Mbretërimi i Jehoramit në Judë
1 Joshafati u preh me paraardhësit e tij dhe e varrosën bashkë me ta në qytetin e Davidit. Pas tij mbretëroi Jehorami, i biri. 2 Jehorami kishte vëlla Azarjahun, Jehielin, Zakarinë, Azarjahun, Mikaelin dhe Shefatjahun. Të gjithë vëllezërit e tij ishin bij të Joshafatit, mbretit të Izraelit. 3 I ati u kishte dhënë shumë dhurata argjendi e ari, sende me vlerë dhe qytete të fortifikuara anekënd Judës, ndërsa mbretërinë ia dha Jehoramit, sepse ai ishte i parëlinduri. 4 Kur hipi në fronin e të atit, Jehorami e forcoi pushtetin dhe i vrau me shpatë të gjithë vëllezërit, përfshirë këtu edhe disa nga prijësit e Izraelit. 5 Jehorami ishte tridhjetë e dy vjeç kur u bë mbret. Ai sundoi për tetë vjet në Jerusalem. 6 Ai u soll si mbretërit e Izraelit dhe ndoqi shembullin e shtëpisë së Ahabit, sepse ishte martuar me bijën e Ahabit. Jehorami bëri çka është keq në sytë e Zotit. 7 Megjithatë Zoti nuk donte ta shkatërronte shtëpinë e Davidit, për shkak të besëlidhjes që kishte bërë me të. Zoti i kishte premtuar se pasardhësit e Davidit do të mbretëronin përherë si një pishtar i ndezur.
8 Gjatë mbretërimit të Jehoramit, Edomi ngriti krye kundër sundimit të Judës dhe shpalli mbretin e vet. 9 Atëherë Jehorami kaloi kufirin, bashkë me krerët e ushtrisë së tij dhe me të gjitha qerret e luftës që kishte. Edomitët e rrethuan Jehoramin me gjithë prijësit e qerreve të luftës. Atëherë ai u ngrit natën e i sulmoi. 10 Edomi nuk i është nënshtruar më sundimit të mbretërisë së Judës edhe sot e kësaj dite. Në të njëjtën kohë kundër sundimit të Judës ngriti krye edhe Libnahu. Kjo ndodhi ngaqë Jehorami e kishte braktisur Zotin, Perëndinë e etërve të tij.
11 Jehorami ndërtoi edhe faltore idhujsh nëpër malet e Judës, duke e bërë popullin e Jerusalemit ta tradhtojnë Zotin dhe banorët e Judës të largohen prej tij. 12 Atëherë profeti Eli i dërgoi një letër, ku i thoshte: «Kështu thotë Zoti, Perëndia i Davidit, atit tënd: “Ti nuk je sjellë si ati yt, Joshafati, dhe as si Asai, mbreti i Judës, 13 por je sjellë si mbretërit e Izraelit, duke e bërë popullin e Judës dhe banorët e Jerusalemit ta tradhtojnë Zotin, ashtu siç i bëri edhe shtëpia e Ahabit. Për me tepër, vrave edhe vëllezërit e tu, familjen e atit tënd, që ishin më të mirë se ti. 14 Prandaj, ja, Zoti do të sjellë një fatkeqësi të madhe mbi popullin tënd, mbi bijtë e tu, mbi gratë e tua dhe mbi gjithë pasurinë tënde. 15 Ti vetë do të vuash nga një sëmundje e rëndë barku që do të t'i nxjerrë zorrët prej barkut dita-ditës”».
16 Atëherë Zoti nxiti kundër Jehoramit shpirtrat e filistinëve dhe të arabëve, fqinjëve të kushitëve. 17 Ata e sulmuan Judën, e pushtuan dhe rrëmbyen bijtë e Jeroboamit, gratë e tij, si edhe gjithë pasuritë e pallatit mbretëror. Jeroboamit i mbeti vetëm djali i vogël, Jehoahazi.
