1 Disa burra prej pleqve të Izraelit erdhën tek unë dhe u ulën kundruall meje. 2 Atëherë fjala e Zotit m'u drejtua e më tha: 3 «Bir i njeriut, këta burra i kanë për zemër idhujt e vet dhe e mbajnë para vetes një shkas për të mëkatuar me ligësi. Mos vallë duhet të më këshillojnë ata? 4 Prandaj fol me ta e thuaju se kështu thotë Zoti im, Zoti: kushdo nga shtëpia e Izraelit që i ka për zemër idhujt e vet dhe e mban para vetes një shkas për të mëkatuar me ligësi, por do të paraqitet te profeti, unë, Zoti, do t'i përgjigjem, kur të vijë me turmën e idhujve të vet, 5 e kështu t'i rrëmbej zemrën shtëpisë së Izraelit, të cilët m'u tëhuajtën të gjithë, për shkak të idhujve të vet.
6 Prandaj thuaji shtëpisë së Izraelit se kështu thotë Zoti im, Zoti: pendohuni e kthehuni prej idhujve tuaj. Hiqini sytë nga të gjitha pështirësitë tuaja, 7 sepse unë vetë, Zoti, do t'i përgjigjem kujtdo nga shtëpia e Izraelit dhe nga të huajt që banojnë në Izrael, kujtdo që ndahet nga unë dhe merr për zemër idhujt e vet, që mban para vetes një shkas për të mëkatuar me ligësi dhe vjen te profeti për t'u këshilluar me mua. 8 Do ta kthej fytyrën kundër atij njeriu e do ta bëj shembull e përrallë. Do ta zhbij nga populli im e do ta merrni vesh se unë jam Zoti.
9 Nëse profeti gënjehet e flet ndonjë fjalë, atë profet e kam gënjyer unë, Zoti. Do të shtrij dorën kundër tij e do ta zhduk nga mesi i popullit tim Izraelit. 10 Ata do të ngarkohen me fajin e vet dhe si faji i pyetësit do të jetë edhe faji i profetit, 11 që shtëpia e Izraelit të mos përendet më larg meje, që të mos fëlliqen më me të gjitha shkeljet e veta, por ata të jenë populli im dhe unë të jem Perëndia i tyre, kumton Zoti im, Zoti».
Gjykimi i pashmangshëm
12 Fjala e Zotit m'u drejtua e më tha: 13 «Bir i njeriut, nëse një tokë mëkaton kundër meje dhe bën tradhti, unë ngre dorë kundër saj dhe ia thyej enën e bukës, i dërgoj zinë e bukës dhe zhbij prej saj njerëz e kafshë. 14 Do të gjenden këta tre burra në të: Noeu, Danieli e Jobi, por ata do ta shpëtojnë jetën e vet falë drejtësisë, kumton Zoti im, Zoti.
15 Nëse dërgoj egërsira për ta përshkuar tokën e ajo do të bëhet shterpë dhe e shkretë, sa të jetë e papërshkueshme për shkak të kafshëve, 16 edhe po të gjenden në të këta tre burra, pasha jetën time, kumton Zoti im, Zoti, nuk do të shpëtonin as bijtë, as bijat. Do të shpëtonin vetëm ata, por toka do të mbetej e shkretë.
17 Ose, nëse çoj shpatën kundër asaj toke e them: “Le ta përshkojë shpata tokën, që të zhdukë prej saj njerëz e kafshë”, 18 edhe po të gjenden në të këta tre burra, pasha jetën time, kumton Zoti im, Zoti, nuk do të shpëtonin as bijtë, as bijat. Do të shpëtonin vetëm ata.
19 Ose, nëse çoj murtajën kundër asaj tokë dhe e zbraz zemërimin tim kundër saj me gjak, duke zhdukur prej saj njerëz e kafshë, 20 edhe po të gjenden në të Noeu, Danieli e Jobi, pasha jetën time, kumton Zoti im, Zoti, nuk do të shpëtonin as bijtë, as bijat. Do të shpëtonin vetëm ata, falë drejtësisë së tyre.
