Premtimi për Barukun
1 Fjala që i shpalli profeti Jeremi Barukut, birit të Neriahut, kur ai i shkroi në libër këto fjalë, që i tha Jeremia, në vitin e katërt të Jehojakimit, birit të Josisë, mbretit të Judës: 2 «Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit, për ty, Baruk: 3 ti ke thënë: “Mjerë unë, se Zoti po i shton pikëllimin dhimbjes sime. U lodha nga ofshamat e nuk gjej prehje”. 4 Duhet t'i thuash se kështu thotë Zoti: “Ja, çfarë ndërtova vetë, po e shemb e çfarë mbolla vetë, po e shkul. Kjo vlen për mbarë dheun. 5 E ti po kërkon gjëra të mëdha për vete? Mos i kërko, se, ja, po dërgoj zezonën mbi çdo gjallesë, kumton Zoti. Ty do të të jap jetën si plaçkë në të gjitha vendet ku do të shkosh”».
1 verbum quod locutus est Hieremias propheta ad Baruch filium Neri
cum scripsisset verba haec in libro de ore Hieremiae
anno quarto Ioachim filii Iosiae regis Iuda dicens
2 haec dicit Dominus Deus Israhel ad te Baruch
3 dixisti vae misero mihi
quoniam addidit Dominus dolorem dolori meo
laboravi in gemitu meo et requiem non inveni
4 haec dices ad eum sic dicit Dominus
ecce quos aedificavi ego destruo
et quos plantavi ego evello et universam terram hanc
5 et tu quaeris tibi grandia noli quaerere
quia ecce ego adducam malum super omnem carnem ait Dominus
et dabo tibi animam tuam in salutem
in omnibus locis ad quaecumque perrexeris