Sedekia kërkon këshillë
1 Fjala që Zoti i drejtoi Jeremisë kur mbreti Sedeki dërgoi tek ai Pashhurin, birin e Malkjahut, dhe priftin Sofoni, birin e Masejahut, për t'i thënë: 2 «Pyete Zotin për ne, se Nabukodonosori, mbreti i Babilonisë, na ka hapur luftë. Ndoshta Zoti do të veprojë me ne sipas tërë mrekullive të veta që ai të largohet prej nesh».
3 Jeremia iu përgjigj: «Kështu thuajini Sedekisë: 4 kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: ja, do t'i kthej armët e luftës që keni në dorë, me të cilat luftoni kundër mbretit të Babilonisë e kundër kaldenjve, që u kanë vënë rrethimin jashtë mureve, e do t'i grumbulloj në mes të këtij qyteti. 5 Unë vetë do të luftoj kundër jush, me dorë të shtrirë e me krah të fuqishëm, me zemërim, me tërbim e me furi të madhe. 6 Do t'i godas banorët e këtij qyteti, njerëzit e kafshët. Nga murtaja e rëndë do të vdesin. 7 E pastaj, kumton Zoti, Sedekinë, mbretin e Judës, shërbëtorët e tij dhe popullin që do t'i ketë shpëtuar murtajës, shpatës e urisë në këtë qytet, do t'ia dorëzoj Nabukodonosorit, mbretit të Babilonisë, do t'i lë në duart e armiqve të tyre dhe në duart e atyre që kërkojnë t'u marrin shpirtin. Ai do t'i shkojë në teh të shpatës, pa keqardhje për ta, pa mëshirë e pa përdëllim.
8 Ndërsa këtij populli thuaji: “Kështu thotë Zoti: ja, po ju vë përpara udhën e jetës dhe udhën e vdekjes. 9 Kush do të mbesë në këtë qytet, do të vdesë prej shpatës, prej urisë e prej murtajës, ndërsa ata që do të ikin e do t'u dorëzohen kaldenjve, që ju kanë rrethuar, do të jetojnë e do të kenë për plaçkë jetën e vet, 10 se jam drejtuar kundër këtij qyteti për keq e jo për mirë, kumton Zoti. Do të bjerë në dorë të mbretit të Babilonisë e ai do ta djegë me zjarr”».
Kundër mbretërve të Judës
11 Shtëpisë së mbretërve të Judës thuaji: «Dëgjojeni fjalën e Zotit, 12 o shtëpia e Davidit. Kështu thotë Zoti:
gjykoni me drejtësi çdo mëngjes,
lirojeni nga dora e shtypësit
atë që e kanë vjedhur,
që të mos shpërthejë si zjarr zemërimi im,
të mos përflaket pa e shuar askush,
për shkak të veprave tuaja të liga.
13 Kundruall më ke, o banorja e luginës,
o shkëmbi i rrafshinës, kumton Zoti,
ju që thoni: kush do të zbresë kundër nesh,
kush do të hyjë në vendstrehimet tona?
14 Do t'ju ndëshkoj sipas frytit të veprave tuaja, kumton Zoti,
do t'i vë zjarrin pyllit të saj
e rreth saj do të djegë gjithçka».
1 verbum quod factum est ad Hieremiam a Domino
quando misit ad eum rex Sedecias Phassur filium Melchiae
et Sophoniam filium Maasiae sacerdotem dicens
2 interroga pro nobis Dominum
quia Nabuchodonosor rex Babylonis proeliatur adversum nos
si forte faciat Dominus nobiscum secundum omnia mirabilia sua
et recedat a nobis
3 et dixit Hieremias ad eos sic dicetis Sedeciae
4 haec dicit Dominus Deus Israhel
ecce ego convertam vasa belli quae in manibus vestris sunt
et quibus vos pugnatis adversum regem Babylonis
et Chaldeos qui obsident vos in circuitu murorum
et congregabo ea in medio civitatis huius
5 et debellabo ego vos in manu extenta et brachio forti
et in furore et in indignatione et in ira grandi
6 et percutiam habitatores civitatis huius
homines et bestiae pestilentia magna morientur
7 et post haec ait Dominus dabo Sedeciam regem Iuda
et servos eius et populum eius
et qui derelicti sunt in civitate hac a peste et gladio et fame
in manu Nabuchodonosor regis Babylonis
et in manu inimicorum eorum
et in manu quaerentium animam eorum
et percutiet eos in ore gladii
et non movebitur neque parcet nec
miserebitur
8 et ad populum hunc dices haec dicit Dominus
ecce ego do coram vobis viam vitae et viam mortis
9 qui habitaverit in urbe hac morietur gladio et fame et peste
qui autem egressus fuerit
et transfugerit ad Chaldeos qui obsident vos
vivet et erit ei anima sua quasi spolium
10 posui enim faciem meam super civitatem hanc in malum
et non in bonum ait Dominus
in manu regis Babylonis dabitur et exuret eam igni
11 et domui regis Iuda
audite verbum Domini
12 domus David haec dicit Dominus
iudicate mane iudicium
et eruite vi oppressum de manu calumniantis
ne forte egrediatur ut ignis indignatio mea
et succendatur et non sit qui extinguat
propter malitiam studiorum vestrorum
13 ecce ego ad te habitatricem vallis solidae atque campestris
ait Dominus
qui dicitis quis percutiet nos et quis ingredietur domos nostras
14 et visitabo super vos iuxta fructum studiorum vestrorum
dicit Dominus
et succendam ignem in saltu eius et devorabit omnia in circuitu eius