Gideoni mposht midianitët
1 Jerubaali, domethënë Gideoni, dhe gjithë populli që ishte me të, u ngritën herët në mëngjes dhe fushuan pranë burimit të Harodit, ndërsa midianitët kishin fushuar në luginën që ndodhej në veri të kodrës së Morehut.
2 Atëherë Zoti i tha Gideonit: «Ke marrë tepër popull me vete, që t'u dorëzoj midianitët. Izraeli mund të mburret pastaj e të thotë: “U çlirova me forcat e mia”. 3 Prandaj do të bësh këtë shpallje para popullit: “Kush dridhet nga frika, le të kthehet pas e të largohet nga mali i Gileadit”». U kthyen njëzet e dy mijë vetë dhe mbetën dhjetë mijë.
4 Dhe Zoti i tha Gideonit: «Prapë ka shumë popull. Zbriti poshtë tek uji dhe aty do t'i vë në provë. Me ty ka për të ardhur ai që do të të them unë, ndërsa ai për të cilin do të të them të mos vijë me ty, nuk ka për të ardhur». 5 Gideoni e zbriti popullin tek uji dhe Zoti i tha: «Të gjithë ata që do të pinë ujë me gjuhë, siç lëpijnë qentë, do t'i ndash nga ata që do të pinë duke u ulur në gjunjë». 6 Numri i atyre që e lëpinë ujin nga grushti ishte treqind veta. Të gjithë të tjerët pinë duke u ulur në gjunjë. 7 Zoti i tha Gideonit: «Me treqind burrat që e lëpinë ujin nga grushti, do t'ju çliroj dhe do t'jua dorëzoj midianitët. Të gjithë të tjerët lëri të shkojnë në shtëpi». 8 Ata mblodhën ushqimet dhe boritë e popullit, ndërsa të gjithë izraelitët e tjerë Gideoni i nisi të ktheheshin nëpër tendat e veta. Me vete mbajti vetëm treqind burrat. Fushimi i midianitëve ishte poshtë tyre, në luginë.
9 Atë natë Zoti i tha Gideonit: «Ngrihu e zbrit në fushimin e midianitëve, sepse t'i kam dorëzuar ty. 10 Po të kesh frikë të zbresësh vetëm, le të zbresë me ty edhe Purahu, shërbëtori yt. 11 Kur të dëgjosh për çfarë flasin, do të të forcohen duart dhe do ta sulmosh fushimin». Gideoni zbriti bashkë me Purahun, shërbëtorin e tij, deri në pararojën e fushimit. 12 Midianitët, amalekitët dhe popujt e tjerë të lindjes ishin shpërndarë në tërë luginën, si një turmë e madhe karkalecash. Edhe devetë e tyre ishin të panumërta, si rëra brigjeve të detit. 13 Kur mbërriti Gideoni, një ushtar po i tregonte shokut të vet një ëndërr, duke i thënë: «Pashë në ëndërr një bukë elbi të pjekur që rrokullisej drejt fushimit të midianitëve. Erdhi e goditi një tendë. Tenda ra e u kthye përmbys». 14 Shoku iu përgjigj: «Kjo nuk është veçse shpata e Gideonit, birit të Joashit, izraelitit. Perëndia ia ka dorëzuar atij midianitët dhe gjithë fushimin».
15 Kur Gideoni dëgjoi ëndrrën dhe shpjegimin e saj, u përkul deri në tokë dhe u kthye në fushimin e Izraelit dhe urdhëroi: «Ngrihuni, sepse Perëndia na i ka dorëzuar midianitët dhe fushimin e tyre». 16 Treqind burrat i ndau në tre grupe dhe u dha të gjithëve nga një bori dhe nga një poç të zbrazët me një pishtar brenda. 17 Pastaj u tha: Shihni nga unë dhe veproni si unë. «Kur të kem mbërritur në kufijtë e fushimit, do të veproni si unë. 18 Kur t'i bie borisë unë dhe të gjithë ata që do të jenë me mua, do t'u bini borive edhe ju rreth e qark fushimit dhe do të thoni: “Për Zotin dhe për Gideonin”».
19 Gideoni dhe njëqind burrat që ishin me të arritën në kufijtë e fushimit aty nga mesnata, fill pas ndërrimit të rojave. U ranë borive dhe thyen poçet që mbanin në dorë. 20 Atëherë të tre grupet u ranë borive, thyen poçet, duke mbajtur në dorën e majtë pishtarët e në të djathtën boritë, dhe bërtitën: «Shpatë për Zotin dhe për Gideonin!». 21 Secili prej tyre qëndroi në vendin e vet rreth fushimit. Të gjithë brenda fushimit filluan të vrapojnë me ulërima dhe morën arratinë. 22 Teksa treqind burrat u binin borive, Zoti i bëri midianitët të ngrenë shpatën kundër njëri-tjetrit. I gjithë fushimi mori arratinë për në Bet Shitah në drejtim të Cererahut, deri në kufijtë e Abel Meholahut, pranë Tabatit. 23 Atëherë izraelitët e fisit të Neftaliut, Asherit dhe gjithë Manaseut u thirrën për t'u rënë pas midianitëve.
