Biri i Jonatanit
1 Davidi tha: «A ka mbetur njeri prej shtëpisë së Saulit, që të tregohem i mirë me të për hir të Jonatanit?». 2 Shtëpia e Saulit kishte një shërbëtor që quhej Ciba. Atë e thirrën te Davidi dhe ai e pyeti: «A je ti Cibai?». Ai iu përgjigj: «Unë jam, shërbëtori yt!». 3 Mbreti i tha: «A ka mbetur njeri prej shtëpisë së Saulit, që t'i tregoj mirësinë e Perëndisë». Cibai i tha mbretit: «Ka mbetur biri i Jonatanit, i çali». 4 Mbreti e pyeti: «E ku është?». Cibai i tha mbretit: «Ja, në shtëpinë e Makirit, birit të Amielit, në Lo Debar». 5 Atëherë mbreti David dërgoi njerëz për ta marrë prej shtëpisë së Makirit, birit të Amielit, në Lo Debar. 6 Mefibosheti, biri i Jonatanit, të birit të Saulit, erdhi te Davidi dhe ra përdhe për ta nderuar. Davidi i tha: «Mefiboshet!». Ai iu përgjigj: «Ja shërbëtori yt!». 7 Davidi i tha: «Mos ki frikë, se do të tregohem i mirë me ty për hir të atit tënd, Jonatanit. Do të t'i kthej të gjitha tokat e Saulit, atit tënd, dhe ti do të hash përherë në tryezën time». 8 Ai u përkul me nderim e i tha: «Çfarë është shërbëtori yt, që t'i hedhësh sytë një qeni të ngordhur si ai?».
9 Pastaj mbreti thirri Cibain, djaloshin që i shërbente Saulit, e i tha: «Gjithçka i përkiste Saulit dhe shtëpisë së tij do t'ia jap shtëpisë së zotërisë tënd. 10 Ti, bijtë e shërbëtorët e tu do të punoni tokën e tij, që bijtë e zotërisë tënd të kenë bukë për të ngrënë, ndërsa Mefibosheti do të hajë përherë në tryezën time». Cibai kishte pesëmbëdhjetë djem dhe njëzet shërbëtorë. 11 Cibai i tha mbretit: «Shërbëtori yt do të kryejë gjithçka urdhëroi imzot, mbreti». Kështu, Mefibosheti hëngri në tryezën e Davidit sikur të ishte njëri prej bijve të mbretit. 12 Mefibosheti kishte një djalë të vogël që quhej Mika. Të gjithë anëtarët e familjes së Cibait i shërbyen Mefiboshetit. 13 Mefibosheti banoi në Jerusalem, sepse hante përherë në tryezën e mbretit. Ai ishte i çalë nga të dyja këmbët.
1 et dixit David putasne est aliquis qui remanserit de domo Saul
ut faciam cum eo misericordiam propter Ionathan
2 erat autem de domo Saul servus nomine Siba
quem cum vocasset rex ad se dixit ei tune es Siba
et ille respondit ego sum servus tuus
3 et ait rex num superest aliquis de domo Saul
ut faciam cum eo misericordiam Dei
dixitque Siba regi superest filius Ionathan debilis pedibus
4 ubi inquit est
et Siba ad regem
ecce ait in domo est Machir filii Amihel in Lodabar
5 misit ergo rex David
et tulit eum de domo Machir filii Amihel de Lodabar
6 cum autem venisset Mifiboseth filius Ionathan filii Saul ad David
corruit in faciem suam et adoravit
dixitque David Mifiboseth
qui respondit adsum servus tuus
7 et ait ei David ne timeas quia faciens faciam in te misericordiam
propter Ionathan patrem tuum
et restituam tibi omnes agros Saul patris tui
et tu comedes panem in mensa mea semper
8 qui adorans eum dixit quis ego sum servus tuus
quoniam respexisti super canem mortuum similem mei
9 vocavit itaque rex Sibam puerum Saul et dixit ei
omnia quaecumque fuerunt Saul
et universam domum eius dedi filio domini tui
10 operare igitur ei terram tu et filii tui et servi tui
et inferes filio domini tui cibos ut alatur
Mifiboseth autem filius domini tui
comedet semper panem super mensam meam
erant autem Sibae quindecim filii et viginti servi
11 dixitque Siba ad regem
sicut iussisti domine mi rex servo tuo sic faciet servus tuus
et Mifiboseth comedet super mensam tuam
quasi unus de filiis regis
12 habebat autem Mifiboseth filium parvulum nomine Micha
omnis vero cognatio domus Siba serviebat Mifiboseth
13 porro Mifiboseth habitabat in Hierusalem
quia de mensa regis iugiter vescebatur
et erat claudus utroque pede