Larja e këmbëve
1 Ishte para festës së Pashkës. Jezui e dinte se kishte ardhur ora të shkonte nga kjo botë tek Ati. Ai i kishte dashur të vetët që ishin në botë dhe i kishte dashur deri në fund.
2 Gjatë darkës djalli kishte futur tashmë tradhtinë në zemrën e Judës së Simon Iskariotit.
3 Jezui e dinte se Ati i kishte dhënë gjithçka në dorë dhe se nga Perëndia kishte dalë e te Perëndia po kthehej. 4 Atëherë u ngrit nga darka, hoqi petkun, mori një peshqir dhe e lidhi në brez. 5 Pastaj hodhi ujë në një enë e filloi t'ua lante këmbët dishepujve e t'ua fshinte me peshqirin që kishte lidhur në brez. 6 Kur mbërriti te Simon Pjetri, ky i tha: «Zot, ti të më lash këmbët?». 7 Jezui iu përgjigj: «Tani ti nuk e kupton këtë që po bëj, por do ta kuptosh më vonë». 8 Pjetri i tha: «Nuk do të m'i lash kurrë këmbët!». Jezui u përgjigj: «Po nuk t'i lava, nuk ke pjesë me mua». 9 Simon Pjetri i tha: «Zot, jo vetëm këmbët, por edhe duart, edhe kokën». 10 Jezui i tha: «Kush është i larë, është krejt i pastër dhe nuk ka nevojë të lajë veçse këmbët. Ju jeni të pastër, por jo të gjithë». 11 Jezui e dinte kush do ta tradhtonte prandaj tha: «Ju nuk jeni të gjithë të pastër».
12 Pasi u lau këmbët, Jezui veshi rrobat, u ul përsëri e u tha: «E kuptoni këtë që ju bëra? 13 Ju më quani Mësues dhe Zot dhe mirë thoni, sepse jam. 14 Nëse unë pra, Zoti dhe Mësuesi, ju lava këmbët, edhe ju duhet t'ia lani këmbët njëri-tjetrit. 15 Ju dhashë shembullin që të bëni siç bëra unë. 16 Me të vërtetë po ju them se asnjë shërbëtor nuk është më i madh se i zoti dhe asnjë i dërguar nuk është më i madh se ai që e ka dërguar. 17 Nëse i keni kuptuar këto gjëra dhe nëse i zbatoni, do të jeni të lumë.
18 Nuk po flas për të gjithë ju. Unë i njoh ata që kam zgjedhur, por duhet të përmbushet Shkrimi: ai që ha bukë me mua ka ngritur thembrën kundër meje. 19 Po jua them që tani, përpara se të ndodhë, që kur të ketë ndodhur të besoni se unë jam. 20 Me të vërtetë po ju them se kush pranon atë që do të dërgoj unë, më pranon mua dhe kush më pranon mua, pranon atë që më dërgoi».
Parathënia e tradhtisë
(Mt 26.20-25Mk 14.17-21Lk 22.21-23)21 Si tha këto, Jezui u trondit në shpirt e tha: «Me të vërtetë po ju them se njëri prej jush do të më tradhtojë». 22 Dishepujt filluan të shikonin njëri-tjetrin, se nuk e dinin për kë e kishte fjalën. 23 Njëri prej dishepujve të tij, ai që Jezui e donte, ishte mbështetur te kraharori i Jezuit. 24 Atëherë Simon Pjetri i bëri shenjë ta pyeste Jezuin për kë e kishte fjalën. 25 Ai u përkul mbi kraharorin e Jezuit e i tha: «Zot, kush është?». 26 Jezui u përgjigj: «Është ai të cilit do t'i jap kafshatën që do të ngjyej». Pasi e ngjeu kafshatën, ia dha Judës së Simon Iskariotit. 27 Si mori kafshatën, tek ai hyri Satani. Atëherë Jezui i tha: «Ç'ke për të bërë, bëje shpejt!». 28 Asnjë nga ata që ishin ulur nuk e kuptoi përse i tha ashtu. 29 Meqenëse Juda mbante qesen e parave, disa nga ata kujtuan se Jezui i kishte thënë të shkonte e të blinte ç'nevojitej për festën apo ndonjë gjë për t'u dhënë të varfërve. 30 Juda mori kafshatën dhe doli menjëherë jashtë.
Ishte natë.
Urdhërimi i ri
31 Kur doli Juda, Jezui tha: «Tani u përlëvdua Biri i njeriut dhe Perëndia u përlëvdua në të. 32 Nëse Perëndia u përlëvdua në të, Perëndia do ta përlëvdojë në veten e tij dhe do ta përlëvdojë menjëherë.
33 Bijtë e mi, edhe pak kohë jam me ju. Do të më kërkoni, por tani po ju them atë që u thashë judenjve: “Atje ku po shkoj unë, ju nuk mund të vini”. 34 Po ju jap një urdhërim të ri: duajeni njëri-tjetrin sikurse ju kam dashur unë. 35 Të gjithë do t'ju njohin që jeni dishepujt e mi nëse keni dashuri për njëri-tjetrin».
