1 «Sa herë Izraelin e shëroj,
shfaqen fajet e Efraimit
e paudhësitë e Samarisë.
Ata mashtrojnë,
vjedhësit hyjnë brenda,
kusarët sulen rrugëve.
2 Por, nuk u bie ndër mend,
se gjithë paudhësitë e tyre unë i kujtoj.
Ja, veprat e veta i rrethojnë,
para fytyrës sime ato qëndrojnë.
3 Me prapësitë e tyre e gëzojnë mbretin,
me rrena, princat e tyre.
4 Të gjithë janë kurorëshkelës,
janë porsi një furrë e nxehur fort,
zjarrin e të cilës bukëpjekësi nuk e shpurrit
derisa t'i vijë brumi që zë.
5 Në ditën e kurorëzimit
sëmuren princat të tërbuar me verë
e mbreti bashkë me tallësit tregon me gisht.
6 Zemrat e tyre mashtruese flakërojnë porsi furra,
gjatë natës bukëpjekësi i tyre fle,
por flakët e zjarrit ndizen që herët në mëngjes.
7 Të gjithë janë ndezur porsi furra
e gjyqtarët e tyre i përpijnë.
Tërë mbretërit e tyre bien,
por askush prej tyre nuk më thërret për ndihmë.
8 Efraimi përzihet me popujt e tjerë,
ai është si kulaçi gjysmë i pjekur.
9 Të huajt ia përpinë fuqinë,
por ai nuk e kupton.
Thinjat i kanë dalë në kokë,
por ai nuk e kupton.
10 Krenaria e Izraelit dëshmon kundër tij,
por nuk kthehet te Zoti, Perëndia i vet,
e prapë nuk e kërkon Perëndinë.
11 Efraimi u bë si pëllumbi,
mendjelehtë e dritëshkurtër,
thërret Egjiptin e shkon në Asiri.
12 Rrjetën do t'u hedh kur të nisen,
do t'i rrëzoj poshtë porsi shpendët e qiellit,
do t'i ndëshkoj sa herë kuvendojnë.
13 Mjerë ata, se ikën prej meje,
rrënimi i pret, se kundër meje u ngritën.
Unë do t'i shpëtoja,
por rrena flasin për mua.
14 Nuk më thërrasin me gjithë zemër,
se kur vajtojnë në shtrojat e tyre
e përgjaken për drithin e verën,
kundër meje ata ngrihen.
15 Unë i mësova, krahun ua forcova,
por kundër meje ata ligësi shestojnë.
16 Kthehen, por jo ku duhet,
u bënë si harku i thyer.
Krerët do të bien nga shpata,
prej gjuhës së tyre të pacipë.
Për këtë do të përqeshen në tokën e Egjiptit».
1 cum sanare vellem Israhel
revelata est iniquitas Ephraim et malitia Samariae
quia operati sunt mendacium
et fur ingressus est spolians latrunculus foris
2 et ne forte dicant in cordibus suis
omnem malitiam eorum me recordatum
nunc circumdederunt eos adinventiones suae
coram facie mea factae sunt
3 in malitia sua laetificaverunt regem et in mendaciis suis principes
4 omnes adulterantes quasi clibanus succensus a coquente
quievit paululum civitas a commixtione fermenti
donec fermentaretur totum
5 dies regis nostri
coeperunt principes furere a vino
extendit manum suam cum inlusoribus
6 quia adplicuerunt quasi clibanum cor suum
cum insidiaretur eis
tota nocte dormivit coquens eos
mane ipse succensus quasi ignis flammae
7 omnes calefacti sunt quasi clibanus et devoraverunt iudices suos
omnes reges eorum ceciderunt
non est qui clamet in eis ad me
8 Ephraim in populis ipse commiscebatur
Ephraim factus est subcinericius qui non reversatur
9 comederunt alieni robur eius et ipse nescivit
sed et cani effusi sunt in eo et ipse ignoravit
10 et humiliabitur superbia Israhel in facie eius
nec reversi sunt ad Dominum Deum suum
et non quaesierunt eum in omnibus his
11 et factus est Ephraim quasi columba seducta non habens cor
Aegyptum invocabant ad Assyrios abierunt
12 et cum profecti fuerint expandam super eos rete meum
quasi volucrem caeli detraham eos
caedam eos secundum auditionem coetus eorum
13 vae eis quoniam recesserunt a me
vastabuntur quia praevaricati sunt in me
et ego redemi eos et ipsi locuti sunt contra me mendacia
14 et non clamaverunt ad me in corde suo
sed ululabant in cubilibus suis
super triticum et vinum ruminabant recesserunt a me
15 et ego erudivi et confortavi brachia eorum
et in me cogitaverunt malitiam
16 reversi sunt ut essent absque iugo
facti sunt quasi arcus dolosus
cadent in gladio principes eorum a furore linguae suae
ista subsannatio eorum in terra Aegypti