Elia merret në qiell
1 Ja çfarë ndodhi kur Zoti e mori Elinë me anë të vorbullës në qiell: Elia dhe Eliseu ishin nisur nga Gilgali. 2 Elia i tha Eliseut: «Ti ndalu këtu, se mua Zoti më ka dërguar deri në Betel». Por Eliseu i tha: «Pasha Zotin dhe pasha jetën tënde, nuk të lë vetëm. Kështu, shkuan të dy në Betel». 3 Në Betel, Eliseut i dolën përpara bijtë e profetëve, që rrinin atje, e i thanë: «A e di se sot Zoti do ta marrë zotërinë tënd lart në qiell?». Ai iu përgjigj: «Po, e di, por heshtni».
4 Pastaj Elia i tha: «Elise, ti qëndro këtu, se mua Zoti më ka dërguar në Jeriko». Por Eliseu i tha: «Pasha Zotin e pasha jetën tënde, nuk të lë vetëm». Kështu, shkuan të dy në Jeriko. 5 Bijtë e profetëve, që rrinin në Jeriko, i dolën përpara Eliseut e i thanë: «A e di se sot Zoti do ta marrë zotërinë tënd lart në qiell?». Ai iu përgjigj: «Po, e di, por heshtni».
6 Elia i tha sërish Eliseut: «Ti qëndro këtu, se mua Zoti më ka dërguar në Jordan». Por Eliseu i tha: «Pasha Zotin e pasha jetën tënde, nuk të lë vetëm. Kështu, ata u nisën të dy». 7 Edhe pesëdhjetë nga bijtë e profetëve shkuan me ta, por u ndalën përballë tyre në njëfarë largësie, ndërsa Elia me Eliseun u ndalën në breg të Jordanit. 8 Atëherë Elia mori gunën, e palosi dhe me të i ra ujit. Uji i lumit u nda më dysh dhe ata kaluan nëpër tokë të thatë.
9 Kur kaluan matanë, Elia i tha Eliseut: «Kërko çfarë do që të bëj për ty para se të më marrë Zoti prej teje». Eliseu u përgjigj: «Të lutem, dua që të vijë mbi mua dyfishi i shpirtit tënd profetik». 10 Elia i tha: «Ke kërkuar një gjë të vështirë. Megjithatë, po të më shohësh kur të më marrë Zoti prej teje, do ta fitosh atë që kërkove. Po të mos më shohësh, nuk do ta fitosh». 11 Ata po ecnin duke biseduar, kur ia behu një karrocë e zjarrtë me kuaj të zjarrtë, që i ndau nga njëri-tjetri. Atëherë Elia u mor në qiell me një vorbull ere. 12 Kur e pa këtë gjë, Eliseu thërriti: «Ati im, o ati im, karroca dhe kalorësia e Izraelit!». Nuk e pa më Elinë, por hoqi rrobat e i shqeu më dysh.
13 Mandej mori gunën, që i kishte rënë Elisë, u kthye dhe qëndroi në breg të Jordanit. 14 Me gunën, që i kishte rënë Elisë, goditi ujin e tha: «Ku është Zoti, Perëndia i Elisë?». I ra ujit me gunë dhe uji i lumit u nda më dysh. Eliseu kaloi në bregun tjetër.
Eliseu zë vendin e Elisë
15 Bijtë e profetëve që rrinin në Jeriko, kur panë nga larg çfarë ndodhi, thanë: «Shpirti i Elisë ka zbritur mbi Eliseun». Atëherë shkuan për ta takuar Eliseun, u përkulën para tij deri në tokë 16 e i thanë: «Ja, bashkë me ne, shërbëtorët e tu, ndodhen këtu edhe pesëdhjetë burra të fortë. Lëri të shkojnë e të kërkojnë zotërinë tënd, sepse ndoshta shpirti i Zotit e ka marrë dhe e ka hedhur në ndonjë mal apo në ndonjë luginë». Eliseu u tha: «Mos i dërgoni». 17 Por ata ngulën këmbë aq shumë, saqë ai pranoi e u tha: «Nisini!». Pesëdhjetë burrat u nisën dhe e kërkuan Elinë për tri ditë, por nuk e gjetën. 18 Atëherë ata u kthyen tek Eliseu, që rrinte në Jeriko. Ai u tha: «A nuk ju thashë të mos shkoni?».
19 Banorët e qytetit të Jerikosë i thanë Eliseut: «Siç e sheh edhe zotëria ynë, qyteti ynë ndodhet në vend të mirë, por uji është i keq dhe toka nuk është pjellore». 20 Eliseu u tha: «Më sillni një enë të re të mbushur me kripë». Ata ia sollën. 21 Ai shkoi te burimi i ujërave, hodhi kripën në të e tha: «Kështu thotë Zoti: ja tek i shërova këto ujëra! Nuk kanë për të shkaktuar më as vdekje e as shterpësi». 22 Kështu, ujërat e Jerikosë u pastruan. Ato janë të pastra edhe sot e kësaj dite, sipas fjalës që tha Eliseu.
