1 Mos i ki zili njerëzit e mbrapshtë
e mos dëshiro të rrish me ta,
2 se mendja e tyre pjell dhunë
e buzët e tyre nxisin trazira.
3 Shtëpia ndërtohet me urti,
themelohet me mençuri.
4 Falë dijes, dhomat mbushen
me të mira të çmueshme e të këndshme.
5 Njeriu i urtë është i fortë,
njeriu i ditur është i fuqishëm.
6 Kur përgatitesh për luftë, mendohesh mirë
e fitorja vjen falë shumë këshillave.
7 Dija është tepër e lartë për të marrin,
ai s'e hap dot gojën te porta e qytetit.
8 Kush synon të keqen,
quhet tinëzar.
9 I marri ka synime mëkatare,
përqeshësi u neveritet të gjithëve.
10 Nëse ligështohesh në ngushticë,
paske pak fuqi.
11 Çliroi të dënuarit me vdekje,
ndaloi ata që zvargen drejt thertores.
12 Po të thuash: «Nuk e dinim»,
a s'do ta kuptojë ai që peshon zemrat?
Ai që kujdeset për jetën tënde e di
e do t'ia kthejë secilit sipas veprave të veta.
13 Ha mjaltë, biri im, se është i mirë
e hoja ta ëmbëlson gojën.
14 E tillë është urtia për shpirtin tënd, ta dish,
nëse e gjen, do të kesh një të ardhme
e nuk do të të pritet shpresa.
15 Mos rri në pritë, si i paudhë, te shtëpia e të drejtit
e mos e shkreto banesën e tij,
16 se, i drejti, shtatë herë rrëzohet, por ngrihet,
ndërsa të paudhët bien në zezonë.
17 Po u rrëzua armiku yt, mos u gëzo,
mos të të ngazëllejë zemra, kur ta zërë brenga,
18 që të mos e shohë Zoti, t'i vijë keq,
e ta largojë hidhërimin e vet prej tij.
19 Mos u hidhëro prej bakëqijve
e mos i ki zili të paudhët,
20 se e ardhmja e të keqit nuk do të zgjatë
e llamba e të paudhëve do të shuhet.
21 Druaje, biri im, Zotin dhe mbretin
e mos u përziej me ata që bëjnë ndryshe,
22 se befas do të ngrihet ndëshkimi i tyre
e kush e di si do të rrënohen ata të dy?
Thënie të tjera
23 Edhe këto janë për të urtët.
Të mbash anë në gjyq, nuk është mirë.
24 Kush i thotë të paudhit: «Je i drejtë»,
atë do ta mallkojnë popujt e do ta nëmin kombet.
25 Kush e qorton, do të gëzohet,
mbi të do të bjerë bekimi.
26 Përgjigjja me fjalët e duhura
është si puthja në buzë.
27 Një herë puno përjashta e bëj gati arën,
pastaj ndërtoje shtëpinë.
28 Mos e padit kot fqinjin
e mos të gënjejnë buzët e tua.
29 Mos thuaj: «Siç ma bëri do t'ia bëj,
do t'ia kthej secilit sipas veprës së tij».
30 Kalova pranë arës së përtacit,
pranë vreshtit të njeriut të pamend,
31 dhe ja: kudo ishin rritur ferrat,
e kishin mbuluar hithrat
dhe ishin shembur muret.
32 Shikova e mendova,
pashë e mësova.
33 Me pak gjumë e pak dremitje,
pak pushim duarkryq,
34 vjen skamja si endacake,
nevoja porsi shqytar.
1 Mos u ki (zëli) njerëzet liq, as mos dëshëro të jesh bashkë me ata,
2 sepse zemëra e atyreve shkon ndër mënt shtrëngim, edhe buzët’ e atyre flasënë punë të këqia.
