Himn falënderimi
1 O Zot, ti je Perëndia im,
ty të madhëroj, emrin tënd përlëvdoj,
se i përmbushe qëllimet e tua të mrekullueshme,
që nga lashtësia ato janë fort të besueshme.
2 Qytetin e ktheve në pirg gërmadhash,
qytezën e fortifikuar në rrënojë.
Kështjella e të huajve s'është më qytet
e s'do të rindërtohet më kurrë.
3 Prandaj populli i fortë të lavdëron,
qyteti i kombeve të tmerrshme të ka frikë.
4 Ti ke qenë streha e skamnorit,
vendstrehimi i të varfrit në pikëllim,
streha kundër stuhisë,
hija kundër të nxehtit,
sepse furia e gjakatarëve
është si stuhia që përplaset në mur,
5 është si i nxehti në tokë të djegur.
Poteren e të huajve do ta nënshtrosh,
si të nxehtin me hijen e reve,
këngën e gjakatarëve do ta fashitësh.
6 Zoti i ushtrive do të bëjë mbi këtë mal
një gosti me mish të majmë për të gjithë popujt,
një gosti me verëra të vjetra,
plot me mish të majmë e me palcë,
me verëra të vjetra e të zgjedhura.
7 Mbi këtë mal do ta shqyejë velin,
që fytyrën e gjithë popujve mbulonte,
velin e shtrirë mbi të gjitha kombet.
8 Përgjithmonë do ta zhdukë vdekjen,
Zoti Perëndi do t'i thajë lotët nga çdo fytyrë,
do t'ia heqë qortimin popullit të tij në mbarë tokën,
se kështu ka thënë Zoti.
9 «Ja, ky është Perëndia ynë!», do të thuhet atë ditë.
«Tek ai kemi shpresuar e ai na shpëtoi.
Ky është Zoti, tek i cili kemi shpresuar,
le të gëzojmë e të ngazëllejmë për shpëtimin e tij».
10 Ja, dora e Zotit
mbi këtë mal do të prehet!
Nën të Moabi do të dërrmohet,
siç shtypet kashta në gropë të plehut.
11 Në mes të tij duart do t'i shtrijë,
siç i shtrin notari kur noton,
krenaria e tij do të përulet,
me gjithë rropatjen e duarve të tij.
12 Fortesat e mureve të tua mbrojtëse
ai do t'i shkatërrojë,
do t'i rrafshojë, do t'i hedhë përdhe,
pluhur do t'i bëjë.
1 Domine Deus meus es tu exaltabo te
confitebor nomini tuo
quoniam fecisti mirabilia cogitationes antiquas fideles amen
2 quia posuisti civitatem in tumulum urbem fortem in ruinam
domum alienorum ut non sit civitas
et in sempiternum non aedificetur
3 super hoc laudabit te populus fortis
civitas gentium robustarum timebit te
4 quia factus es fortitudo pauperi
fortitudo egeno in tribulatione sua
spes a turbine umbraculum ab aestu
spiritus enim robustorum quasi turbo inpellens parietem
5 sicut aestum in siti tumultum alienorum
humiliabis
et quasi calore sub nube torrente propaginem
fortium marcescere facies
6 et faciet Dominus exercituum omnibus populis in monte hoc
convivium pinguium convivium vindemiae
pinguium medullatorum vindemiae defecatae
7 et praecipitabit in monte isto faciem vinculi conligati super omnes
populos
et telam quam orditus est super universas nationes
8 praecipitabit mortem in sempiternum
et auferet Dominus Deus lacrimam ab omni facie
et obprobrium populi sui auferet de universa terra
quia Dominus locutus est
9 et dicet in die illa ecce Deus
noster iste
expectavimus eum et salvabit nos
iste Dominus sustinuimus eum
exultabimus et laetabimur in salutari eius
10 quia requiescet manus Domini in monte isto
et triturabitur Moab sub eo sicuti teruntur paleae in plaustro
11 et extendet manus suas sub eo
sicut extendit natans ad natandum
et humiliabit gloriam eius cum adlisione manuum eius
12 et munimenta sublimium murorum tuorum concident
et humiliabuntur et detrahentur in terram usque ad pulverem