24 Gideoni dërgoi lajmëtarë edhe në gjithë malësinë e Efraimit për t'u thënë: «Zbrisni për t'u ndeshur me midianitët dhe shtini në dorë vaun e Jordanit deri në Bet Barah». U mblodhën tërë burrat e Efraimit dhe zunë tërë vaun e Jordanit deri në Bet Barah. 25 Kapën robër edhe dy nga princat e Midianit, Orebin e Zebin. Orebin e vranë te Shkëmbi i Orebit, ndërsa Zebin te Gryka e Zebit. Kokat e Orebit dhe Zebit ia çuan Gideonit në anën tjetër të Jordanit.
1 igitur Hierobbaal qui est et Gedeon de nocte
consurgens
et omnis populus cum eo
venit ad fontem qui vocatur Arad
erant autem castra Madian in valle
ad septentrionalem plagam collis Excelsi
2 dixitque Dominus ad Gedeon
multus tecum est populus nec tradetur Madian in manus eius
ne glorietur contra me Israhel et dicat meis viribus liberatus sum
3 loquere ad populum et cunctis audientibus praedica
qui formidolosus et timidus est revertatur
recesseruntque de monte Galaad
et reversa sunt ex populo viginti duo milia virorum
et tantum decem milia remanserunt
4 dixitque Dominus ad Gedeon adhuc populus multus est
duc eos ad aquas et ibi probabo illos
et de quo dixero tibi ut tecum vadat ipse pergat
quem ire prohibuero revertatur
5 cumque descendisset populus ad aquas dixit Dominus ad Gedeon
qui lingua lambuerint aquas sicut solent canes lambere
separabis eos seorsum
qui autem curvatis genibus biberint in altera parte erunt
6 fuit itaque numerus eorum qui manu ad os proiciente aquas
lambuerant trecenti viri
omnis autem reliqua multitudo flexo poplite biberat
7 et ait Dominus ad Gedeon
in trecentis viris qui lambuerunt aquas liberabo vos
et tradam Madian in manu tua
omnis autem reliqua multitudo revertatur in locum suum
8 sumptis itaque pro numero cibariis et tubis
omnem reliquam multitudinem abire praecepit ad tabernacula sua
et ipse cum trecentis viris se certamini dedit
castra autem Madian erant subter in valle
9 eadem nocte dixit Dominus ad eum
surge et descende in castra quia tradidi eos in manu tua
10 sin autem solus ire formidas descendat tecum Phara puer tuus
11 et cum audieris quid loquantur tunc confortabuntur manus tuae
et securior ad hostium castra descendes
descendit ergo ipse et Phara puer eius in partem castrorum
ubi erant armatorum vigiliae
12 Madian autem et Amalech et omnes orientales populi
fusi iacebant in valle ut lucustarum multitudo
cameli quoque innumerabiles erant
sicut harena quae iacet in litoribus maris
13 cumque venisset Gedeon narrabat aliquis somnium proximo suo
et in hunc modum referebat quod viderat
vidi somnium et videbatur mihi quasi subcinericius panis ex hordeo
volvi et in Madian castra descendere
cumque pervenisset ad tabernaculum
percussit illud atque subvertit et terrae funditus coaequavit
14 respondit is cui loquebatur
non est hoc aliud nisi gladius Gedeonis filii Ioas viri
israhelitae
tradidit Deus in manu eius Madian et omnia castra eius
15 cumque audisset Gedeon somnium et interpretationem eius adoravit
et reversus ad castra Israhel ait
surgite tradidit enim Dominus in manus nostras castra Madian
16 divisitque trecentos viros in tres partes
et dedit tubas in manibus eorum
lagoenasque vacuas ac lampadas in medio lagoenarum
17 et dixit ad eos quod me facere videritis hoc facite
ingrediar partem castrorum et quod fecero sectamini
18 quando personaverit tuba in manu mea
vos quoque per castrorum circuitum clangite
et conclamate Domino et Gedeoni
19 ingressusque est Gedeon et trecenti viri qui erant cum eo
in parte castrorum incipientibus vigiliis noctis mediae
et custodibus suscitatis coeperunt bucinis clangere
et conplodere inter se lagoenas
20 cumque per gyrum castrorum in tribus personarent locis
et hydrias confregissent
tenuerunt sinistris manibus lampadas et dextris sonantes tubas
clamaveruntque gladius Domini et Gedeonis
21 stantes singuli in loco suo per circuitum castrorum hostilium
omnia itaque castra turbata sunt
et vociferantes ululantesque fugerunt
22 et nihilominus insistebant trecenti viri bucinis personantes
inmisitque Dominus gladium in omnibus castris
et mutua se caede truncabant
23 fugientes usque Bethseta et crepidinem Abelmeula in Tebbath
conclamantes autem viri Israhel de Nepthali et Aser et omni Manasse
persequebantur Madian
24 misitque Gedeon nuntios in omnem montem Ephraim dicens
descendite in occursum Madian
et occupate aquas usque Bethbera atque Iordanem
clamavitque omnis Ephraim
et praeoccupavit aquas atque Iordanem usque Bethbera
25 adprehensosque duos viros Madian Oreb et Zeb interfecit
Oreb in petra Oreb Zeb vero in torculari Zeb
et persecuti sunt Madian
capita Oreb et Zeb portantes ad Gedeon trans fluenta Iordanis