21 Se kështu thotë Zoti im, Zoti: edhe nëse dërgoj kundër Jerusalemit katër gjykimet e kobshme: shpatën, zinë e bukës, kafshët e egra dhe murtajën, për të zhbirë njerëz e kafshë, 22 ja, në të do të mbetet një tepricë. Disa bij e bija do të nxirren përjashta. Do të dalin drejt jush e ju do të shihni sjelljen dhe veprat e tyre. Atëherë do të ngushëlloheni për kobin që dërgova kundër Jerusalemit, për gjithçka pata dërguar kundër tij. 23 Ata do t'ju ngushëllojnë kur të shihni sjelljen dhe veprat e tyre dhe do ta merrni vesh se nuk e kam bërë kot çfarë kam bërë kundër tij, kumton Zoti im, Zoti».
1 et venerunt ad me viri seniorum Israhel et sederunt coram me
2 et factus est sermo Domini ad me dicens
3 fili hominis viri isti posuerunt inmunditias suas in cordibus suis
et scandalum iniquitatis suae statuerunt contra faciem suam
numquid interrogatus respondebo eis
4 propter hoc loquere eis et dices ad eos haec dicit Dominus Deus
homo homo de domo Israhel
qui posuerit inmunditias suas in corde suo
et scandalum iniquitatis suae statuerit contra faciem suam
et venerit ad prophetam interrogans per eum me
ego Dominus respondebo ei in multitudine inmunditiarum suarum
5 ut capiatur domus Israhel in corde suo
quo recesserunt a me in cunctis idolis suis
6 propterea dic ad domum Israhel haec dicit Dominus Deus
convertimini et recedite ab idolis vestris
et ab universis contaminationibus vestris avertite facies vestras
7 quia homo homo de domo Israhel et de proselytis
quicumque advena fuerit in Israhel
si alienatus fuerit a me et posuerit idola sua in corde suo
et scandalum iniquitatis suae statuerit contra faciem suam
et venerit ad prophetam ut interroget per eum me
ego Dominus respondebo ei per me
8 et ponam faciem meam super hominem illum
et faciam eum in exemplum et in proverbium
et disperdam eum de medio populi mei
et scietis quia ego Dominus
9 et propheta cum erraverit et locutus fuerit verbum
ego Dominus decepi prophetam illum
et extendam manum meam super eum
et delebo eum de medio populi mei Israhel
10 et portabunt iniquitatem suam
iuxta iniquitatem interrogantis sic iniquitas prophetae erit
11 ut non erret ultra domus Israhel a me
neque polluatur in universis praevaricationibus suis
sed sit mihi in populum et ego sim eis in Deum
ait Dominus exercituum
12 et factus est sermo Domini ad me dicens
13 fili hominis terra cum peccaverit mihi ut praevaricetur praevaricans
extendam manum meam super eam et conteram virgam panis eius
et inmittam in eam famem
et interficiam de ea hominem et iumentum
14 et si fuerint tres viri isti in medio eius Noe Danihel et Iob
ipsi iustitia sua liberabunt animas suas ait Dominus exercituum
15 quod si et bestias pessimas induxero super terram ut vastem eam
et fuerit invia eo quod non sit pertransiens propter bestias
16 tres viri isti qui fuerint in ea
vivo ego dicit Dominus Deus quia nec filios nec filias liberabunt
sed ipsi soli liberabuntur
terra autem desolabitur
17 vel si gladium induxero super terram illam
et dixero gladio transi per terram
et interfecero de ea hominem et iumentum
18 et tres viri isti fuerint in medio eius
vivo ego dicit Dominus Deus
non liberabunt filios neque filias
sed ipsi soli liberabuntur
19 si autem et pestilentiam inmisero super terram illam
et effudero indignationem meam super eam in sanguine
ut auferam ex ea hominem et iumentum
20 et Noe et Danihel et Iob fuerint in medio eius
vivo ego dicit Dominus Deus
quia filium et filiam non liberabunt
sed ipsi iustitia sua liberabunt animas suas
21 quoniam haec dicit Dominus Deus
quod si et quattuor iudicia mea pessima
gladium et famem et bestias malas et pestilentiam
misero in Hierusalem
ut interficiam de ea hominem et pecus
22 tamen relinquetur in ea salvatio educentium filios et filias
ecce ipsi egredientur ad vos
et videbitis viam eorum et adinventiones eorum
et consolabimini super malo quod induxi in Hierusalem
in omnibus quae inportavi super eam
23 et consolabuntur vos
cum videritis viam eorum et adinventiones eorum
et cognoscetis quod non frustra fecerim omnia quae feci in ea
ait Dominus Deus