1 Zoti i tha Moisiut: «Kam edhe një gjëmë për faraonin dhe Egjiptin e pas kësaj ai do t'ju lërë të ikni që këtej, madje do t'ju dëbojë. 2 Prandaj, thuaji popullit që çdo burrë e grua t'i kërkojë fqinjit të vet enë argjendi e ari». 3 Zoti bëri që egjiptianët t'i shikonin me sy të mirë izraelitët. Edhe Moisiu nderohej tej mase në tokën e Egjiptit. Ai nderohej prej shërbëtorëve të faraonit e prej egjiptianëve.
4 Moisiu tha: «Kështu thotë Zoti: “Në mes të natës, do të dal anekënd Egjiptit. 5 Të gjithë të parëlindurit e Egjiptit do të vdesin, duke filluar që nga i parëlinduri i faraonit, që ulet mbi fron, e deri tek i parëlinduri i skllaves, që rri pranë mokrës, dhe tërë të parëlindurit e kafshëve. 6 Do të bëhet gjëmë e madhe në tërë tokën e Egjiptit. Një gjë e tillë nuk është dëgjuar kurrë më parë e kurrë nuk do të dëgjohet. 7 Mes izraelitëve nuk do të dëgjohet as edhe një e lehur qeni kundër njerëzve e kundër kafshëve. Kështu do ta dini se Zoti bën dallim mes Egjiptit dhe Izraelit”. 8 Atëherë tërë kjo shpurë e jotja do të vijë tek unë, do të përkulet me nderim para meje e do të më thotë: “Largohu, ti dhe tërë populli që të ndjek!”. Atëherë unë do të largohem!». Pastaj Moisiu u largua nga faraoni tërë zemërim.
9 Zoti i tha Moisiut: «Faraoni nuk do t'ju dëgjojë, që mrekullitë e mia të shumohen në tokën e Egjiptit». 10 Moisiu e Aroni i kishin bërë tërë këto mrekulli para faraonit e megjithatë Zoti e ngurtësoi zemrën e faraonit dhe ai nuk i la izraelitët të iknin nga toka e tij.
1 et dixit Dominus ad Mosen
adhuc una plaga tangam Pharaonem et Aegyptum
et post haec dimittet vos et exire conpellet
2 dices ergo omni plebi ut postulet vir ab amico suo
et mulier a vicina sua vasa argentea et aurea
3 dabit autem Dominus gratiam populo coram Aegyptiis
fuitque Moses vir magnus valde in terra Aegypti
coram servis Pharao et omni populo
4 et ait haec dicit Dominus
media nocte egrediar in Aegyptum
5 et morietur omne primogenitum in terra Aegyptiorum
a primogenito Pharaonis qui sedet in solio eius
usque ad primogenitum ancillae quae est ad molam
et omnia primogenita iumentorum
6 eritque clamor magnus in universa terra Aegypti
qualis nec ante fuit nec postea futurus est
7 apud omnes autem filios Israhel non muttiet canis
ab homine usque ad pecus
ut sciatis quanto miraculo dividat Dominus Aegyptios et Israhel
8 descendentque omnes servi tui isti ad me et adorabunt me dicentes
egredere tu et omnis populus qui subiectus est tibi
post haec egrediemur
9 et exivit a Pharaone iratus nimis
dixit autem Dominus ad Mosen
non audiet vos Pharao ut multa signa fiant in terra Aegypti
10 Moses autem et Aaron fecerunt omnia ostenta quae scripta sunt coram
Pharaone
et induravit Dominus cor Pharaonis
nec dimisit filios Israhel de terra sua