Sundimi i midianitëve
1 Izraelitët bënë sërish çka është keq në sytë e Zotit dhe Zoti i dorëzoi te midianitët për shtatë vjet. 2 Sundimi i midianitëve mbi Izraelin sa vinte e bëhej më i ashpër. Nga frika e tyre, izraelitët u strukën nëpër guva, shpella e fortesa malesh. 3 Kur izraelitët mbillnin arat, vinin midianitët, amalekitët e popuj të tjerë të lindjes, 4 ngrinin fushimin në tokat e tyre dhe i shkatërronin të gjitha prodhimet bujqësore deri në hyrje të Gazës, duke i lënë izraelitët pa ushqim, pa dele, pa lopë e pa gomarë. 5 Vinin me gjithë bagëti dhe kishin aq shumë tenda, sa ngjanin me karkaleca. Ishin aq të shumtë dhe kishin aq shumë deve, sa nuk i numëroje dot. E zinin tokën dhe e shkatërronin. 6 Izraeli ra në mjerim të thellë për shkak të midianitëve, prandaj izraelitët thirrën në ndihmë Zotin.
7 Izraelitët thirrën në ndihmë Zotin për shkak të midianitëve 8 dhe Zoti u dërgoi një profet, i cili u tha: «Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: “Unë ju nxora nga Egjipti dhe nga shtëpia e skllavërisë. 9 Ju çlirova nga dora e egjiptianëve dhe nga dora e të gjithë atyre që ju shtypnin. I dëbova para jush dhe ju dhashë tokën e tyre. 10 Ju thashë se unë jam Zoti, Perëndia juaj dhe të mos i druani perënditë e amoritëve, në tokën e të cilëve banoni, por ju nuk më dëgjuat”».
Engjëlli i Zotit dhe Gideoni
11 Engjëlli i Zotit erdhi në Ofrah dhe u ul nën lisin e Joashit që ishte nga klani i Abiezerit. Gideoni, biri i Joashit, po pastronte grurin dhe po e fshihte në tork, për ta shpëtuar nga midianitët. 12 Atëherë engjëlli i Zotit iu shfaq e i tha: «Zoti qoftë me ty, o luftëtar trim!». 13 Gideoni iu përgjigj: «Më fal, imzot, por nëse Zoti është me ne, përse na ndodhën të gjitha këto? Ku janë gjithë ato mrekulli, për të cilat na kanë folur etërit tanë, kur na thoshin se Zoti na ka nxjerrë nga Egjipti? E, pra, tani Zoti na ka braktisur e na ka dorëzuar te midianitët». 14 Atëherë Zoti u kthye nga ai e i tha: «I fortë siç je, shko e çliroje Izraelin nga zgjedha e midianitëve. Po të dërgoj unë». 15 Gideoni iu përgjigj: «Më fal, Zoti im, por si do ta çliruakam unë Izraelin? Familja ime është familja më e dobët e Manaseut dhe unë jam më i vogli i shtëpisë së tim eti». 16 Zoti i tha: «Do të jem unë me ty. Ke për t'i mposhtur midianitët si të ishin një njeri i vetëm». 17 Atëherë Gideoni i tha: «Nëse kam gjetur hir para teje, më jep një shenjë se je ti që po flet me mua. 18 Mos u largo prej këndej derisa të kthehem e të të vë përpara një fli kushtimi». Ai i tha: «Po të pres derisa të kthehesh».
19 Gideoni shkoi e përgatiti një kec e disa kuleç të ndormë me tridhjetë kilogramë miell. Mishin e vuri në një shportë, ndërsa lëngun e mishit në një poçe balte dhe ia solli e ia shtroi përpara nën lis. 20 Atëherë engjëlli i Perëndisë i tha: «Merre mishin dhe kuleçtë e ndormë, vëri mbi atë shkëmb e derdh mbi ta lëngun e mishit». Gideoni bëri si i tha. 21 Pastaj engjëlli i Zotit shtriu shkopin që mbante në dorë dhe me majën e tij preku mishin dhe kuleçtë e ndormë. Nga shkëmbi doli zjarr, që e përpiu mishin me gjithë kuleçtë e ndormë. Atëherë engjëlli i Zotit u zhduk nga sytë e Gideonit. 22 Gideoni kuptoi se kishte qenë engjëlli i Zotit e tha: «Mjerë unë, o Zot, Zoti im! Pashë engjëllin e Zotit ballë për ballë». 23 Zoti i tha: «Paqja qoftë me ty! Mos ki frikë, s'ke për të vdekur». 24 Gideoni ndërtoi atje një altar për Zotin dhe e quajti «Zoti është paqe». Ky altar gjendet edhe sot e kësaj dite në Ofrah të abiezeritëve.
