Përgjigjja e Jobit
1 Zoti i foli sërish Jobit e tha:
2 «A ka qortues që ndeshet me të gjithëpushtetshmin?
Le të përgjigjet ai që do të ndreqë Perëndinë!».
3 Jobi iu përgjigj Zotit e tha:
4 «Ja, kurrgjë s'jam! Si të të përgjigjem?
Gojën me dorë do ta mbyll.
5 Një herë fola e më nuk përgjigjem.
Madje dy herë, por nuk do të vijoj».
Përgjigjja e Zotit
6 Atëherë Zoti iu përgjigj Jobit nga stuhia e i tha:
7 «Ngjishi ijët si burrë,
se unë do të të pyes e ti do të më përgjigjesh.
8 A do ta mohosh edhe drejtësinë time?
A do të më fajësosh mua për të shfajësuar veten?
9 Mos e ke krahun si Perëndia?
A është si zëri i tij gjëmimi yt?
10 Mbështillu, pra, me madhështi e krenari,
me lavdi e nder vishu!
11 Zbraze gufimin e zemërimit tënd,
shikoji krenarët e poshtëroi,
12 shikoji krenarët e përuli,
shkeli të paudhët kudo të gjenden.
13 Fshihi njëherësh në pluhur
e në fshehtësi mbyllua fytyrën.
14 Atëherë edhe unë do të dëshmoj
se e djathta jote të shpëton.
15 Shiko Behemotin, që e bëra si ti,
ai ha bar si kau.
16 Shiko sa të fuqishme i ka ijët
e sa të forta muskujt e barkut.
17 E ngre bishtin si cedër
e kofshët i ka të endura me deje.
18 Eshtrat e tij si gypa bronzi,
brinjët e tij si shufra hekuri.
19 Ai është vepra e parë e Perëndisë
e vetëm krijuesi i tij mund t'i qaset me shpatë.
20 Malet ia japin ushqimin
e tërë egërsirat që në to lodrojnë.
21 Nën lotus shtrihet
në kallamishten e dendur e në moçal.
22 Lotuset me hije e mbulojnë
e shelgjet bri vaut e rrethojnë.
23 Nuk trembet as kur lumi fryhet,
është i sigurt edhe po t'i mbërrijë Jordani gjer në gojë.
24 A e verbon dhe e kap dot?
A ia zë njeri turinjtë në kurth?
25 A mund ta zësh Leviatanin me grep
e t'ia mbash gjuhën me tërkuzë?
26 A mund t'ia lidhësh hundën me xunkth
e t'ia shposh nofullën me kanxhë?
27 Mos vallë do të të përgjërohet shumë
e do të të flasë ëmbël?
28 A do të lidhë besën me ty
e ti do ta marrësh përgjithmonë si shërbëtor?
29 A do të luash me të si me një zog,
apo do ta lidhësh për vajzat e tua?
30 A do ta nxjerrin në shitje ortakët
e tregtarët do ta ndajnë mes tyre?
31 A do t'ia mbushësh lëkurën me fuzhnja
e kokën me grepa peshku?
32 Vër dorë në të e mbaje mend luftimin,
e më nuk do ta përsëritësh».
1 respondens autem Dominus Iob de turbine ait
2 accinge sicut vir lumbos tuos interrogabo te et indica mihi
3 numquid irritum facies iudicium meum
et condemnabis me ut tu iustificeris
4 et si habes brachium sicut Deus et si voce simili tonas
5 circumda tibi decorem et in sublime erigere
et esto gloriosus et speciosis induere vestibus
6 disperge superbos furore tuo
et respiciens omnem arrogantem humilia
7 respice cunctos superbos et confunde eos
et contere impios in loco suo
8 absconde eos in pulvere simul
et facies eorum demerge in foveam
9 et ego confitebor quod salvare te possit dextera tua
10 ecce Behemoth quem feci tecum faenum quasi bos comedet
11 fortitudo eius in lumbis eius
et virtus illius in umbilicis ventris eius
12 constringit caudam suam quasi cedrum
nervi testiculorum eius perplexi sunt
13 ossa eius velut fistulae aeris cartilago illius quasi lamminae ferreae
14 ipse principium est viarum Dei
qui fecit eum adplicabit gladium eius
15 huic montes herbas ferunt omnes bestiae agri ludent ibi
16 sub umbra dormit in secreto calami et locis
humentibus
17 protegunt umbrae umbram eius
circumdabunt eum salices torrentis
18 ecce absorbebit fluvium et non mirabitur
habet fiduciam quod influat Iordanis in os eius
19 in oculis eius quasi hamo capiet eum
et in sudibus perforabit nares eius
20 an extrahere poteris Leviathan hamo
et fune ligabis linguam eius
21 numquid pones circulum in naribus eius
et armilla perforabis maxillam eius
22 numquid multiplicabit ad te preces
aut loquetur tibi mollia
23 numquid feriet tecum pactum et accipies eum servum sempiternum
24 numquid inludes ei quasi avi
aut ligabis illum ancillis tuis
25 concident eum amici divident illum negotiatores
26 numquid implebis sagenas pelle eius
et gurgustium piscium capite illius
27 pone super eum manum tuam
memento belli nec ultra addas loqui
28 ecce spes eius frustrabitur eum
et videntibus cunctis praecipitabitur