Parathënia e mohimit të Pjetrit
(Mt 26.31-35Mk 14.27-31Lk 22.31-34)36 Simon Pjetri i tha: «Zot, ku po shkon?». Jezui u përgjigj: «Atje ku po shkoj unë, tani ti nuk mund të më ndjekësh, por do të më ndjekësh më vonë». 37 Pjetri i tha: «Zot, përse nuk mund të të ndjek tani? Unë do të jepja edhe jetën për ty». 38 Jezui u përgjigj: «Ti do të japësh jetën për mua? Me të vërtetë po të them se gjeli nuk do të këndojë para se të më mohosh tri herë».
1 ante diem autem festum paschae
sciens Iesus quia venit eius hora
ut transeat ex hoc mundo ad Patrem
cum dilexisset suos qui erant in mundo in finem dilexit eos
2 Et cena facta
cum diabolus iam misisset in corde
ut traderet eum Iudas Simonis Scariotis
3 Sciens quia omnia dedit ei Pater in manus
et quia a Deo exivit et ad Deum vadit
4 Surgit a cena et ponit vestimenta sua
et cum accepisset linteum praecinxit se
5 deinde mittit aquam in pelvem
et coepit lavare pedes discipulorum
et extergere linteo quo erat praecinctus
6 venit ergo ad Simonem Petrum
et dicit ei Petrus Domine tu mihi lavas pedes
7 respondit Iesus et dicit ei
quod ego facio tu nescis modo scies autem postea
8 dicit ei Petrus non lavabis mihi pedes in aeternum
respondit Iesus ei
si non lavero te non habes partem mecum
9 dicit ei Simon Petrus
Domine non tantum pedes meos sed et manus et caput
10 dicit ei Iesus
qui lotus est non indiget ut lavet
sed est mundus totus
et vos mundi estis sed non omnes
11 sciebat enim quisnam esset qui traderet eum
propterea dixit non estis mundi omnes
12 postquam ergo lavit pedes eorum et accepit vestimenta sua
cum recubuisset iterum dixit eis scitis quid fecerim vobis
13 Vos vocatis me magister et Domine
et bene dicitis sum etenim
14 Si ergo ego lavi vestros pedes Dominus et magister
et vos debetis alter alterius lavare pedes
15 exemplum enim dedi vobis
ut quemadmodum ego feci vobis ita et vos faciatis
16 Amen amen dico vobis
non est servus maior domino suo
neque apostolus maior eo qui misit illum
17 si haec scitis beati eritis si feceritis ea
18 Non de omnibus vobis dico ego scio quos elegerim
sed ut impleatur scriptura
qui manducat mecum panem
levavit contra me calcaneum suum
19 amodo dico vobis priusquam fiat
ut credatis cum factum fuerit quia ego sum
20 Amen amen dico vobis qui accipit si quem misero me accipit
qui autem me accipit accipit eum qui me misit
21 Cum haec dixisset Iesus turbatus est spiritu
et protestatus est et dixit
amen amen dico vobis quia unus ex vobis tradet me
22 Aspiciebant ergo ad invicem discipuli
haesitantes de quo diceret
23 Erat ergo recumbens unus ex discipulis eius in sinu Iesu
quem diligebat Iesus
24 innuit ergo huic Simon Petrus et dicit ei
quis est de quo dicit
25 itaque cum recubuisset ille supra pectus Iesu dicit ei
Domine quis est
26 respondit Iesus
ille est cui ego intinctum panem porrexero
Et cum intinxisset panem
dedit Iudae Simonis Scariotis
27 et post buccellam tunc introivit in illum Satanas
Dicit ei Iesus quod facis fac citius
28 hoc autem nemo scivit discumbentium ad quid dixerit ei
29 quidam enim putabant quia loculos habebat Iudas
quia dicit ei Iesus
eme ea quae opus sunt nobis ad diem festum
aut egenis ut aliquid daret
30 cum ergo accepisset ille buccellam exivit continuo
erat autem nox
31 cum ergo exisset dicit Iesus
nunc clarificatus est Filius hominis et Deus clarificatus est in eo
32 si Deus clarificatus est in eo
et Deus clarificabit eum in semet ipso
et continuo clarificabit eum
33 filioli adhuc modicum vobiscum sum
quaeretis me
et sicut dixi Iudaeis quo ego vado vos non potestis venire
et vobis dico modo
34 mandatum novum do vobis ut diligatis invicem
sicut dilexi vos ut et vos diligatis invicem
35 in hoc cognoscent omnes quia mei discipuli estis
si dilectionem habueritis ad invicem
36 Dicit ei Simon Petrus Domine quo vadis
respondit Iesus
quo ego vado non potes me modo sequi sequeris autem postea
37 dicit ei Petrus quare non possum sequi te modo
animam meam pro te ponam
38 respondit Iesus animam tuam pro me ponis
amen amen dico tibi
non cantabit gallus donec me ter neges