Pasardhësit e Saulit
1 Në kohën e Davidit ra një zi buke që zgjati tre vjet. Davidi kërkoi këshillë prej Zotit dhe Zoti i tha: «Kjo ndodh për shkak të Saulit dhe për shkak të shtëpisë së tij gjakatare, sepse ai vrau gibeonitët». 2 Davidi i thirri gibeonitët për të folur me ta. Gibeonitët nuk i përkisnin popullit të Izraelit, por ishin mbetja e amoritëve. Izraelitët u kishin dhënë besën, por Sauli kishte dashur t'i vriste, për shkak të zellit të madh për popullin e Izraelit dhe të Judës. 3 Davidi u tha gibeonitëve: «Çfarë mund të bëj për ju? Si mund t'ju shpaguaj, që ta bekoni trashëgiminë e Zotit?». 4 Ata i thanë: «Nuk duam as argjend e as ar prej Saulit dhe prej shtëpisë së tij dhe nuk duam të vritet askush në Izrael». Davidi u tha: «Do të bëj si të thoni». 5 Ata i thanë: «Prej atij që na ka vrarë dhe që ka dashur të na shfarosë nga mbarë trojeve të Izraelit, 6 të na jepen shtatë pasardhës, që t'i varim para Zotit në Gibeah, atje ku banonte Sauli, i zgjedhuri i Zotit». Mbreti u tha: «Do t'jua jap».
7 Mbreti e përdëlleu Mefiboshetin, birin e Jonatanit, të birit të Saulit, për shkak të betimit që Davidi dhe Jonatani, biri i Saulit, kishin bërë para Zotit me njëri-tjetrin. 8 Ai mori Armoniun dhe Mefiboshetin, dy bijtë që Ricpaja, bija e Ajahut, i kishte lindur Saulit, si edhe pesë bijtë që Mikala, bija e Saulit, i kishte lindur Adrielit, të birit të Barzila Meholatitit, 9 dhe ua dorëzoi gibeonitëve. Ata i varën në mal para Zotit. Kështu u vranë të shtatë në ditët e para të korrjes, në fillim të korrjes së elbit.
10 Ricpaja, bija e Ajahut, mori një thes dhe e vuri si shtrojë për vete, mbi shkëmb, që nga fillimi i korrjes e derisa ra shi prej qiellit mbi kufomat e tyre. Ajo nuk la t'i prekte asnjë shpend gjatë ditës dhe asnjë egërsirë gjatë natës. 11 Davidit i treguan se ç'kishte bërë Ricpaja, bija e Ajahut, shemra e Saulit. 12 Atëherë Davidi shkoi e mori prej banorëve të Jabesh Gileadit eshtrat e Saulit dhe eshtrat e Jonatanit, birit të tij, që ata i kishin vjedhur prej sheshit të Bet Sheanit, ku i kishin varur filistinët, ditën që kishin vrarë Saulin në Gilboa. 13 Ai i solli prej andej eshtrat e Saulit dhe eshtrat e Jonatanit, birit të tij, dhe i bashkoi me eshtrat e të varurve. 14 Eshtrat e Saulit dhe eshtrat e Jonatanit, birit të tij, i varrosën në tokën e Benjaminit, në Celë, në varrin e Kishit, të atit të Saulit. Ata vepruan siç i kishte urdhëruar mbreti. Atëherë Perëndia e dëgjoi përgjërimin për vendin.
Lufta me filistinët
15 Mes filistinëve dhe izraelitëve pati sërish luftë. Davidi dhe shërbëtorët e tij zbritën për të luftuar kundër filistinëve, por Davidi u lodh. 16 Ishbi Benobi, një prej pasardhësve të Rafahut, heshta e të cilit peshonte më shumë se tre kilogramë bronz dhe që kishte ngjeshur në brez një shpatë të re, thoshte se do ta vriste Davidin. 17 Por Davidit i erdhi në ndihmë Abishai, biri i Cerujahut. Ai e goditi filistinin dhe e vrau. Atëherë luftëtarët e Davidit u përbetuan e i thanë Abishait: «Ti s'ke për të dalë më me ne në luftë, që të mos shuhet pishtari i Izraelit».
