Ka një kohë për çdo gjë
1 Për gjithçka ka një stinë,
ka një kohë për çdo gjë nën qiell:
2 një kohë për të lindur
e një kohë për të vdekur,
një kohë për të mbjellë
e një kohë për të shkulur të mbjellat,
3 një kohë për të vrarë
e një kohë për të shëruar,
një kohë për të shembur
e një kohë për të ndërtuar,
4 një kohë për të qarë
e një kohë për të qeshur,
një kohë për të vajtuar
e një kohë për të vallëzuar,
5 një kohë për të hedhur gurë
e një kohë për të mbledhur gurë,
një kohë për t'u përqafuar
e një kohë për të mos u përqafuar,
6 një kohë për të kërkuar
e një kohë për të humbur,
një kohë për të mbajtur
e një kohë për të lëshuar,
7 një kohë për të grisur
e një kohë për të qepur,
një kohë për të heshtur
e një kohë për të folur,
8 një kohë për të dashur
e një kohë për të urryer,
një kohë për luftë
e një kohë për paqe.
9 Ç'dobi ka punëtori nga mundi i vet? 10 Kam vërejtur detyrën që u ka dhënë Perëndia njerëzve, për ta kryer me mund. 11 Ai ka bërë bukur gjithçka në kohën e vet. U ka vënë në zemër edhe përjetësinë, megjithëse njerëzit nuk e pikasin dot veprën që Perëndia e ka kryer nga fillimi në fund. 12 E kam marrë vesh se për ta nuk ka më mirë sesa të dëfrehen e ta shijojnë jetën. 13 Për më tepër, Perëndia i ka bërë dhuratë çdo njeriu të hajë, të pijë e ta shijojë tërë mundin e vet. 14 E di se gjithçka bën Perëndia, mbetet përgjithmonë. Nuk i duhet shtuar asgjë e nuk i duhet hequr asgjë. Perëndia ka vepruar, që njerëzit të shohin e t'ia kenë frikën. 15 Ç'është tani, ka qenë tashmë. Ç'ka për të qenë, është që tani. Çfarë ka kaluar e shqyrton Perëndia.
16 Përsëri pashë nën diell se në vend të së drejtës ka paudhësi dhe në vend të drejtësisë ka paudhësi. 17 Atëherë thashë në zemrën time: «Perëndia gjykon të drejtin e të paudhin, se ka një kohë për çdo gjë e për çdo veprim». 18 Unë thashë në zemrën time: «Sa për njerëzit, Perëndia i vë në provë, që ta shohin se, në vetvete, ata janë kafshë». 19 Se fati i njerëzve e fati i kafshëve është i njëjtë: siç vdesin këta, vdesin edhe ata. Të gjithë kanë të njëjtën frymë dhe njerëzit nuk kanë asnjë epërsi ndaj kafshëve, se gjithçka është tymnajë. 20 Gjithçka shkon në të njëjtin vend. Gjithçka vjen nga pluhuri e në pluhur kthehet gjithçka. 21 Kush e di në ngjitet lart shpirti i njerëzve e në zbret nën tokë shpirti i kafshëve? 22 Kështu, vërejta se për njeriun nuk ka më mirë sesa të dëfrehet me mundin e vet, se kjo i takon. Kush vallë e bën të shohë se çfarë do të ndodhë pas tij?
1 omnia tempus habent
et suis spatiis transeunt universa sub caelo
2 tempus nascendi et tempus moriendi
tempus plantandi et tempus evellendi quod plantatum est
3 tempus occidendi et tempus sanandi
tempus destruendi et tempus aedificandi
4 tempus flendi et tempus ridendi
tempus plangendi et tempus saltandi
5 tempus spargendi lapides et tempus colligendi
tempus amplexandi et tempus longe fieri a conplexibus
6 tempus adquirendi et tempus perdendi
tempus custodiendi et tempus abiciendi
7 tempus scindendi et tempus consuendi
tempus tacendi et tempus loquendi
8 tempus dilectionis et tempus odii tempus belli et tempus pacis
9 quid habet amplius homo de labore suo
10 vidi adflictionem quam dedit Deus filiis hominum
ut distendantur in ea
11 cuncta fecit bona in tempore suo
et mundum tradidit disputationi eorum
ut non inveniat homo opus
quod operatus est Deus ab initio usque ad finem
12 et cognovi quod non esset melius
nisi laetari et facere bene in vita sua
13 omnis enim homo qui comedit et bibit
et videt bonum de labore suo
hoc donum Dei est
14 didici quod omnia opera quae fecit Deus perseverent in
perpetuum
non possumus eis quicquam addere nec auferre
quae fecit Deus ut timeatur
15 quod factum est ipsum permanet
quae futura sunt iam fuerunt et Deus instaurat quod abiit
16 vidi sub sole in loco iudicii impietatem
et in loco iustitiae iniquitatem
17 et dixi in corde meo iustum et impium iudicabit Deus
et tempus omni rei tunc erit
18 dixi in corde meo de filiis hominum
ut probaret eos Deus et ostenderet similes esse bestiis
19 idcirco unus interitus est hominis et iumentorum
et aequa utriusque condicio
sicut moritur homo sic et illa moriuntur
similiter spirant omnia
et nihil habet homo iumento amplius
cuncta subiacent vanitati
20 et omnia pergunt ad unum locum
de terra facta sunt
et in terram pariter revertentur
21 quis novit si spiritus filiorum Adam ascendat
sursum
et si spiritus iumentorum descendat deorsum
22 et deprehendi nihil esse melius quam laetari hominem in opere suo
et hanc esse partem illius
quis enim eum adducet ut post se futura cognoscat