25 Po atë natë, Zoti i tha: «Merr demin e tyt eti dhe një dem tjetër shtatë vjeçar. Shkatërro altarin e Baalit që ka ngritur yt atë dhe copëtoje shtyllën e Asherasë që është pranë altarit. 26 Pastaj, po në majë të atij shkëmbi, ndërto një altar për Zotin, Perëndinë tënd. Merr mandej demin e dytë dhe kushtoje si fli shkrumbimi me drutë e shtyllës së Asherasë që do të kesh copëtuar». 27 Gideoni mori dhjetë nga shërbëtorët e tij e bëri siç i tha Zoti. Nga frika e familjes së tij dhe e banorëve të qytetit, nuk e bëri ditën, por natën.
28 Kur njerëzit e qytetit u ngritën të nesërmen në mëngjes, panë altarin e Baalit të shkatërruar, shtyllën e Asherasë pranë tij të copëtuar dhe demin e dytë të kushtuar mbi altarin e rindërtuar. 29 Atëherë filluan t'i thonë njëri-tjetrit: «Kush e ka bërë këtë?». Hetuan e pyetën për këtë çështje e u thanë se e kishte bërë Gideoni, biri i Joashit. 30 Burrat e qytetit i thanë Joashit: «Nxirre djalin jashtë që ta vrasim, se ka shkatërruar altarin e Baalit dhe ka prerë shtyllën e Asherasë që ishte pranë altarit». 31 Joashi u tha të gjithë atyre që e kishin rrethuar: «Juve ju takuaka të mbroni e të shpëtoni Baalin? Ai që do të mbrojë Baalin, do të vdesë deri nesër në mëngjes. Nëse Baali na qenka perëndi, atëherë le të mbrohet vetë nga ai që ia prishi altarin». 32 Që prej asaj dite Gideoni u quajt Jerubaal, që do të thotë «Baali le të mbrohet vetë», sepse i kishte prishur altarin.
33 Të gjithë midianitët, amalekitët dhe popujt e lindjes u mblodhën bashkë, kaluan Jordanin dhe fushuan në luginën e Izrelit. 34 Atëherë shpirti i Zotit e mbuloi Gideonin dhe ai i ra bririt të dashit për të thirrur abiezeritët që t'i shkonin pas. 35 Dërgoi lajmëtarë në mbarë Manaseun dhe i thirri pasardhësit e Manaseut që t'i shkonin pas. Dërgoi lajmëtarë edhe në Asher, në Zabulon dhe në Neftali dhe ata shkuan e u bashkuan me të.
Shenja e shtëllungës së leshit
36 Atëherë Gideoni i tha Perëndisë: «Nëse do ta shpëtosh Izraelin përmes dorës sime, sikurse the, 37 do të vë një shtëllungë leshi në lëmë. Po të ketë vesë vetëm mbi shtëllungën e leshit, ndërkohë që gjithë vendi përreth shtëllungës mbetet i thatë, atëherë do ta di se do ta shpëtosh me të vërtetë Izraelin përmes dorës sime». 38 Dhe ashtu ndodhi. Të nesërmen Gideoni u ngrit herët, shtrydhi shtëllungën e leshit dhe prej saj doli një kupë ujë. 39 Dhe Gideoni i tha Perëndisë: «Mos u zemëro me mua, por do të flas edhe një herë. Më lejo ta bëj edhe një herë provën e shtëllungës. Këtë herë, të lutem, le të jetë e thatë shtëllunga e leshit, ndërsa vendi përreth saj le të laget nga vesa». 40 Dhe ashtu bëri Perëndia. Atë natë ra vesë mbi mbarë vendin, por shtëllunga e leshit mbeti e thatë.
