1 «Kush do të më japë në shkretëtirë
një bujtinë udhëtarësh?
Do ta braktisja popullin tim e do të ikja prej tij,
se janë të tërë kurorëshkelës,
një mori tradhtarësh.
2 E ndehin gjuhën porsi hark,
mashtrimi e jo besnikëria përtërihet mbi tokë,
se bëjnë ligësi pas ligësie
e mua nuk më njohin, kumton Zoti.
3 Secili duhet të ruhet nga i afërti i vet,
as te vëllai mos kini besim,
se çdo vëlla mashtron prore,
çdo i afërt shkon duke shpifur.
4 Secili e mashtron të afërtin
e nuk thotë të vërtetën.
E kanë ushtruar gjuhën për të gënjyer,
u këputën duke bërë ligësi.
5 Banojnë në mes të mashtrimit
e për shkak të mashtrimit
s'pranojnë të më njohin,
kumton Zoti.
6 Prandaj, kështu thotë Zoti i ushtrive:
ja, do t'i spastroj e do t'i sprovoj,
se si duhet të sillem me bijën e popullit tim?
7 Shigjetë therëse është gjuha e tyre,
me mashtrim flet goja e tyre.
I urojnë paqen të afërtit, por me mend i ngrenë kurth.
8 Mos vallë s'do t'i ndëshkoj për këto? Kumton Zoti.
Mos vallë s'do të hakmerrem me një komb si ky?
9 Mbi male do ta ngre gjëmën e vajin
e në kullotat e shkretëtirës ankimin,
se janë të shkreta, askush nuk i përshkon
e nuk dëgjohet britma e bagëtisë,
që nga zogjtë e qiellit deri te bagëtitë
shkuan e vanë.
10 Do ta kthej Jerusalemin në një grumbull gurësh,
në strofkë çakejsh.
Qytetet e Judës do t'i bëj djerrinë,
se do të mbesin pa banorë.
11 Cili njeri i urtë e kupton këtë?
Kujt i foli goja e Zotit, që ta shpallë?
Pse është rrënuar toka,
si një shkretëtirë ku nuk kalon askush?
12 Thotë Zoti: meqë e braktisën ligjin që u parashtrova dhe nuk e dëgjuan zërin tim e nuk e ndoqën, 13 por ndoqën zemërngurtësinë e vet dhe Baalët, siç i kishin mësuar etërit e tyre, 14 prandaj, kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: ja, do ta koj këtë popull me pelin dhe do t'i jap të pijë ujë të helmuar. 15 Do t'i shpërndaj nëpër kombe, të cilat nuk i kanë njohur as ata, as etërit e tyre dhe do t'u dërgoj shpatën që t'i ndjekë derisa t'i kem shfarosur. 16 Kështu thotë Zoti i ushtrive: vini re! Thirrni vajtueset të vijnë! Thirrni më të zonjat të vijnë».
17 «Të nxitohen, t'ia nisin vajit mbi ne,
që sytë tanë të derdhin lot
e qepallat tona të rrjedhin çurg,
18 se një zë vajtimi dëgjohet në Sion:
“Si u rrënuam! Turp për ne, se e braktisëm vendin
e i shembën banesat tona”.
19 Dëgjojeni, o gra, fjalën e Zotit,
ta pikasë veshi juaj fjalën e gojës së tij
që t'u mësoni vajtimin bijave tuaja
dhe gratë kujën njëra-tjetrës.
20 Se vdekja u kacavar në dritaret tona,
u fut në pallatet tona,
për t'i këputur foshnjat nëpër rrugë,
të rinjtë nëpër sheshe.
21 Shpall! Kështu kumton Zoti:
do të bien kufomat njerëzore
si plehu përmbi ara,
si duajt pas korrtarit, që s'ka kush i mbledh.
22 Kështu thotë Zoti:
të mos mburret i dituri me diturinë e vet,
të mos mburret i forti me forcën e vet,
të mos mburret i pasuri me pasurinë e vet!
23 Por nëse mburret, le të mburret me këtë: se është i mençur e më njeh, se jam Zoti që vepron me dashuri, me të drejtë e drejtësi mbi tokë, se këto më pëlqejnë, kumton Zoti. 24 Ja, po vijnë ditët, kumton Zoti, kur do t'i ndëshkoj të gjithë të rrethprerët në lafshë, 25 Egjiptin, Judën, Edomin, bijtë e Amonit, të Moabit, si edhe të gjithë ata që banojnë në shkretëtirë me tëmtha të qethur, se të gjitha kombet janë të parrethprera, ndërsa mbarë shtëpia e Izraelit është e parrethprerë në zemër».
