Paralajmërimi i pushtimit të Jerusalemit
1 «E ti, bir njeriu, merr një tullë, vëre para vetes dhe gdhend në të qytetin e Jerusalemit. 2 Vër rrethimin kundër tij, ndërto një ledh kundër tij e ngri prita kundër tij. Rreshto fushimet kundër tij e vëri desh përreth. 3 Pastaj merr një pllakë hekuri dhe vendose si mur hekuri ndërmjet teje dhe qytetit. Ktheje shikimin drejt tij e ai do të jetë i rrethuar. Vëri rrethimin e le të jetë kjo një shenjë për shtëpinë e Izraelit.
4 Pastaj shtrihu në brinjën e majtë dhe vendos mbi të ligësinë e shtëpisë së Izraelit. Për sa ditë të rrish shtrirë në të, do ta mbartësh ligësinë e tyre. 5 Unë po të caktoj kohën e ligësisë së tyre: për treqind e nëntëdhjetë ditë do ta mbartësh ligësinë e shtëpisë së Izraelit. 6 Pasi t'i kryesh këto, do të shtrihesh për së dyti në brinjën e djathë e do të mbartësh ligësinë e shtëpisë së Judës për dyzet ditë. Po të caktoj nga një ditë për çdo vit. 7 Ktheje shikimin drejt rrethimit të Jerusalemit, mbaje krahun të përveshur e profetizo kundër tij. 8 Dhe, ja, do të hedh mbi ty litarët, që të mos kthehesh as nga njëra anë, as nga tjetra, derisa t'i sosësh ditët e rrethimit tënd.
9 Merr grurë, elb, bathë, thjerrëza, mel e thekër, vëri në një enë, bëj bukë me to për vete dhe haje gjatë ditëve që do të rrish shtrirë në brinjë, treqind e nëntëdhjetë ditë. 10 Bukën që do të hash, do ta hash me masë, çdo ditë nga dyqind e tetëdhjetë gramë në ditë. 11 Edhe ujin do ta pish me masë. Do të pish çdo ditë nga një litër. 12 Bukën do ta hash si kulaç elbi, pasi ta kesh pjekur para tyre mbi grumbuj jashtëqitjesh njerëzore». 13 Pastaj Zoti më tha: «Ashtu do ta hanë bijtë e Izraelit bukën e tyre të papastër mes kombeve ku do t'i shpërndaj». 14 Atëherë unë i thashë: «Ah, Zoti im, o Zot, ja, unë nuk jam ndyrë kurrë dhe që nga rinia ime e deri më tani nuk kam ngrënë cofëtina, as kam vënë në gojë mish të papastër». 15 E ai më tha: «Shiko, në vend të jashtëqitjes njerëzore, po të jap bajga gjedhësh, që ta pjekësh mbi to bukën tënde». 16 Pastaj më tha: «Bir njeriu, ja, po ia thyej Jerusalemit enën e bukës. Do të hanë bukë me masë e me ankth dhe do të pinë ujë me masë e me tmerr, 17 që, nga mungesa e bukës dhe ujit, të tmerrohen me njëri-tjetrin e të qelben në ligësinë e vet».
1 et tu fili hominis sume tibi laterem et pones eum coram te
et describes in eo civitatem Hierusalem
2 et ordinabis adversus eam obsidionem
et aedificabis munitiones et conportabis aggerem
et dabis contra eam castra et pones arietes in gyro
3 et tu sume tibi sartaginem ferream
et pones eam murum ferreum inter te et inter civitatem
et obfirmabis faciem tuam ad eam et erit in obsidionem
et circumdabis eam
signum est domui Israhel
4 et tu dormies super latus tuum sinistrum
et pones iniquitates domus Israhel super eo
numero dierum quibus dormies super illud
et adsumes iniquitatem eorum
5 ego autem dedi tibi annos iniquitatis eorum numero dierum
trecentos et nonaginta dies
et portabis iniquitatem domus Israhel
6 et cum conpleveris haec dormies super latus tuum dextrum secundo
et adsumes iniquitatem domus Iuda quadraginta diebus
diem pro anno diem inquam pro anno dedi tibi
7 et ad obsidionem Hierusalem convertes faciem tuam
et brachium tuum erit exertum
et prophetabis adversus eam
8 ecce circumdedi te vinculis
et non te convertes a latere tuo in latus aliud
donec conpleas dies obsidionis tuae
9 et tu sume tibi frumentum et hordeum et fabam
et lentem et milium et viciam
et mittes ea in vas unum
et facies tibi panes numero dierum quibus dormies super latus tuum
trecentis et nonaginta diebus comedes illud
10 cibus autem tuus quo vesceris erit in pondere viginti stateres in die
a tempore usque ad tempus comedes illud
11 et aquam in mensura bibes sextam partem hin
a tempore usque ad tempus bibes illud
12 et quasi subcinericium hordiacium comedes illud
et stercore quod egredietur de homine operies illud in
oculis eorum
13 et dixit Dominus
sic comedent filii Israhel panem suum pollutum
inter gentes ad quas eiciam eos
14 et dixi ha ha ha Domine Deus
ecce anima mea non est polluta
et morticinum et laceratum a bestiis non comedi
ab infantia mea usque nunc
et non est ingressa os meum omnis caro inmunda
15 et dixit ad me ecce dedi tibi fimum boum pro stercoribus humanis
et facies panem tuum in eo
16 et dixit ad me
fili hominis ecce ego conteram baculum panis in Hierusalem
et comedent panem in pondere et in sollicitudine
et aquam in mensura et in angustia bibent
17 ut deficientibus pane et aqua corruat unusquisque ad fratrem suum
et contabescant in iniquitatibus suis