3 Me anë të diturisë ndërtonetë shtëpia, edhe me anë të urtësisë forconetë.
4 Edhe me anë të mëndëjesë do të mbushenë thesarëtë me ç’do gjë të paçimuarë e të gëzuarshime.
5 Njeriu i mënçim ka forcë, edhe njeriu i urtë shton fuqinë.
6 Sepse me anë të këshillevet mënçëme do të bëjsh luftënë tënde; edhe nga shumica e këshillëset (vien) shpëtimi.
7 Dituria (është) fort e lartë për të marrinë, nukë do të hapë golën’ e ti ndë portët.
8 Ay që shkon ndër mënt të bënjë keq, do të kluhetë keq-bërës.
9 Mendimi i marrëzisë (është) fal; edhe përqeshësi (ësht’) i ndohëtë ndër njerëzit.
10 Ndë të raftë të hollëtë ndë ditë të keqe, fuqia jote (qënëka) e vogëlë.
11 Shpëto ata që hiqenë për të vrarë, edhe mos u mërgo nga ata që janë gati për të therë.
12 Ndë thënç: Na neve tek nukë dimë këtë, a nuk’ e di ay që peshon zemëratë? Edhe ay që ruan shpirtinë tënt, edhe i ep gjithësecilit pas punëravet ati, (a nuk) e di?
13 Biri im, ha mialtë, sepse (ësht’) e mirë, edhe hojë mialte, (sepse ësht’) e ëmbëlë ndë qiellëzët tënde;
14 të këtillë (do të jetë) të kupëtuarët’ e diturisë ndë shpirt tënt; kur të gjenjsh (atë), atëherë do të marrsh shpagim, edhe shpëresa jote nukë do të këputetë.
15 Mos ngrih kurth, o i paudhë, atie ku rri i dreiti; mos trazo vëndin’ e të prëjturit ati,
16 sepse i dreiti rrëzonetë shtatë herë, edhe ngrihetë, po të paudhëtë do të bienë ndë humbëje.
17 Mos u gëzo ndë të rrëzuarët të arëmikut tënt, edhe le të mos gëzonetë zemëra jote ndë të shkarët t’ ati,
18 se mos shohë Zoti, e i duket’ e keqe ndër sy t’ ati, e kthen zemërimin’ e ti mbi atë.
19 Mos të duketë e ligë ndër sy për njerëzit’ e liq, as mos u ki zëli të paudhëvet,
20 sepse i ligu nukë do të ketë funt (të mirë), kandilëj’ e të paudhëvet do të shuhetë.
21 Biri im, ki frikë Zotit edhe mbëretit, (edhe) mos u përziej me ata që ngrenë krye,
22 sepse e liga e atyre do t’ua harinjë papandehurë; edhe kush e di prishëjen’ e atyre të dyve?
23 Edhe këto (punë) janë për të diturit. Të mbajturit’ anë ndë gjyq nuk’ është të mirë.
24 Atë që i thotë të paudhit: Je i dreitë, këtë gjëndëjetë do t’e mallëkonjënë, edhe kombetë do t’i kenë të ndohëtë,
25 po ndër ata që e qërtonjënë do të jetë hirë, edhe urimi i të mirëvet do të vinjë mbi ata.
26 Kush përgjegjetë fialë të dreita, puth buzëtë.
27 Ndreq punënë tënde jashtë, edhe bën-e gati për vetëhenë tënde nd’ arët, edhe pastaj ndërto shtëpinë tënde.
28 Mos u bën deshmitar i paudhë kundrë t’afërmit tënt, as mos gënjej me buzët’ e tua.
29 Mos thuash: Sikundrë më bëri mua, kështu do t’i bënj ati, do t’ja shpaguanj njeriut pas punës’ ati.
30 Shkonjam ndëpër arë të purtesësit, edhe ndëpër vështë t’ati që s’ka mënt,
31 edhe na tek kishinë mbirë gjëmba kudo: hithësat’ i kishinë mbuluarë faqenë, edhe muri i gurtë ishte rrëzuarë.
32 Atëherë unë tuke vënë re, u menduash ndë zemërët t’ime: pashë, (edhe) xura.
33 Tuke fjetur’ (edhe) pak, tuke marr’ (edhe) pak gjumë, tuke mpshtiellë duartë ndë gjumët,
34 vien vobezia jote posi këmbësuar i shpejtë, edhe nevola jote posi burr i armatosurë.