1 fecerunt autem filii Israhel malum in conspectu Domini
qui tradidit eos in manu Madian septem annis
2 et oppressi sunt valde ab eis
feceruntque sibi antra et speluncas in montibus
et munitissima ad repugnandum loca
3 cumque sevisset Israhel
ascendebat Madian et Amalech et ceteri orientalium
nationum
4 et apud eos figentes tentoria
sicut erant in herbis cuncta vastabant usque ad introitum Gazae
nihilque omnino ad vitam pertinens relinquebant in Israhel
non oves non boves non asinos
5 ipsi enim et universi greges eorum veniebant cum tabernaculis
et instar lucustarum universa conplebant
innumera multitudo hominum et camelorum
quicquid tetigerant devastantes
6 humiliatusque est Israhel valde in conspectu Madian
7 et clamavit ad Dominum postulans auxilium contra Madianitas
8 qui misit ad eos virum prophetam et locutus est
haec dicit Dominus Deus Israhel
ego vos feci conscendere de Aegypto
et eduxi de domo servitutis
9 et liberavi de manu Aegyptiorum
et omnium inimicorum qui adfligebant vos
eiecique eos ad introitum vestrum
et tradidi vobis terram eorum
10 et dixi ego Dominus Deus vester
ne timeatis deos Amorreorum in quorum terra habitatis
et noluistis audire vocem meam
11 venit autem angelus Domini
et sedit sub quercu quae erat in Ephra
et pertinebat ad Ioas patrem familiae Ezri
cumque Gedeon filius eius excuteret atque purgaret frumenta in torculari
ut fugeret Madian
12 apparuit ei et ait
Dominus tecum virorum fortissime
13 dixitque ei Gedeon obsecro Domine
si Dominus nobiscum est
cur adprehenderunt nos haec omnia
ubi sunt mirabilia eius quae narraverunt patres nostri atque dixerunt
de Aegypto eduxit nos Dominus
nunc autem dereliquit nos
et tradidit in manibus Madian
14 respexitque ad eum Dominus et ait
vade in hac fortitudine tua et liberabis Israhel de manu Madian
scito quod miserim te
15 qui respondens ait
obsecro Domine mi in quo liberabo Israhel
ecce familia mea infima est in Manasse
et ego minimus in domo patris mei
16 dixitque ei Dominus
ego ero tecum et percuties Madian quasi unum virum
17 et ille si inveni inquit gratiam coram te
da mihi signum quod tu sis qui loquaris ad me
18 ne recedas hinc donec revertar ad te
portans sacrificium et offerens tibi
qui respondit ego praestolabor adventum tuum
19 ingressus est itaque Gedeon
et coxit hedum et de farinae modio azymos panes
carnesque ponens in canistro et ius carnium mittens in ollam
tulit omnia sub quercum et obtulit ei
20 cui dixit angelus Domini
tolle carnes et panes azymos
et pone super petram illam et ius desuper funde
cumque fecisset ita
21 extendit angelus Domini summitatem virgae quam tenebat in manu
et tetigit carnes et azymos panes
ascenditque ignis de petra
et carnes azymosque consumpsit
angelus autem Domini evanuit ex oculis eius
22 vidensque Gedeon quod esset angelus Domini ait
heu mihi Domine Deus
quia vidi angelum Domini facie ad faciem
23 dixitque ei Dominus pax tecum ne timeas non morieris
24 aedificavit ergo ibi Gedeon altare Domino
vocavitque illud Domini pax usque in praesentem diem
cum adhuc esset in Ephra quae est familiae
Ezri
25 nocte illa dixit Dominus ad eum
tolle taurum patris tui et alterum taurum annorum septem
destruesque aram Baal quae est patris tui
et nemus quod circa aram est succide
26 et aedificabis altare Domino Deo tuo in summitate petrae huius
super quam sacrificium ante posuisti
tollesque taurum secundum
et offeres holocaustum super lignorum struem
quae de nemore succideris
27 adsumptis igitur Gedeon decem viris de servis suis
fecit sicut praeceperat Dominus
timens autem domum patris sui et homines illius civitatis
per diem facere noluit sed omnia nocte
conplevit
28 cumque surrexissent viri oppidi eius mane
viderunt destructam aram Baal lucumque succisum
et taurum alterum inpositum super altare quod tunc aedificatum erat
29 dixeruntque ad invicem quis hoc fecit
cumque perquirerent auctorem facti dictum est
Gedeon filius Ioas fecit haec omnia
30 et dixerunt ad Ioas produc filium tuum ut moriatur
quia destruxit aram Baal et succidit nemus
31 quibus ille respondit
numquid ultores estis Baal et pugnatis pro eo
qui adversarius eius est moriatur antequam lux
crastina veniat
si deus est vindicet se de eo qui suffodit aram eius
32 ex illo die vocatus est Gedeon Hierobbaal eo quod dixisset Ioas
ulciscatur se de eo Baal qui
suffodit altare eius
33 igitur omnis Madian et Amalech et orientales populi congregati
sunt simul
et transeuntes Iordanem castrametati sunt in valle Iezrahel
34 spiritus autem Domini induit Gedeon
qui clangens bucina convocavit domum Abiezer ut sequeretur
35 misitque nuntios in universum Manassen
qui et ipse secutus est eum
et alios nuntios in Aser et Zabulon et Nepthalim
qui occurrerunt ei
36 dixitque Gedeon ad Dominum
si salvum facis per manum meam Israhel sicut locutus es
37 ponam vellus hoc lanae in area
si ros in solo vellere fuerit et in omni terra siccitas
sciam quod per manum meam sicut locutus es liberabis Israhel
38 factumque est ita
et de nocte consurgens expresso vellere concam rore conplevit
39 dixitque rursus ad Dominum
ne irascatur furor tuus contra me si adhuc semel temptavero signum quaerens in vellere
oro ut solum vellus siccum sit et omnis terra rore madens
40 fecitque Dominus nocte illa ut postulaverat
et fuit siccitas in solo vellere et ros in omni terra