1 «Nëse do të kthehesh, o Izrael, kumton Zoti,
tek unë kthehu.
Nëse i flak prej meje pështirësitë e tua
e nuk bredh,
2 e nëse betohesh: “Pasha Zotin!”,
me vërtetësi, me drejtësi e me të drejtë,
falë tij kombet do të bekohen,
falë tij do të mburren.
3 Kështu u thotë Zoti njerëzve të Judës e të Jerusalemit:
hapni tokë të re
e mos mbillni ndër ferra.
4 Rrethprituni për Zotin,
flakeni lafshën prej zemrës,
o njerëzit e Judës
e banorët e Jerusalemit,
që të mos flakërojë si zjarr zemërimi im
e të mos djegë pa u shuar,
për shkak të bëmave tuaja të liga».
Rrënimi vjen nga veriu
5 «Njoftoni nëpër Judë, le të merret vesh në Jerusalem e shpallni:
bini borisë nëpër vend,
bërtitni fort e thoni:
mblidhuni,
të hyjmë në qytetet e fortifikuara!
6 Lartësoni një shenjë drejt Sionit,
merrni arratinë e mos ngurroni,
se nga veriu po e sjell mjerimin
dhe rrënimin e madh.
7 Luani u ngrit nga strofulli i vet,
doli për udhë
rrënimtari i kombeve,
doli nga vendi i tij
për ta shkretuar vendin tuaj.
Qytetet tuaja,
rrënoja pa banorë do të jenë.
8 Prandaj mbulohuni me grathore,
vajtoni e vini kujën,
se nuk do të zmbrapset
zemërimi flakërues i Zotit.
9 Atë ditë, kumton Zoti, do t'i lëshojë zemra mbretin dhe princat. Priftërinjtë do të çoroditen dhe profetët do të trullosen. 10 Unë thashë: “Ah, Zot, Zoti im, me të vërtetë e paske gënjyer këtë popull dhe Jerusalemin, kur i the: ‘Do të keni paqe’, por ja që shpata mbërriti në gurmaz”.
11 Në atë kohë do t'i thuhet këtij populli dhe Jerusalemit: “Drejt bijës së popullit tim fryn era përzhitëse e pllajave të shkretëtirës, por jo për të hedhur e as për të pastruar. 12 Një erë rrëmbyese po vjen për mua. Tani edhe unë do të flas në gjyq kundër tyre”.
13 Ja, ai përparon si reja,
porsi stuhia karrocat e tij.
Kuajt e tij janë më të shpejtë se shqiponjat.
Mjerë ne, se morëm fund.
14 Pastroje zemrën nga ligësia, Jerusalem,
që të shpëtosh.
Deri kur do t'i mbash në gji
mendimet e tua të mbrapshta?
15 Se një zë lajmëron nga Dani,
nga kodrat e Efraimit ai shpall mjerimin.
16 Kujtojuani kombeve,
njoftojeni Jerusalemin:
pushtuesit po vijnë nga një dhe i largët,
kundër qyteteve të Judës lëshojnë klithma.
17 E kanë rrethuar si rojat e arës,
se ngriti krye kundër meje, kumton Zoti.
18 Sjellja jote dhe veprat e tua
ta bënë këtë.
Ky është fati yt i hidhur
që të ka mbërritur deri në zemër».
Rrënimi i Judës
19 «U përvëlova, u përvëlova! U kapita.
Po më plas zemra,
po më dridhet zemra.
Nuk mund të hesht,
se dëgjova zërin e borisë,
kushtrimin e betejës.
20 Rrënim përmbi rrënim lajmërohet,
se mbarë dheu do të rrënohet.
Befas tendat e mia u rrënuan
e pëlhurat e mia në një çast.
21 Deri kur do ta shikoj flamurin
e do të dëgjoj zërin e borisë?
22 Se i çmendur është populli im
e nuk më njeh.
Janë bij të marrë
që nuk kuptojnë.
Janë të zgjuar për të bërë të keqen,
por të mirën nuk dinë ta bëjnë.
23 Shikova tokën dhe, ja, e shkretë dhe e zbrazët.
Edhe qiellin, por nuk kishte ndriçues.
24 Shikova malet, dhe, ja, ato dridhen,
të gjitha kodrat lëkunden.
25 Shikova dhe, ja, nuk ka njeri,
shpendët e qiellit kanë ikur të tërë.
26 Shikova dhe, ja, toka pjellore ishte e shkretë,
të gjitha qytetet e saj ishin shembur para Zotit,
para zemërimit të tij përcëllues.
27 Sepse kështu thotë Zoti: “Mbarë toka do të rrënohet, por nuk do ta zhbij krejt.
28 Prandaj, toka do të mbajë zi
e qielli përsipër do të ngryset,
se fola e vendosa
e nuk do të pendohem, as do të tërhiqem”.
