Shërbesa e apostujve
1 Kështu, gjithkush të na shohë si shërbëtorë të Krishtit dhe si kujdestarë të të fshehtave të Perëndisë. 2 Ajo që kërkohet nga kujdestarët është të jenë besnikë. 3 Sa për mua, nuk ka shumë rëndësi nëse gjykohem nga ju apo nga ndonjë gjyq njerëzor dhe, madje, as vetë unë nuk e gjykoj veten. 4 Ndërgjegjja nuk më qorton për asgjë, por nuk është kjo që më bën të drejtë, sepse gjykatësi im është Zoti. 5 Prandaj mos gjykoni para kohe, derisa të vijë Zoti që do të nxjerrë në dritë të fshehtat e errësirës dhe do të zbulojë dëshirat e zemrës. Atëherë gjithsecili do të marrë lëvdimin e vet nga Perëndia.
6 O vëllezër, këto gjëra që ju thashë për veten dhe për Apolin jua dhashë si shembull, që të mësoni kuptimin e thënies «Sa është shkruar e jo më shumë» dhe që të mos krenoheni me njërin e të hidhni poshtë tjetrin. 7 Çfarë të dallon nga të tjerët? A nuk t'i ka dhënë tjetërkush të gjitha ato që ke? Nëse i ke marrë nga Perëndia, përse mburresh si të mos i kishe marrë prej tij? 8 Tani qenkeni të ngopur! Tani qenkeni të pasur! Tani qenkeni bërë mbretër pa ne! Ah, sikur të ishit bërë mbretër, që të mbretëronim edhe ne me ju.
9 Unë mendoj se Perëndia na ka vënë ne apostujt në vendin e fundit, na ka bërë si të dënuar me vdekje, se jemi bërë gazi i botës, i engjëjve dhe i njerëzve. 10 Kështu, për shkak të Krishtit ne jemi të marrë, ndërsa ju të mençur; ne jemi të dobët, ndërsa ju të fortë; ne jemi të poshtëruar, ndërsa ju të nderuar. 11 Sot e kësaj dite ne kemi uri, kemi etje, jemi të zhveshur, na rrahin me shuplaka, endemi pa shtëpi 12 dhe lodhemi duke punuar me duart tona. Kur na fyejnë, bekojmë; kur na përndjekin, durojmë; 13 kur na shajnë, përgjigjemi me mirësi. Jemi bërë si plehrat e botës dhe ende jemi si fundërrinat e njerëzve.
14 Këto nuk jua shkruaj për t'ju turpëruar, por për t'ju këshilluar si bijtë e mi të dashur. 15 Edhe sikur të kishit me mijëra mësues për besimin në Krishtin, nuk keni shumë etër, se jam unë ai që ju ktheva në besimin e Krishtit Jezu me anë të ungjillit. 16 Prandaj ju kërkoj të më shkërbeni mua. 17 Për këtë arsye ju dërgova Timoteun që është biri im i dashur dhe besnik në veprën e Zotit. Ai do t'ju kujtojë parimet e mia për jetën me Krishtin Jezu, ashtu siç ua mësoj unë njerëzve në çdo kishë.
18 Disa nga ju filluan të krekosen duke menduar se nuk do të vij te ju, 19 por do të vij së shpejti, në dashtë Zoti, dhe ata që krekosen do t'i njoh nga çfarë janë të zotë të bëjnë e jo nga fjalët. 20 Mbretëria e Perëndisë nuk duket nga fjalët, por nga fuqia. 21 Çfarë doni? Të vij te ju me thupër apo me dashuri e me shpirtbutësi?
1 sic nos existimet homo ut ministros Christi
et dispensatores mysteriorum Dei
2 hic iam quaeritur inter dispensatores ut fidelis quis inveniatur
3 mihi autem pro minimo est ut a vobis iudicer aut ab humano die
sed neque me ipsum iudico
4 nihil enim mihi conscius sum
sed non in hoc iustificatus sum
qui autem iudicat me Dominus est
5 itaque nolite ante tempus iudicare quoadusque veniat Dominus
qui et inluminabit abscondita tenebrarum
et manifestabit consilia cordium
et tunc laus erit unicuique a Deo
6 haec autem fratres transfiguravi in me et Apollo propter vos
ut in nobis discatis
ne supra quam scriptum est
unus adversus alterum infletur pro alio
7 quis enim te discernit quid autem habes quod non accepisti
si autem accepisti quid gloriaris quasi non acceperis
8 iam saturati estis iam divites facti estis
sine nobis regnastis
et utinam regnaretis
ut et nos vobiscum regnaremus
9 puto enim Deus nos
apostolos novissimos ostendit
tamquam morti destinatos
quia spectaculum facti sumus mundo et angelis et hominibus
10 nos stulti propter Christum vos autem prudentes in Christo
nos infirmi vos autem fortes
vos nobiles nos autem ignobiles
11 usque in hanc horam et esurimus et sitimus et nudi sumus
et colaphis caedimur et instabiles sumus
12 et laboramus operantes manibus nostris
maledicimur et benedicimus
persecutionem patimur et sustinemus
13 blasphemamur et obsecramus
tamquam purgamenta huius mundi facti sumus
omnium peripsima usque adhuc
14 non ut confundam vos haec scribo
sed ut filios meos carissimos moneo
15 nam si decem milia pedagogorum habeatis in Christo
sed non multos patres
nam in Christo Iesu per evangelium ego vos genui
16 rogo ergo vos
imitatores mei estote
17 ideo misi ad vos Timotheum
qui est filius meus carissimus et fidelis in Domino
qui vos commonefaciat vias meas
quae sunt in Christo
sicut ubique in omni ecclesia doceo
18 tamquam non venturus sim ad vos sic inflati sunt quidam
19 veniam autem cito ad vos si Dominus voluerit
et cognoscam non sermonem eorum qui inflati sunt sed virtutem
20 non enim in sermone est regnum Dei sed in virtute
21 quid vultis
in virga veniam ad vos
an in caritate et spiritu mansuetudinis