Dita e hakmarrjes
1 Kush është ky që vjen nga Edomi,
nga Bocrahu me petka të kuqe?
Ky, që është veshur me kaq madhështi,
që po afrohet me kaq forcë?
Jam unë që flas me drejtësi,
që kam fuqi të shpëtoj.
2 Përse, pra, je veshur me të kuqe
dhe petkat i ke si ai që shtrydh rrushin?
3 I vetëm e shtrydha rrushin
e nga popujt askush s'qe me mua.
I shtypa me këmbë nga zemërimi,
i shtrydha nga mëria ime.
Gjaku i tyre m'i stërpiku petkat,
gjithë rrobat m'i njollosi.
4 Ja, ditën e hakmarrjes e kisha në zemër,
viti i shpengimit tim mbërriti!
5 Pashë e s'kishte kush të ndihmonte!
U shtanga e askush nuk më përkrahte!
Atëherë ngadhënjeu krahu im
e më përkrahu furia ime.
6 Me zemërim i shtypa popujt,
i deha me mërinë time,
gjakun e tyre përtokë e derdha.

7 Mirësinë e Zotit do ta kujtoj,
lavdërimin e Zotit
dhe gjithçka Zoti bëri për ne,
mirësinë e madhe, ndaj shtëpisë së Izraelit,
që i dhuroi nga dhembshuria
dhe nga mirësia e tij e pamasë.
8 Se tha: «Vërtet janë populli im,
bij që nuk merren me mashtrime»
dhe u bë shpëtimtari i tyre
9 në çdo fatkeqësi që kishin.
Nuk i shpëtoi as ndonjë njeri
e as ndonjë engjëll,
por i shpëtoi vetë ai
dhe nga dashuria e mëshira i shpengoi.
Ai vetë i ngriti e i mbajti
gjatë gjithë ditëve të moçme.
10 Por ata ngritën krye
dhe e hidhëruan shpirtin e tij të shenjtë.
Prandaj u bë armiku i tyre,
vetë ai luftoi kundër tyre.
11 Atëherë popullit iu kujtuan ditët e lashta,
Moisiu me mbarë popullin.
«Ku është ai që i nxori ata prej ujit», thanë,
«Bashkë me barinjtë e tufës së tij?
Ku është ai që mes tyre vuri
shpirtin e tij të shenjtë?
12 Ai që, përmes krahut të djathtë të Moisiut,
i drejtoi me krahun e tij të madhërishëm?
Ai që i ndau ujërat para tyre,
për të fituar një emër të amshuar?
13 Ai që i kaloi nëpër fundin e humnerës,
siç kalon kali nëpër shkretëtirë, pa u penguar?
14 Ashtu si zbresin bagëtitë në luginë,
ashtu i çonte drejt prehjes Shpirti i Zotit.
Kështu i prive popullit tënd,
për të bërë një emër të madh».

15 Vështro prej qiellit e shiko
prej banesës sate të shenjtë e të madhërishme!
Ku është zelli e fuqia jote?
Dëshira jote e zjarrtë dhe mëshira jote
larg prej nesh qëndrojnë.
16 Sepse ti je ati ynë!
Abrahami nuk na njeh
dhe Izraelit s'i kujtohemi,
por ti, o Zot, je ati ynë,
«Shpenguesi ynë» është emri yt
që prej amshimit.
17 Përse na bën të endemi, o Zot,
larg prej udhëve të tua?
Përse i ngurtëson zemrat tona,
që ty mos të të druajmë?
Kthehu për hir të shërbëtorëve të tu,
për hir të fiseve të trashëgimit tënd.
18 Vetëm për pak kohë populli yt i shenjtë e trashëgoi tokën,
erdhën armiqtë dhe e shkelën shenjtëroren tënde.
19 Prej kohësh jemi bërë një popull
mbi të cilin ti nuk sundon më
e nuk thirret me emrin tënd.