23 Prej andej Eliseu shkoi në Betel. Rrugës i dolën përpara disa djem të rinj nga qyteti dhe e tallën duke i thënë: «Ngjite maloren, o tullac! Ngjite, o tullac!». 24 Eliseu u kthye për t'i parë dhe i mallkoi në emër të Zotit. Atëherë prej pyllit ia behën dy arusha dhe shqyen dyzet e dy djem të rinj. 25 Prej andej Eliseu shkoi në malin Karmel e pastaj u kthye në Samari.
1 factum est autem
cum levare vellet Dominus Heliam per turbinem in caelum
ibant Helias et Heliseus de Galgalis
2 dixitque Helias ad Heliseum
sede hic quia Dominus misit me usque Bethel
cui ait Heliseus vivit Dominus et vivit anima tua
quia non derelinquam te
cumque descendissent Bethel
3 egressi sunt filii prophetarum qui erant Bethel ad
Heliseum
et dixerunt ei
numquid nosti quia hodie Dominus tollat dominum tuum a te
qui respondit et ego novi silete
4 dixit autem Helias ad Heliseum
sede hic quia Dominus misit me in Hiericho
et ille ait vivit Dominus et vivit anima tua quia non derelinquam te
cumque venissent Hierichum
5 accesserunt filii prophetarum qui erant in Hiericho ad Heliseum
et dixerunt ei
numquid nosti quia hodie Dominus tollet
dominum tuum a te
et ait et ego novi silete
6 dixit autem ei Helias
sede hic quia Dominus misit me ad Iordanem
qui ait vivit Dominus et vivit anima tua quia non derelinquam te
ierunt igitur ambo pariter
7 et quinquaginta viri de filiis prophetarum secuti sunt
qui et steterunt e contra longe
illi autem ambo stabant super Iordanem
8 tulitque Helias pallium suum et involvit illud et percussit aquas
quae divisae sunt in utramque partem
et transierunt ambo per siccum
9 cumque transissent Helias dixit ad Heliseum
postula quod vis ut faciam tibi antequam tollar a te
dixitque Heliseus obsecro ut fiat duplex spiritus tuus in me
10 qui respondit rem difficilem postulasti
attamen si videris me quando tollor a te erit quod petisti
si autem non videris non erit
11 cumque pergerent et incedentes sermocinarentur
ecce currus igneus et equi ignei diviserunt utrumque
et ascendit Helias per turbinem in caelum
12 Heliseus autem videbat et clamabat
pater mi pater mi currus Israhel et auriga eius
et non vidit eum amplius
adprehenditque vestimenta sua et scidit illa in duas partes
13 et levavit pallium Heliae quod ceciderat ei
reversusque stetit super ripam Iordanis
14 et pallio Heliae quod ceciderat ei percussit aquas
et dixit ubi est Deus Heliae etiam nunc
percussitque aquas et divisae sunt huc atque illuc et transiit Heliseus
15 videntes autem filii prophetarum qui erant in Hiericho de contra
dixerunt
requievit spiritus Heliae super Heliseum
et venientes in occursum eius adoraverunt eum proni in terram
16 dixeruntque illi ecce cum servis tuis sunt quinquaginta viri fortes
qui possint ire et quaerere dominum tuum
ne forte tulerit eum spiritus Domini
et proiecerit in uno montium aut in una vallium
qui ait nolite mittere
17 coegeruntque eum donec adquiesceret et diceret mittite
et miserunt quinquaginta viros
qui cum quaesissent tribus diebus non invenerunt
18 et reversi sunt ad eum
at ille habitabat in Hiericho
dixitque eis numquid non dixi vobis nolite ire
19 dixerunt quoque viri civitatis ad Heliseum
ecce habitatio civitatis huius optima est
sicut tu ipse domine perspicis
sed aquae pessimae sunt et terra sterilis
20 at ille ait adferte mihi vas novum et mittite in illud sal
qui cum adtulissent
21 egressus ad fontem aquarum misit in eum sal et ait
haec dicit Dominus sanavi aquas has
et non erit ultra in eis mors neque sterilitas
22 sanatae sunt ergo aquae usque ad diem hanc
iuxta verbum Helisei quod locutus est
23 ascendit autem inde Bethel
cumque ascenderet per viam
pueri parvi egressi sunt de civitate et inludebant ei dicentes
ascende calve ascende calve
24 qui cum se respexisset vidit eos
et maledixit eis in nomine Domini
egressique sunt duo ursi de saltu
et laceraverunt ex eis quadraginta duos pueros
25 abiit autem inde in montem Carmeli
et inde reversus est Samariam