Veprat e tjera të Solomonit
1 Solomonit iu deshën njëzet vjet për të ndërtuar tempullin e Zotit dhe pallatin e vet mbretëror. 2 Ai rindërtoi edhe qytetet që i kishte dhënë Hirami dhe në to vuri të banojnë izraelitë.
3 Më pas Solomoni sulmoi Hamat Cobahun dhe e pushtoi. 4 Ai ndërtoi Tadmorin në shkretëtirë dhe të gjitha qytetet, ku grumbulloheshin tëmotjet, në krahinën e Hamatit. 5 Solomoni rindërtoi Bet Horonin e sipërm dhe Bet Horonin e poshtëm dhe i bëri qytete të fortifikuara, të rrethuara me mure, me porta e me shula. 6 Ai rindërtoi edhe Baalatin si edhe të gjitha qytetet, ku grumbullonte tëmotjet, të gjitha qytetet për qerret e luftës dhe qytetet për kalorësinë. Ai përfundoi edhe gjithçka që dëshironte të ndërtonte në Jerusalem, në Liban dhe në të gjitha krahinat e mbretërisë së tij. 7 Të gjithë ata që kishin mbetur prej hititëve, amoritëve, perizitëve, hivitëve dhe jebusitëve e që nuk i përkisnin popullit të Izraelit, 8 si dhe paraardhësit e tyre, që kishin mbetur ende në vend, ngaqë izraelitët nuk ia kishin dalë që t'i shfarosnin, Solomoni i vuri të bënin punë të detyruar si edhe sot e kësaj dite. 9 Solomoni nuk bëri skllevër pune asnjë nga izraelitët, por i caktoi luftëtarë, prijës, krerë, komandantë dhe drejtues të qerreve dhe të kalorësisë së tij. 10 Krerët e atyre që mbikëqyrnin punët e Solomonit ishin dyqind e pesëdhjetë. Ata ishin përgjegjës për popullin.
11 Solomoni e largoi bijën e faraonit nga qyteti i Davidit dhe e çoi për të banuar në pallatin e ndërtuar për të, sepse tha: «Gruaja ime nuk do të banojë në pallatin mbretëror të Davidit, mbretit të Izraelit, sepse vendi ku ka ardhur arka e Zotit është i shenjtë».
12 Atëherë Solomoni i kushtoi fli shkrumbimi Zotit mbi altarin e Zotit që kishte ndërtuar para portikut. 13 Solomoni kushtonte flijime ditën e shtunë, kur kishte hënë të re dhe për tri të kremtet e mëdha të vitit, pra, të kremten e të ndormëve, të kremten e javëve dhe të kremten e kasolleve, sipas rregullave që kishte caktuar Moisiu për çdo ditë të caktuar. 14 Sipas vendimeve të Davidit, atit të tij, Solomoni i ndau priftërinjtë në rangje sipas shërbesës që kryenin. Të njëjtën gjë bëri edhe me levitët, të cilët këndonin himne dhe shërbenin pranë priftërinjve për çdo ditë të caktuar. Në fund ndau edhe portarët e tempullit në rangje sipas portave, siç kishte urdhëruar Davidi, njeriu i Perëndisë. 15 Nuk iu shmangën aspak rregullave të caktuara nga mbreti për priftërinjtë e për levitët dhe as për mbajtjen e thesarit.
16 Kështu u zbatuan të gjitha planet e Solomonit, që nga dita e hedhjes së themeleve të tempullit të Zotit e deri në ditën e përfundimit të tij.
17 Solomoni shkoi në Ecjon Geber dhe në Ejlat, që ndodhen në brigjet e detit, në tokën e Edomit. 18 Hirami i dërgoi Solomonit disa nga shërbëtorët e tij detarë që e njihnin mirë detin. Ata shkuan bashkë me shërbëtorët e Solomonit në Ofir dhe prej andej i sollën mbretit Solomon dymbëdhjetë tonë ar.
1 expletis autem viginti annis
postquam aedificavit Salomon domum Domini et domum suam
2 civitates quas dederat Hiram Salomoni aedificavit
et habitare ibi fecit filios Israhel
3 abiit quoque in Emath Suba et obtinuit eam
4 et aedificavit Palmyram in deserto
et alias civitates munitissimas aedificavit in Emath
5 extruxitque Bethoron superiorem et Bethoron inferiorem
civitates muratas habentes portas et vectes et seras
6 Baalath etiam et omnes urbes firmissimas quae fuerunt Salomonis
cunctasque urbes quadrigarum et urbes equitum
omnia quae voluit Salomon atque disposuit aedificavit
in Hierusalem et in Libano et in universa terra
potestatis suae
7 omnem populum qui derelictus fuerat
de Hettheis et Amorreis et Ferezeis et Eveis et Iebuseis
qui non erant de stirpe Israhel
8 de filiis eorum et de posteris
quos non interfecerant filii Israhel
subiugavit Salomon in tributarios usque in diem hanc
9 porro de filiis Israhel non posuit ut servirent operibus regis
ipsi enim erant viri bellatores et duces primi
et principes quadrigarum et equitum eius
10 omnes autem principes exercitus regis Salomonis
fuerunt ducenti quinquaginta qui erudiebant populum
11 filiam vero Pharaonis transtulit de civitate David
in domum quam aedificaverat ei
dixit enim non habitabit uxor mea in domo David regis
Israhel
eo quod sanctificata sit quia ingressa est eam
arca Domini
12 tunc obtulit Salomon holocausta Domino super altare Domini
quod extruxerat ante porticum
13 ut per singulos dies offerretur in eo iuxta
praeceptum Mosi
in sabbatis et in kalendis et in festis diebus
ter per annum id est in sollemnitate azymorum
et in sollemnitate ebdomadarum
et in sollemnitate tabernaculorum
14 et constituit iuxta dispositionem David patris sui officia sacerdotum
in ministeriis suis
et Levitas in ordine suo
ut laudarent et ministrarent coram sacerdotibus
iuxta ritum uniuscuiusque diei
et ianitores in divisionibus suis
per portam et portam
sic enim praeceperat David homo Dei
15 nec praetergressi sunt de mandatis regis
tam sacerdotes quam Levitae
ex omnibus quae praeceperat
et in custodiis thesaurorum
16 omnes inpensas praeparatas habuit Salomon
ex eo die quo fundavit domum Domini
usque in diem quo perfecit eam
17 tunc abiit Salomon in Hesiongaber et in Ahilath
ad oram maris Rubri quae est in
terra Edom
18 misit autem ei Hiram per manum servorum suorum
naves et nautas gnaros maris
et abierunt cum servis Salomonis in Ophir
tuleruntque inde quadringenta quinquaginta talenta auri
et adtulerunt ad regem Salomonem