Ah, sikur t'i shqyeje qiejt e të zbrisje,
para teje malet do të dridheshin!
1 Kush (është) ky që po vien nga Edhomi, me rroba të kuqe nga Bozraha, ky i lëvduarë ndë stoli të ti, që ecën ndë madhërit të fuqisë ti? Unë që flas me dreitëri, i fortë për të shpëtuarë.
2 Përse (ësht’) e kuqe stolia jote, edhe rrobat’ e tua posi t’ati që shkel ndë koritët?
3 E shkela vetëmë koritënë, edhe asndonjë nga gjëndëjetë nukë qe bashkë me mua; edhe i shkela ata ndë zemërimit t’im, edhe u rash’ atyre me shqelm ndë mërit t’ime; edhe gjaku i atyreve spërkati rrobat’ e mia, edhe ndraga gjithë stolinë t’ime.
4 Sepse dita e të nxierrit zemërim (ishte) ndë zemëret t’ime, edhe e harriu viti i të shpërblyerëvet mi.
5 Edhe vështrova përqark, edhe s’kish kush të ndihte; edhe u çudita se s’kish kush të mburonte, andaj krahu im punoi shpëtim për mua, edhe zemërata ime ajo më mbajti.
6 Edhe shkela gjëndëjetë ndë zemërim t’im, edhe i dejta ata nga zemërimi im, edhe sbrita gjakun’ e atyreve ndë dhet.
7 Do të zë n’gojë përdëllimet’ e Zotit, lavdurimet’ e Zotit, gjithë sa na bëri Zoti, e të mirën’ e madhe mbë shtëpit të Israilit, që dëfteu ndër ata pas përdëllimit ti.
8 Sepse tha: Me të vërtetë këta (janë) gjëndëja ime, djem që nukë do të gënjenjënë, edhe qe Shpëtimtari i atyreve.
9 Shtrëngohej për gjithë shtrëngatat’ e atyreve, edhe ëngjëlli i të çfaqurit ati i shpëtoi ata; ay shpërbleu ata ndë dashuri të ti, e ndë përdëllim të ti, edhe i ngriti ata, edhe i barti ata gjithë dit e jetësë.
10 Po ata nuk’ u bintnë, po hidhëruanë frymën’ e ati të shënjtëruarënë, përandaj u këthye kaqë sa të bënet’ arëmiku i atyreve, ay i lëftoi ata.
11 Atëherë kujtoi dit e lashta, Moisinë gjëndëjen’ e ti, (e tha): Ku ësht’ ay që i hipi ata nga deti, bashkë me barin’ e tufësë ti? Ku (ësht’) ay që vuri frymën’ e ti të shënjtëruarënë ndë mest t’atyreve?
12 Ay që u hoqi udhënë (atyre) me anë të së diathtësë Moisiut, me krahun’ e ti të lavduruarinë, ay që çau ujëratë përpara atyreve, që të bënte për vetëhen’ e ti emërë të përjetëshim?
13 Ay që u hoqi udhën’ atyreve ndëpër thellësirët, posi kal ndëpër shkretëtirët, pa penguarë?
14 Fryma e Zotit i prëjti ata, posi shtëzë që sbret ndë grykët, kështu i hoqe udhënë gjëndëjesë s’ate, që bënje për vetëhenë tënde emërë të lëvduarë.
15 Shtierë sytë nga qielli, edhe shih nga të ndenjurit’ e shënjtërisë s’ate e lavdisë s’ate: ku (është) zëlia jote edhe fuqia jote, shumica e përdëllimit tënt e të ardhuravet keq të tua? M’u mbyllnë?
16 Vërtet ti je Ati ynë, ndonëse Avraami nukë na di, edhe Israili nukë na njeh; ti, o Zot, je Ati ynë, Shpërblimtari ynë (ësht’) emëri yt që ndë jetët (të jetëvet).
17 Përse na le, o Zot, të humbasëm’ udhët’ e tua, edhe të ashpërojmë zemërënë t’onë, kaqë sa të mos të kemi frikë? Këtheju për shërbëtorët’ e tu, për farat’ e trashëgimit tënt.
18 Posi një plaçkë të vogëlë pushtuanë gjëndëjenë tënde të shënjtëruarënë; kundrështarëtë t’anë shkelnë shënjtërorenë tënde.
19 U bëm (posi ata) që nuk’ i urdhërove kurrë, as nuk’ u kluajit emëri yt mbi ata.