1 quis dabit capiti meo aquam et oculis meis fontem lacrimarum
et plorabo die et nocte interfectos filiae populi mei
2 quis dabit me in solitudine diversorium viatorum
et derelinquam populum meum et recedam ab eis
quia omnes adulteri sunt coetus praevaricatorum
3 et extenderunt linguam suam quasi arcum mendacii et non veritatis
confortati sunt in terra quia de malo ad malum egressi sunt
et me non cognoverunt dicit Dominus
4 unusquisque se a proximo suo custodiat
et in omni fratre suo non habeat fiduciam
quia omnis frater subplantans subplantabit
et omnis amicus fraudulenter incedet
5 et vir fratrem suum deridebit et veritatem non loquentur
docuerunt enim linguam suam loqui mendacium
ut inique agerent laboraverunt
6 habitatio tua in medio doli
in dolo rennuerunt scire me dicit Dominus
7 propterea haec dicit Dominus exercituum
ecce ego conflabo et probabo eos
quid enim aliud faciam a facie filiae populi mei
8 sagitta vulnerans lingua eorum dolum locuta est
in ore suo pacem cum amico suo loquitur
et occulte ponit ei insidias
9 numquid super his non visitabo dicit Dominus
aut in gentem huiuscemodi non ulciscetur anima
mea
10 super montes adsumam fletum ac lamentum
et super speciosa deserti planctum
quoniam incensa sunt eo quod non sit vir pertransiens
et non audierunt vocem possidentis
a volucre caeli usque ad pecora transmigraverunt et recesserunt
11 et dabo Hierusalem in acervos harenae et cubilia draconum
et civitates Iuda dabo in desolationem eo quod non sit habitator
12 quis est vir sapiens qui intellegat hoc
et ad quem verbum oris Domini fiat ut adnuntiet istud
quare perierit terra exusta sit quasi desertum
eo quod non sit qui pertranseat
13 et dixit Dominus quia dereliquerunt legem meam quam dedi eis
et non audierunt vocem meam et non ambulaverunt in ea
14 et abierunt post pravitatem cordis sui
et post Baalim quos didicerunt a patribus suis
15 idcirco haec dicit Dominus exercituum Deus Israhel
ecce ego cibabo eos populum istum absinthio
et potum dabo eis aquam fellis
16 et dispergam eos in gentibus
quas non noverunt ipsi et patres eorum
et mittam post eos gladium donec consumantur
17 haec dicit Dominus exercituum
contemplamini et vocate lamentatrices et veniant
et ad eas quae sapientes sunt mittite et properent
18 festinent et adsumant super nos lamentum
deducant oculi nostri lacrimas
et palpebrae nostrae defluant aquis
19 quia vox lamentationis audita est de Sion
quomodo vastati sumus et confusi vehementer
quia dereliquimus terram quoniam deiecta sunt tabernacula nostra
20 audite ergo mulieres verbum Domini
et adsumat auris vestra sermonem oris eius
et docete filias vestras lamentum
et unaquaeque proximam suam planctum
21 quia ascendit mors per fenestras nostras
ingressa est domos nostras
disperdere parvulos de foris iuvenes de plateis
22 loquere haec dicit Dominus
et cadet morticinum hominis quasi stercus super faciem regionis
et quasi faenum post tergum metentis et non est qui colligat
23 haec dicit Dominus non glorietur sapiens in sapientia sua
et non glorietur fortis in fortitudine sua
et non glorietur dives in divitiis suis
24 sed in hoc glorietur qui gloriatur
scire et nosse me quia ego sum Dominus
qui facio misericordiam et iudicium et iustitiam in terra
haec enim placent mihi ait Dominus
25 ecce dies veniunt dicit Dominus
et visitabo super omnem qui circumcisum habet
praeputium
26 super Aegyptum et super Iudam et super Edom
et super filios Ammon et super Moab
et super omnes qui adtonsi sunt in comam
habitantes in deserto
quia omnes gentes habent praeputium
omnis autem domus Israhel incircumcisi sunt corde