Kremtimi i Pashkës
1 Ezekia i dërgoi lajm mbarë Izraelit dhe Judës, madje dërgoi letra edhe në Efraim e në Manase, që të vinin në Jerusalem në tempullin e Zotit për të kremtuar Pashkën në nder të Zotit, Perëndisë së Izraelit. 2 Mbreti, prijësit e mbarë kuvendi në Jerusalem, u këshilluan dhe vendosën ta kremtonin Pashkën në muajin e dytë. 3 Deri në atë kohë nuk kishin mundur ta kremtonin Pashkën, sepse nuk kishte pasur mjaft priftërinj të shenjtëruar për kremtimin dhe populli nuk ishte mbledhur në Jerusalem. 4 Kjo gjë i pëlqeu mbretit e mbarë kuvendit. 5 Atëherë vendosën ta shpallin lajmin në mbarë Izraelin, nga Bersheba deri në Dan, që të vinin e të kremtonin në Jerusalem Pashkën e Zotit, Perëndisë së Izraelit, sepse ata që e kishin kremtuar sipas rregullave të shkruara ishin të paktë. 6 Lajmëtarët morën letrat e nënshkruara nga mbreti dhe prijësit e tij, shkuan në mbarë Izraelin e Judën, dhe, sipas urdhrit të mbretit, shpallën: «Bij të Izraelit, të gjithë ju që i shpëtuat zgjedhës së mbretit të Asirisë! Kthehuni te Zoti, Perëndia i Abrahamit, i Isakut dhe i Izraelit, që edhe ai të kthehet te ju. 7 Mos u bëni si etërit dhe si vëllezërit tuaj, që vepruan me paudhësi kundër Zotit, Perëndisë së etërve të tyre, i cili i la të bien në mjerim, siç e shihni vetë. 8 Mos u bëni kokëfortë si etërit tuaj! Zgjatini, pra, duart tani drejt Zotit dhe ejani në shenjtëroren e tij, që ai e shenjtëroi në amshim, e shërbejini Zotit, Perëndisë tuaj, që të largohet prej jush zemërimi i tij i zjarrtë. 9 Nëse ktheheni te Zoti, vëllezërit dhe bijtë tuaj do të gjejnë mëshirë para atyre që i kanë robëruar e do të kthehen në këtë vend, sepse Zoti, Perëndia juaj, është i mëshirshëm e i dhembshur dhe nuk do të largohet nga ju, nëse ktheheni tek ai».
10 Lajmëtarët kaluan qytet më qytet në tokën e Efraimit dhe të Manaseut deri në Zabulon, por njerëzit i përqeshën e u tallën me ta. 11 Megjithatë, disa prej fisit të Asherit, Manaseut dhe Zabulonit u përulën dhe erdhën në Jerusalem. 12 Në Judë veproi dora e Perëndisë dhe i bëri të gjithë t'i binden me një zemër urdhrit të mbretit e të prijësve, sipas fjalës së Zotit.
13 Kështu, në muajin e dytë në Jerusalem u mblodh një turmë e madhe për të kremtuar festën e Bukëve të ndorme. Bashkësia e mbledhur ishte shumë e madhe. 14 Si fillim u ngritën e hoqën altarët që ishin nëpër Jerusalem, si dhe altarët ku kushtohej temjan, dhe i hodhën në përroin e Kidronit. 15 Qengjin e Pashkës e therën në ditën e katërmbëdhjetë të muajit të dytë. Priftërinjtë dhe levitët, të turpëruar, u shenjtëruan dhe kushtuan fli shkrumbimi në tempullin e Zotit. 16 Ata qëndruan në vendet e tyre sipas rregullave dhe ligjit të Moisiut, njeriut të Perëndisë. Priftërinjtë spërkatnin me gjakun që e merrnin nga duart e levitëve. 17 Meqenëse shumë prej bashkësisë nuk ishin pastruar, levitët kushtonin flitë e Pashkës për të gjithë ata që nuk ishin pastruar për t'i kushtuar fli Zotit. 18 Një pjesë shumë e madhe e atyre që erdhën nga Efraimi, Manaseu, Isahari e Zabuloni nuk ishin pastruar dhe nuk e hëngrën Pashkën sipas rregullave të shkruara. Por Ezekia u lut për ta e tha: «Zoti i mirë faltë 19 cilindo që ka vendosur në zemrën e vet të kërkojë Perëndinë, Zotin, Perëndinë e etërve të tij, edhe pa kryer pastrimin që kërkon shenjtërorja». 20 Zoti e dëgjoi Ezekinë dhe pati dhembshuri për popullin. 21 Izraelitët, që u ndodhën në Jerusalem, e kremtuan festën e Bukëve të ndorme për shtatë ditë me shumë gëzim, duke përlëvduar Zotin. Çdo ditë levitët dhe priftërinjtë e përlëvdonin Zotin me vegla muzikore. 22 Ezekia i përgëzoi të gjithë levitët për njohuritë dhe kujdesin e treguar ndaj Zotit. Për të shtatë ditët e së kremtes kishin ngrënë, kishin kushtuar fli paqtimi dhe kishin falënderuar Zotin, Perëndinë e etërve të tyre.
