Vdekja e Saulit
1 Filistinët e sulmuan Izraelin. Izraelitët ikën prej filistinëve, por mbetën të vrarë në malin Gilboa. 2 Filistinët e ndoqën këmba-këmbës Saulin me të bijtë dhe vranë Jonatanin, Abinadabin e Malkishuain, bijtë e Saulit. 3 Beteja kundër Saulit u bë e ashpër. Harkëtarët e vunë në shënjestër e ai u plagos nga harkëtarët. 4 Atëherë Sauli i tha armëmbajtësit të vet: «Nxirre shpatën e më shporo, që të mos vijnë këta të parrethprerë e të tallen me mua». Por armëmbajtësi nuk pranoi, se pati shumë frikë, prandaj Sauli e mori vetë shpatën e u hodh mbi të. 5 Kur armëmbajtësi pa se Sauli kishte vdekur, u hodh edhe ai mbi shpatë e vdiq. 6 Kështu vdiq Sauli. Vdiq ai vetë, me tre bijtë e me shtëpinë e vet. 7 Kur izraelitët, që ishin në luginë, panë se ata kishin ikur dhe se Sauli me bijtë e vet kishin vdekur, i braktisën qytetet e veta e morën arratinë. Atëherë filistinët erdhën e u vendosën aty.
8 Të nesërmen, kur filistinët erdhën të zhvatnin kufomat e të vrarëve, gjetën Saulin e bijtë e tij që kishin rënë në malin Gilboa. 9 E plaçkitën, i morën kokën dhe armët dhe i dërguan në tokën e filistinëve, për t'u dhënë lajmin idhujve e popullit përreth. 10 Armët i vunë në tempullin e perëndive të tyre, ndërsa kafkën ia varën në tempullin e Dagonit. 11 Kur të gjithë banorët e Jabesh Gileadit dëgjuan gjithçka i kishin bërë filistinët Saulit, 12 të gjithë luftëtarët u ngritën e morën kufomën e Saulit dhe kufomat e bijve të tij e i sollën në Jabesh. Ua varrosën eshtrat nën qarrin e Jabeshit dhe agjëruan shtatë ditë.
13 Sauli vdiq për shkak të pabesisë së vet, se nuk i qëndroi besnik Zotit dhe nuk e zbatoi urdhrin e Zotit, por u këshillua me ata që thërrasin shpirtra të vdekurish. 14 Nuk u këshillua me Zotin, prandaj ai e vrau dhe ia kaloi mbretërinë Davidit, birit të Jeseut.
1 Philisthim autem pugnabant contra Israhel
fugeruntque viri Israhel Palestinos
et ceciderunt vulnerati in monte Gelboe
2 cumque adpropinquassent Philisthei persequentes Saul et filios eius
percusserunt Ionathan et Abinadab et Melchisuae filios Saul
3 et adgravatum est proelium contra Saul
inveneruntque eum sagittarii et vulneraverunt iaculis
4 et dixit Saul ad armigerum suum
evagina gladium tuum et interfice me
ne forte veniant incircumcisi isti et inludant mihi
noluit autem armiger eius hoc facere timore perterritus
arripuit igitur Saul ensem et inruit in eum
5 quod cum vidisset armiger eius
videlicet mortuum esse Saul
inruit etiam ipse in gladium suum et mortuus est
6 interiit ergo Saul et tres filii eius
et omnis domus illius pariter concidit
7 quod cum vidissent viri Israhel qui habitabant in campestribus fugerunt
et Saul ac filiis eius mortuis dereliquerunt urbes suas
et huc illucque dispersi sunt
veneruntque Philisthim et habitaverunt in eis
8 die igitur altero detrahentes Philisthim spolia caesorum
invenerunt Saul et filios eius iacentes in monte Gelboe
9 cumque spoliassent eum et amputassent caput armisque nudassent
miserunt in terram suam
ut circumferretur et ostenderetur idolorum templis et
populis
10 arma autem eius consecraverunt in fano dei sui
et caput adfixerunt in templo Dagon
11 hoc cum audissent viri Iabesgalaad
omnia scilicet quae Philisthim fecerunt super Saul
12 consurrexerunt singuli virorum fortium
et tulerunt cadavera Saul et filiorum eius
adtuleruntque ea in Iabes
et sepelierunt ossa eorum subter quercum quae erat in Iabes
et ieiunaverunt septem diebus
13 mortuus est ergo Saul propter iniquitates suas
eo quod praevaricatus sit mandatum Domini quod praeceperat
et non custodierit illud
sed insuper etiam pythonissam consuluerit
14 nec speraverit in Domino
propter quod et interfecit eum
et transtulit regnum eius ad David filium Isai