge vade ad Nineven civitatem magnam
et praedica in ea praedicationem quam ego loquor ad te
3 et surrexit Iona et abiit in Nineven iuxta verbum Domini
et Nineve erat civitas magna Dei
itinere dierum trium
4 et coepit Iona introire in civitatem itinere diei unius
et clamavit et dixit
adhuc quadraginta dies et Nineve subvertetur
5 et crediderunt viri ninevitae in Deo
et praedicaverunt ieiunium
et vestiti sunt saccis a maiore usque ad minorem
6 et pervenit verbum ad regem Nineve
et surrexit de solio suo
et abiecit vestimentum suum a se
et indutus est sacco et sedit in cinere
7 et clamavit et dixit in Nineve ex ore regis et principum eius dicens
homines et iumenta et boves et pecora non gustent quicquam
nec pascantur et aquam non bibant
8 et operiantur saccis homines et iumenta
et clament ad Dominum in fortitudine
et convertatur vir a via sua mala
et ab iniquitate quae est in manibus eorum
9 quis scit si convertatur et ignoscat Deus
et revertatur a furore irae suae et non peribimus
10 et vidit Deus opera eorum
quia conversi sunt a via sua mala
et misertus est Deus super malitiam
quam locutus fuerat ut faceret eis et non fecit