23 Mbarë bashkësia vendosi atëherë të kremtonte edhe shtatë ditë të tjera. Kështu, kremtuan edhe për shtatë ditë tërë gëzim, 24 sepse Ezekia, mbreti i Judës, i kishte dhuruar bashkësisë një mijë mëzetër dhe shtatë mijë dele, ndërsa prijësit i kishin dhuruar bashkësisë një mijë mëzetër dhe dhjetë mijë dele. U shenjtëruan edhe shumë priftërinj. 25 U gëzua mbarë bashkësia e Judës, priftërinjtë, levitët, të gjithë ata që kishin ardhur nga Izraeli, si edhe të huajt që kishin ardhur nga Izraeli apo që banonin në Judë. 26 Gëzimi qe shumë i madh në Jerusalem, sepse që nga koha e Solomonit, birit të Davidit, mbretit të Izraelit, nuk ishte parë një kremtim i tillë. 27 Pastaj priftërinjtë u ngritën dhe bekuan popullin. Zëri dhe lutja e tyre u dëgjua deri në qiell, në banesën e shenjtë.
1 misit quoque Ezechias ad omnem Israhel et Iudam
scripsitque epistulas ad Ephraim et Manassem
ut venirent ad domum Domini in Hierusalem
et facerent phase Domino Deo Israhel
2 inito ergo consilio regis et principum
et universi coetus Hierusalem
decreverunt ut facerent phase mense secundo
3 non enim occurrerant facere in
tempore suo
quia sacerdotes qui possent sufficere sanctificati non
fuerant
et populus necdum congregatus erat in
Hierusalem
4 placuitque sermo regi et omni multitudini
5 et decreverunt ut mitterent nuntios in universum Israhel
de Bersabee usque Dan
ut venirent et facerent phase Domino Deo Israhel in Hierusalem
multi enim non fecerant
sicut lege praescriptum est
6 perrexeruntque cursores cum epistulis
ex regis imperio et principum eius
in universum Israhel et Iudam
iuxta quod rex iusserat praedicantes
filii Israhel revertimini ad Dominum Deum Abraham et
Isaac et Israhel
et revertetur ad reliquias
quae effugerunt manum regis Assyriorum
7 nolite fieri sicut patres vestri et fratres
qui recesserunt a Domino Deo patrum suorum
et tradidit eos in interitum ut ipsi cernitis
8 nolite indurare cervices vestras sicut patres vestri
tradite manus Domino
et venite ad sanctuarium eius quod sanctificavit in aeternum
servite Domino Deo patrum vestrorum
et avertetur a vobis ira furoris eius
9 si enim vos reversi fueritis ad Dominum
fratres vestri et filii habebunt misericordiam coram dominis suis
qui illos duxere captivos
et revertentur in terram hanc
pius enim et clemens est Dominus Deus vester
et non avertet faciem suam a vobis si reversi fueritis ad eum
10 igitur cursores pergebant velociter de civitate in civitatem
per terram Ephraim et Manasse usque Zabulon
illis inridentibus et subsannantibus eos
11 attamen quidam viri ex Aser et Manasse et Zabulon
adquiescentes consilio venerunt Hierusalem
12 in Iuda vero facta est manus Domini ut daret eis cor unum
et facerent iuxta praeceptum regis et principum verbum Domini
13 congregatique sunt in Hierusalem populi multi
ut facerent sollemnitatem azymorum in mense secundo
14 et surgentes destruxerunt altaria quae erant in Hierusalem
atque universa in quibus idolis adolebatur incensum
subvertentes proiecerunt in torrentem Cedron
15 immolaverunt autem phase quartadecima die mensis secundi
sacerdotes quoque atque Levitae tandem sanctificati
obtulerunt holocausta in domo Domini
16 steteruntque in ordine suo
iuxta dispositionem et legem Mosi hominis Dei
sacerdotes vero suscipiebant effundendum sanguinem de manibus Levitarum
17 eo quod multa turba sanctificata non esset
et idcirco Levitae immolarent phase
his qui non occurrerant sanctificari Domino
18 magna etiam pars populi
de Ephraim et Manasse et Isachar et Zabulon
quae sanctificata non fuerat
comedit phase non iuxta quod scriptum est
et oravit pro eis Ezechias dicens
Dominus bonus propitiabitur
19 cunctis
qui in toto corde requirunt Dominum Deum patrum suorum
et non inputabit eis quod minus sanctificati sunt
20 quem exaudivit Dominus et placatus est populo
21 feceruntque filii Israhel qui inventi sunt in Hierusalem
sollemnitatem azymorum septem diebus in laetitia magna
laudantes Dominum per singulos dies
Levitae quoque et sacerdotes per organa
quae suo officio congruebant
22 et locutus est Ezechias ad cor omnium Levitarum
qui habebant intellegentiam bonam super Domino
et comederunt septem diebus sollemnitatis
immolantes victimas pacificorum
et laudantes Dominum Deum patrum suorum
23 placuitque universae multitudini
ut celebrarent etiam alios dies septem
quod et fecerunt cum ingenti gaudio
24 Ezechias enim rex Iuda praebuerat multitudini
mille tauros et septem milia ovium
principes vero dederant populo tauros mille et oves
decem milia
sanctificata ergo est sacerdotum plurima
multitudo
25 et hilaritate perfusa omnis turba Iuda
tam sacerdotum et Levitarum
quam universae frequentiae quae venerat ex Israhel
proselytorum quoque de terra Israhel et habitantium in Iuda
26 factaque est grandis celebritas in Hierusalem
qualis a diebus Salomonis filii David regis Israhel in ea urbe non
fuerat
27 surrexerunt autem sacerdotes atque Levitae benedicentes populo
et exaudita est vox eorum
pervenitque oratio in habitaculum sanctum caeli