18 Pas këtyre ngjarjeve, Zoti e goditi Jehoramin me një sëmundje të pashërueshme barku. 19 Jehorami përkeqësohej ditë pas dite. Si kaluan dy vjet, atij i dolën zorrët e barkut nga sëmundja e rëndë. Jehorami vdiq me dhimbje të tmerrshme. Gjatë varrimit të Jehoramit, populli nuk ndezi zjarre të mëdha për nder të tij, sikurse kishte bërë për paraardhësit e tij. 20 Jehorami ishte tridhjetë e dy vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi për tetë vjet në Jerusalem. Ai vdiq pa iu dhimbsur askujt dhe e varrosën në qytetin e Davidit, por jo në varret e mbretërve.
1 dormivit autem Iosaphat cum patribus suis
et sepultus est cum eis in civitate David
regnavitque Ioram filius eius pro eo
2 qui habuit fratres filios Iosaphat
Azariam et Hiahihel et Zacchariam et Azariam et Michahel et
Saphatiam
omnes hii filii Iosaphat regis Israhel
3 deditque eis pater suus multa munera argenti et auri
et pensitationes cum civitatibus munitissimis in Iuda
regnum autem tradidit Ioram eo quod esset primogenitus
4 surrexit ergo Ioram super regnum patris sui
cumque se confirmasset occidit omnes fratres suos gladio
et quosdam de principibus Israhel
5 triginta duo annorum erat Ioram cum regnare coepisset
et octo annis regnavit in Hierusalem
6 ambulavitque in viis regum Israhel sicut egerat domus Ahab
filia quippe Ahab erat uxor eius
et fecit malum in conspectu Domini
7 noluit autem Dominus disperdere domum David
propter pactum quod inierat cum eo
et quia promiserat ut daret illi lucernam
et filiis eius omni tempore
8 in diebus illis rebellavit Edom ne esset subditus Iudae
et constituit sibi regem
9 cumque transisset Ioram
cum principibus suis et cuncto equitatu qui erat secum
surrexit nocte et percussit Edom qui se circumdederat
et omnes duces equitatus eius
10 attamen rebellavit Edom
ne esset sub dicione Iuda usque ad hanc diem
eo tempore et Lobna recessit ne esset sub manu illius
dereliquerat enim Dominum Deum patrum suorum
11 insuper et excelsa fabricatus est in urbibus Iuda
et fornicari fecit habitatores Hierusalem et praevaricari Iudam
12 adlatae sunt autem ei litterae ab Helia propheta
in quibus scriptum erat
haec dicit Dominus Deus David patris tui
quoniam non ambulasti in viis Iosaphat patris tui
et in viis Asa regis Iuda
13 sed incessisti per iter regum Israhel
et fornicari fecisti Iudam et habitatores Hierusalem
imitatus fornicationem domus Ahab
insuper et fratres tuos domum patris tui meliores te occidisti
14 ecce Dominus percutiet te plaga magna
cum populo tuo et filiis et uxoribus tuis universaque substantia tua
15 tu autem aegrotabis pessimo languore uteri
donec egrediantur vitalia tua paulatim per dies singulos
16 suscitavit ergo Dominus contra Ioram spiritum Philisthinorum et Arabum
qui confines sunt Aethiopibus
17 et ascenderunt in terram Iuda et vastaverunt eam
diripueruntque cunctam substantiam quae inventa est in domo regis
insuper et filios eius et uxores
nec remansit ei filius nisi Ioachaz
qui minimus natu erat
18 et super haec omnia percussit eum Dominus alvi languore insanabili
19 cumque diei succederet dies et temporum spatia volverentur
duorum annorum expletus est circulus
et sic longa consumptus tabe ita ut egereret etiam
viscera sua
languore pariter et vita caruit
mortuusque est in infirmitate pessima
et non fecit ei populus secundum morem conbustionis exequias
sicut fecerat maioribus eius
20 triginta duum annorum fuit cum
regnare coepisset
et octo annis regnavit in Hierusalem ambulavitque non recte
et sepelierunt eum in civitate David
verumtamen non in sepulchro regum