Jeremia
1 Fjalët e Jeremisë, birit të Hilkiahut, njërit prej priftërinjve të Anatotit në dheun e Benjaminit, 2 të cilit iu drejtua fjala e Zotit në kohën e Josisë, birit të Amonit, mbretit të Judës, në vitin e trembëdhjetë të mbretërimit të tij 3 dhe në kohën e Jehojakimit, birit të Josisë, mbretit të Judës, deri në fund të vitit të njëmbëdhjetë të Sedekisë, birit të Josisë, mbretit të Judës, deri në shpërnguljen e Jerusalemit, në muajin e pestë.
Thirrja e Jeremisë
4 Fjala e Zotit m'u drejtua e më tha:
5 «Para se të të jepja trajtë në barkun amënor, të njoha,
para se të dilje nga rropullitë, të veçova,
profet për kombet të caktova».
6 Thashë: «Ah, Zot, Zoti im, ja, unë nuk di të flas, se jam i ri». 7 Por Zoti më tha:
«Mos thuaj: “Jam i ri”,
se do të shkosh te të gjithë ata ku po të dërgoj
e do të thuash gjithçka të urdhëroj.
8 Mos u tut prej tyre,
se unë jam me ty për të të çliruar. Kumton Zoti».
9 Zoti shtriu dorën e më preku gojën. Pastaj Zoti më tha:
«Ja, vura në gojën tënde fjalët e mia.
10 Shiko, sot po të vë përmbi kombe e përmbi mbretëri,
për të shkulur e për të rrënuar,
për të shkatërruar e për të shembur,
për të ndërtuar e për të mbjellë».
11 Fjala e Zotit m'u drejtua e më tha: «Çfarë shikon, Jeremi?». Thashë: «Një degë bajameje shikoj». 12 Zoti më tha: «Mirë ke parë! Se unë i mbaj sytë hapur mbi fjalën time, për ta zbatuar». 13 Fjala e Zotit m'u drejtua e më tha: «Çfarë shikon?». Thashë: «Një vorbë që zien shoh, me pamje kah veriu».
14 Pastaj Zoti më tha: «Nga veriu do të vërshojë mjerimi mbi të gjithë banorët e dheut. 15 Se, ja, po i thërras të gjitha fiset e mbretërive të veriut, kumton Zotit, dhe ata do të vijnë e secili do ta vendosë fronin te hyrja e portave të Jerusalemit, kundër mureve përreth tij e kundër gjithë qyteteve të Judës. 16 Atëherë do të shpall vendimet e mia kundër tyre, për ligësinë me të cilën më braktisën e u kushtuan fli perëndive të tjerë, duke adhuruar veprat e duarve të veta. 17 Por ti, ngjish brezin, ngrihu e shpallu gjithçka të urdhëroj unë. Mos u trondit para tyre, që të mos të trondis edhe unë para tyre. 18 Ja, unë sot po të bëj si një qytet të rrethuar me ledhe, si shtyllë të hekurt e si muret e bronzta kundër mbarë dheut, kundër mbretit të Judës e prijësve të tij, kundër priftërinjve të tij e popullit të dheut. 19 Do të luftojnë kundër teje, por nuk do të të mposhtin, se unë jam me ty për të të shpëtuar, kumton Zoti».
1 Verba Hieremiae filii Helciae
de sacerdotibus qui fuerunt in Anathoth in terra Beniamin
2 quod factum est verbum Domini ad eum
in diebus Iosiae filii Amon regis Iuda
in tertiodecimo anno regni eius
3 et factum est in diebus Ioachim filii Iosiae regis Iuda
usque ad consummationem undecimi anni Sedeciae filii Iosiae regis Iuda
usque ad transmigrationem Hierusalem in mense quinto
4 et factum est verbum Domini ad me dicens
5 priusquam te formarem in utero novi te
et antequam exires de vulva sanctificavi te
prophetam gentibus dedi te
6 et dixi a a a Domine Deus ecce nescio loqui quia puer ego sum
7 et dixit Dominus ad me noli dicere puer sum
quoniam ad omnia quae mittam te ibis
et universa quaecumque mandavero tibi
loqueris
8 ne timeas a facie eorum
quia tecum ego sum ut eruam te dicit Dominus
9 et misit Dominus manum suam et tetigit os meum
et dixit Dominus ad me ecce dedi verba mea in ore tuo
10 ecce constitui te hodie super gentes et super regna
ut evellas et destruas et disperdas et dissipes et aedifices et plantes
11 et factum est verbum Domini ad me dicens
quid tu vides Hieremia
et dixi virgam vigilantem ego video
12 et dixit Dominus ad me bene vidisti
quia vigilabo ego super verbo meo ut faciam illud
13 et factum est verbum Domini secundo ad me dicens
quid tu vides
et dixi ollam succensam ego video et faciem eius a facie aquilonis
14 et dixit Dominus ad me
ab aquilone pandetur malum super omnes habitatores terrae
15 quia ecce ego convocabo omnes cognationes regnorum aquilonis ait Dominus
et venient et ponent unusquisque solium suum
in introitu portarum Hierusalem
et super omnes muros eius in circuitu
et super universas urbes Iuda
16 et loquar iudicia mea cum eis super omni malitia eorum
qui dereliquerunt me et libaverunt diis alienis
et adoraverunt opus manuum suarum
17 tu ergo accinge lumbos tuos et surge
et loquere ad eos omnia quae ego praecipio tibi
ne formides a facie eorum nec enim timere te faciam vultum eorum
18 ego quippe dedi te hodie in civitatem munitam
et in columnam ferream
et in murum aereum super omnem terram
regibus Iuda principibus eius et sacerdotibus et populo terrae
19 et bellabunt adversum te et non praevalebunt
quia tecum ego sum ait Dominus ut liberem te