29 Nga zëri i kalorësit dhe i harkëtarit
çdo qytet merr arratinë,
çajnë nëpër shkurre, ngjiten nëpër shkëmbinj,
çdo qytet braktiset,
asnjë banor nuk mbetet.
30 Po ti, o e shkretuar, çfarë do të bësh?
Edhe sikur të vishesh me purpur,
edhe sikur të stolisesh me ar,
edhe sikur t'i lyesh sytë,
që të të duken të mëdhenj,
kot zbukurohesh.
Dashnorët e tu do të të përçmojnë,
ata kërkojnë të të marrin shpirtin.
31 Dëgjova një zë si ai i gruas në dhimbje,
një ankim, si i asaj që lind për herë të parë:
është zëri i bijës së Sionit, që gulçon
e shtrin duart:
“Mjerë unë!
Po më fiket shpirti për shkak të vrastarëve”».
1 si converteris Israhel ait Dominus ad me convertere
si abstuleris offendicula tua a facie mea non commoveberis
2 et iurabis vivit Dominus in veritate et in iudicio et in iustitia
et benedicent eum gentes ipsumque laudabunt
3 haec enim dicit Dominus viro Iuda et Hierusalem
novate vobis novale et nolite serere super spinas
4 circumcidimini Domino et auferte praeputia cordium vestrorum
vir Iuda et habitatores Hierusalem
ne forte egrediatur ut ignis indignatio mea
et succendatur et non sit qui extinguat
propter malitiam cogitationum vestrarum
5 adnuntiate in Iuda et in Hierusalem auditum facite
loquimini et canite tuba in terra
clamate fortiter dicite
congregamini et ingrediamur civitates munitas
6 levate signum in Sion confortamini nolite stare
quia malum ego adduco ab aquilone et contritionem magnam
7 ascendit leo de cubili suo et praedo gentium se levavit
egressus est de loco suo
ut ponat terram tuam in desolationem
civitates tuae vastabuntur remanentes absque habitatore
8 super hoc accingite vos ciliciis plangite et ululate
quia non est aversa ira furoris Domini a nobis
9 et erit in die illa dicit Dominus peribit cor regis et cor principum
et obstupescent sacerdotes et prophetae consternabuntur
10 et dixi heu heu heu Domine Deus
ergone decepisti populum istum et Hierusalem dicens pax erit vobis
et ecce pervenit gladius usque ad animam
11 in tempore illo dicetur populo huic et Hierusalem
ventus urens in viis quae sunt in deserto
viae filiae populi mei non ad ventilandum et ad purgandum
12 spiritus plenus ex his veniet mihi
et nunc ego sed loquar iudicia mea cum eis
13 ecce quasi nubes ascendet et quasi tempestas currus eius
velociores aquilis equi illius
vae nobis quoniam vastati sumus
14 lava a malitia cor tuum Hierusalem ut salva fias
usquequo morabuntur in te cogitationes noxiae
15 vox enim adnuntiantis a Dan
et notum facientis idolum de monte Ephraim
16 concitate gentes ecce auditum est
in Hierusalem
custodes venire de terra longinqua
et dare super civitates Iuda vocem suam
17 quasi custodes agrorum facti sunt super eam in gyro
quia me ad iracundiam provocavit ait Dominus
18 viae tuae et cogitationes tuae fecerunt haec tibi
ista malitia tua quia amara quia tetigit cor tuum
19 ventrem meum ventrem meum doleo
sensus cordis mei turbati sunt in me
non tacebo quoniam vocem bucinae audivit anima mea clamorem proelii
20 contritio super contritionem vocata est et vastata est omnis terra
repente vastata sunt tabernacula mea subito pelles meae
21 usquequo videbo fugientem audiam vocem bucinae
22 quia stultus populus meus me non cognovit
filii insipientes sunt et vecordes
sapientes sunt ut faciant mala bene autem facere nescierunt
23 aspexi terram et ecce vacua erat et nihili
et caelos et non erat lux in eis
24 vidi montes et ecce movebantur et omnes colles conturbati sunt
25 intuitus sum et non erat homo et omne volatile caeli recessit
26 aspexi et ecce Carmelus desertus et omnes urbes eius destructae sunt
a facie Domini et a facie irae furoris eius
27 haec enim dicit Dominus deserta erit omnis terra
sed tamen consummationem non faciam
28 lugebit terra et maerebunt caeli desuper eo quod locutus sum
cogitavi et non paenituit me nec aversus sum ab eo
29 a voce equitis et mittentis sagittam fugit
omnis civitas
ingressi sunt ardua et ascenderunt rupes
universae urbes derelictae sunt et non habitat in eis homo
30 tu autem vastata quid facies
cum vestieris te coccino cum ornata fueris monili aureo
et pinxeris stibio oculos tuos
frustra conponeris
contempserunt te amatores tui animam tuam quaerent
31 vocem enim quasi parturientis audivi angustias ut puerperae
vox filiae Sion intermorientis expandentisque
manus suas
vae mihi quia defecit anima mea propter interfectos