Vegimet
1 «Ja çfarë më dëftoi Zoti, Zoti im: karkalecat po bëheshin gati teksa të mbjellat e vonshme po çelnin e kositja e mbretit kishte ndodhur. 2 E si mbaruan së ngrëni gjelbërimin e vendit, thashë: të përgjërohem, o Zot, Zoti im, fale Jakobin, se s'do t'i bëjë dot ballë. Ai është i vogël.
3 Zotit i erdhi keq e tha: kjo nuk do të ndodhë!
4 Ja çfarë më dëftoi Zoti, Zoti im: zjarrin po thërriste Zoti, Zoti im, që të sillte gjykim. E thau humnerën e madhe dhe tokën e përpiu. 5 Atëherë thashë: të përgjërohem, o Zot, ndale, se Jakobi s'do t'i bëjë dot ballë. Ai është i vogël.
6 Zotit i erdhi keq e tha: as kjo nuk do të ndodhë!
7 Ja çfarë më dëftoi: Zoti po qëndronte mbi një mur të drejtë me plumbç në dorë 8 e më tha: “Amos, çfarë shikon?”. Unë thashë: “Një plumbç”. Ai tha: “Ja po e vendos plumbçin mes për mes popullit tim, Izraelit. Nuk do ta fal më.
9 Do të rrënohen vendet e larta të Isakut,
shenjtëroret e Izraelit do të rroposen.
Shpatën do ta ngre kundër shtëpisë së Jeroboamit”.
10 Atëherë Amacjahu, prifti i Betelit, i dërgoi fjalë Jeroboamit, mbretit të Izraelit: “Amosi po kurdis diçka kundër teje, në mes të shtëpisë së Izraelit. Vendi nuk mund t'i durojë gjithë fjalët e tij. 11 Ja ç'thotë Amosi: ‘Jeroboami do të vdesë prej shpatës. Me të vërtetë, Izraeli do të shpërngulet prej tokës së tij’”.
12 Atëherë Amacjahu i tha Amosit: “Ik, o vegimtar, mbathja drejt tokës së Judës. Rri atje e profetizo! 13 Për Betelin mos profetizo më, se është shenjtërorja e mbretit, pallati mbretëror”.
14 Amosi iu përgjigj Amacjahut: “Unë nuk jam profet e as bir profeti. Jam blegtor e vjelës fiqsh. 15 Zoti më mori prej kopeve e më tha: ‘Shko e profetizoji populli tim, Izraelit’. 16 Prandaj, tani, dëgjoje fjalën e Zotit: ti po thua mos profetizo kundër Izraelit dhe mos e hap gojën kundër shtëpisë së Isakut”. 17 Prandaj kështu thotë Zoti:
“Jot shoqe do të bëhet lavirja e qytetit,
bijtë e bijat e tu prej shpatës do të bien,
me konop do të ndahet toka jote
e ti në dhe të huaj do të vdesësh.
Me të vërtetë, Izraeli do të shpërngulet prej tokës së tij”».
1 haec ostendit mihi Dominus Deus
et ecce fictor lucustae in principio germinantium serotini imbris
et ecce serotinus post tonsorem regis
2 et factum est cum consummasset comedere herbam terrae
et dixi Domine Deus propitius esto obsecro
quis suscitabit Iacob quia parvulus est
3 misertus est Dominus super hoc non erit dixit Dominus
4 haec ostendit mihi Dominus Deus
et ecce vocabat iudicium ad ignem Dominus Deus
et devoravit abyssum multam
et comedit simul partem
5 et dixi Domine Deus quiesce obsecro
quis suscitabit Iacob quia parvulus est
6 misertus est Dominus super hoc
sed et istud non erit dixit Dominus Deus
7 haec ostendit mihi
et ecce Dominus stans super murum litum
et in manu eius trulla cementarii
8 et dixit Dominus ad me quid tu vides Amos
et dixi trullam cementarii
et dixit Dominus
ecce ego ponam trullam in medio populi mei Israhel
non adiciam ultra superinducere eum
9 et demolientur excelsa idoli
et sanctificationes Israhel desolabuntur
et consurgam super domum Hieroboam in gladio
10 et misit Amasias sacerdos Bethel ad Hieroboam regem Israhel dicens
rebellavit contra te Amos in medio domus Israhel
non poterit terra sustinere universos sermones eius
11 haec enim dicit Amos in gladio morietur Hieroboam
et Israhel captivus migrabit de terra sua
12 et dixit Amasias ad Amos qui vides gradere fuge in terram Iuda
et comede ibi panem et ibi prophetabis
13 et in Bethel non adicies ultra ut prophetes
quia sanctificatio regis est et domus regni est
14 et respondit Amos et dixit ad Amasiam
non sum propheta et non sum filius prophetae
sed armentarius ego sum vellicans sycomoros
15 et tulit me Dominus cum sequerer gregem
et dixit ad me Dominus
vade propheta ad populum meum Israhel
16 et nunc audi verbum Domini
tu dicis non prophetabis super Israhel
et non stillabis super domum idoli
17 propter hoc haec dicit Dominus
uxor tua in civitate fornicabitur
et filii tui et filiae tuae in gladio cadent
et humus tua funiculo metietur et tu in terra polluta morieris
et Israhel captivus migrabit de terra sua