18 Mandej u bë sërish luftë në Gob kundër filistinëve dhe atëherë Sibeka Hushatiti vrau Safin, njërin prej pasardhësve të Rafahut. 19 Në Gob u bë sërish luftë me filistinët dhe Elhanani, biri i Jare Oregimit, nga Betlehemi, vrau Goliat Gititin, që e kishte shtizën si shuli i vegjës së endësit. 20 Në Gat u bë sërish luftë. Aty ishte një njeri shtatlartë, me nga gjashtë gishta në secilën dorë e në secilën këmbë, pra, njëzet e katër gishtërinj. Edhe ai kishte lindur në Rafah. 21 Kur ai i përqeshi izraelitët, e vrau Jonatani, biri i Shimeahut, të vëllait të Davidit. 22 Këta kishin lindur të katërt në Rafah të Gatit dhe u vranë prej dorës së Davidit dhe shërbëtorëve të tij.
1 facta est quoque fames in diebus David tribus annis iugiter
et consuluit David oraculum Domini
dixitque Dominus propter Saul et domum eius et sanguinem
quia occidit Gabaonitas
2 vocatis ergo Gabaonitis rex dixit ad eos
porro Gabaonitae non sunt de filiis Israhel
sed reliquiae Amorreorum
filii quippe Israhel iuraverant eis
et voluit Saul percutere eos zelo quasi pro filiis Israhel et Iuda
3 dixit ergo David ad Gabaonitas
quid faciam vobis et quod erit vestri piaculum
ut benedicatis hereditati Domini
4 dixeruntque ei Gabaonitae
non est nobis super argento et auro quaestio
contra Saul et contra domum eius
neque volumus ut interficiatur homo de Israhel
ad quos ait quid ergo vultis ut faciam vobis
5 qui dixerunt regi
virum qui adtrivit nos et oppressit inique ita delere debemus
ut ne unus quidem residuus sit de stirpe eius in cunctis finibus Israhel
6 dentur nobis septem viri de filiis eius
et crucifigamus eos Domino
in Gabaath Saul quondam electi Domini
et ait rex ego dabo
7 pepercitque rex Mifiboseth filio Ionathan filii Saul
propter iusiurandum Domini
quod fuerat inter David et inter Ionathan filium Saul
8 tulit itaque rex duos filios Respha filiae Ahia
quos peperit Saul Armoni et Mifiboseth
et quinque filios Michol filiae Saul
quos genuerat Hadriheli filio Berzellai qui fuit de Molathi
9 et dedit eos in manu Gabaonitarum
qui crucifixerunt illos in monte coram Domino
et ceciderunt hii septem simul
occisi in diebus messis primis incipiente messione hordei
10 tollens autem Respha filia Ahia cilicium
substravit sibi super petram
ab initio messis donec stillaret aqua super eos de caelo
et non dimisit aves lacerare eos per diem neque bestias per noctem
11 et nuntiata sunt David quae fecerat Respha filia Ahia concubina Saul
12 et abiit David et tulit ossa Saul et ossa Ionathan filii eius
a viris Iabesgalaad qui furati fuerant ea de platea Bethsan
in qua suspenderant eos Philisthim
cum interfecissent Saul in Gelboe
13 et asportavit inde ossa Saul et ossa Ionathan filii eius
et colligentes ossa eorum qui adfixi fuerant
14 sepelierunt ea cum ossibus Saul et Ionathan filii eius
in terra Beniamin in latere in sepulchro Cis patris eius
feceruntque omnia quae praeceperat rex
et repropitiatus est Deus terrae post
haec
15 factum est autem rursum proelium Philisthinorum adversum Israhel
et descendit David et servi eius cum eo
et pugnabant contra Philisthim
deficiente autem David
16 Iesbidenob qui fuit de genere Arafa
cuius ferrum hastae trecentas uncias adpendebat
et accinctus erat ense novo
nisus est percutere David
17 praesidioque ei fuit Abisai filius Sarviae
et percussum Philistheum interfecit
tunc iuraverunt viri David dicentes
non egredieris nobiscum in bellum
ne extinguas lucernam Israhel
18 secundum quoque fuit bellum in Gob contra Philistheos
tunc percussit Sobbochai de Usathi Seph de stirpe Arafa
19 tertium quoque fuit bellum in Gob contra Philistheos
in quo percussit Adeodatus filius Saltus polymitarius bethleemites
Goliath Gettheum
cuius hastile hastae erat quasi liciatorium texentium
20 quartum bellum fuit in Geth in quo vir excelsus
qui senos in manibus pedibusque habebat digitos
id est viginti et quattuor
et erat de origine Arafa
21 blasphemavit Israhel
percussit autem eum Ionathan filius Sammaa fratris David
22 hii quattuor nati sunt de Arafa in Geth
et ceciderunt in manu David et servorum eius