Tolai dhe Jairi
1 Pas Abimelekut doli për të shpëtuar Izraelin Tolai, biri i Puahut, të birit të Dodoit, nga fisi i Isaharit. Tolai jetonte në Shamir, në malësinë e Efraimit. 2 Ai qe gjyqtar i Izraelit për njëzet e tre vjet. Pastaj vdiq dhe u varros në Shamir.
3 Pas Tolait doli Jairi nga Gileadi. Jairi qe gjyqtar i Izraelit për njëzet e dy vjet. 4 Ai kishte tridhjetë djem, që kalëronin mbi tridhjetë gomarë. Ata kishin tridhjetë fshatra, që edhe sot e kësaj dite quhen fshatrat e Jairit. Këto fshatra ndodhen në tokën e Gileadit. 5 Jairi vdiq e u varros në Kamon.
Amonitët sulmojnë Izraelin
6 Izraelitët bënë sërish çka është keq në sytë e Zotit e i shërbyen Baalëve dhe Ashtarotës, perëndive të Aramit, të Sidonit, të Moabit, të Amonit dhe të filistinëve. E braktisën Zotin e nuk i shërbyen më. 7 Zemërimi i Zotit u ndez kundër izraelitëve dhe ai i dorëzoi te filistinët dhe amonitët. 8 Atë vit e për tetëmbëdhjetë vjet me radhë ata i dërrmuan e i shtypën të gjithë izraelitët që gjendeshin përtej Jordanit, në Gilead, në tokën e amoritëve. 9 Amonitët kaluan Jordanin për të sulmuar edhe Judën, Benjaminin dhe fisin e Efraimit. Izraeli ishte në mjerim të madh.
10 Atëherë izraelitët i thirrën në ndihmë Zotit e thanë: «Kemi mëkatuar kundër teje, sepse e kemi braktisur Perëndinë tonë dhe u kemi shërbyer Baalëve». 11 Zoti u tha: «Kur egjiptianët, amoritët, amonitët, filistinët, 12 sidonasit, amalekitët dhe maonitët ju shtypën me dhunë, ju më thirrët mua në ndihmë e unë ju shpëtova nga zgjedha e tyre. 13 Por ju më keni braktisur dhe u keni shërbyer perëndive të huaj, prandaj nuk do t'ju shpëtoj më. 14 Shkoni e thërrisni në ndihmë perënditë që keni zgjedhur. Le t'ju shpëtojnë ata nga kjo kohë mjerimi». 15 Izraelitët i thanë Zotit: «Kemi mëkatuar. Bëj me ne si të të duket më mirë, veçse, të lutemi, na shpëto edhe sot». 16 Atëherë izraelitët i flakën tej perënditë e huaja që kishin e i shërbyen Zotit. Zoti nuk e duroi dot më mjerimin e Izraelit.
17 Amonitët u mblodhën bashkë e fushuan në Gilead. Edhe izraelitët u mblodhën bashkë e fushuan në Micpah. 18 Atëherë krerët e popullit të Gileadit i thanë njëri-tjetrit: «Ai që do të nisë sulmin kundër amonitëve, do të bëhet prijësi i të gjithë banorëve të Gileadit».
1 post Abimelech surrexit dux in Israhel
Thola filius Phoa patrui Abimelech vir de Isachar
qui habitavit in Sanir montis Ephraim
2 et iudicavit Israhel viginti et tribus annis
mortuusque ac sepultus est in Sanir
3 huic successit Iair Galaadites
qui iudicavit Israhel per viginti et duos annos
4 habens triginta filios sedentes super triginta pullos asinarum
et principes triginta civitatum
quae ex nomine eius appellatae sunt Avothiair id est
oppida Iair
usque in praesentem diem in terra Galaad
5 mortuusque est Iair ac sepultus
in loco cui est vocabulum Camon
6 filii autem Israhel peccatis veteribus iungentes nova
fecerunt malum in conspectu Domini
et servierunt idolis Baalim et Astharoth
et diis Syriae ac Sidonis et Moab et filiorum Ammon et
Philisthim
dimiseruntque Dominum et non colebant eum
7 contra quos iratus
tradidit eos in manu Philisthim et filiorum Ammon
8 adflictique sunt et vehementer oppressi per annos decem et octo
omnes qui habitabant trans Iordanem in terra Amorrei
quae est in Galaad
9 in tantum ut filii Ammon Iordane transmisso
vastarent Iudam et Beniamin et Ephraim
adflictusque est Israhel nimis
10 et clamantes ad Dominum dixerunt
peccavimus tibi quia dereliquimus Deum
nostrum
et servivimus Baalim
11 quibus locutus est Dominus
numquid non Aegyptii et Amorrei filiique Ammon et
Philisthim
12 Sidonii quoque et Amalech et Chanaan oppresserunt vos
et clamastis ad me et erui vos de manu eorum
13 et tamen reliquistis me et coluistis deos alienos
idcirco non addam ut ultra vos liberem
14 ite et invocate deos quos elegistis
ipsi vos liberent in tempore angustiae
15 dixeruntque filii Israhel ad Dominum
peccavimus redde tu nobis quicquid tibi placet
tantum nunc libera nos
16 quae dicentes
omnia de finibus suis alienorum deorum idola proiecerunt
et servierunt Deo
qui doluit super miseriis eorum
17 itaque filii Ammon conclamantes in Galaad fixere tentoria
contra quos congregati filii Israhel in Maspha
castrametati sunt
18 dixeruntque principes Galaad singuli ad proximos suos
qui primus e nobis contra filios Ammon coeperit dimicare
erit dux populi Galaad