Pushtimi asirian
1 Zoti më tha: «Merr një rrasë të madhe e shkruaj në të me shkrim të rëndomtë: “Për Maher Shalal Hash Bazin ”». 2 Mora me vete si dëshmitarë të besuar priftin Urjah dhe Zakarinë, birin e Jeberekiahut. 3 Mandej fjeta me profeteshën. Ajo u ngjiz e lindi djalë. E Zoti më tha: «Quaje Maher Shalal Hash Baz, 4 sepse para se djali të dijë të thotë “ati im” apo “nëna ime”, pasuria e Damaskut dhe plaçkat e Samarisë do të çohen para mbretit të Asirisë».
5 Zoti më foli sërish e më tha:
6 «Meqë ky popull e përbuzi ujin e Shiloahut,
atë ujë që ëmbël rrjedh,
e u kënaq me Recinin
e me birin e Remaliahut,
7 ja, Zoti do të sjellë mbi ta
ujërat e rrëmbyer të Eufratit,
pra, mbretin e Asirisë me tërë lavdinë e tij.
Ai do të dalë prej shtratit
e gjithë brigjet do t'i përmbytë.
8 Do të vërshojë mbi Judën,
do ta mbulojë e do ta mbytë,
deri në fyt do t'i arrijë.
Krahët e tij të hapur do të mbulojnë
tërë trojet e tua, o Emanuel».

9 Bëhuni bashkë, o popuj,
keni për t'u thyer!
Dëgjoni gjithë ju, o skajet e dheut,
ngjishini armët, keni për t'u thyer,
ngjishini, pra, keni për t'u thyer!
10 Sendërgjoni, por kot e keni,
jepni urdhra, do të jenë pa vlerë,
se Perëndia është me ne.

11 Ja se ç'më tha Zoti, kur më kapi për dore e më paralajmëroi që të mos eci udhës së këtij populli:
12 «Mos quani përbetim
gjithçka që ky popull quan përbetim,
çka ai ka frikë
mos e kini frikë e mos u dridhni».
13 Zotin e ushtrive, atë shenjtëroni,
atë të keni frikë, prej tij tmerrohuni.
14 Ai do të jetë shenjtërorja,
por edhe guri i pengesës,
ai do të jetë shkëmbi,
ku do të rrëzohen dy shtëpitë e Izraelit,
ai do të jetë kurthi e laku
i banorëve të Jerusalemit.
15 Mes tyre shumë do të pengohen,
do të bien e do të copëtohen,
do t'i mbërthejë laku e do të kapen.
16 Lidhe këtë dëshmi,
vulose këtë ligj
ndër nxënësit e mi.
17 E unë do të pres Zotin,
që e ka fshehur fytyrën nga shtëpia e Jakobit,
e tek ai do të shpresoj.
18 Ja, unë e djemtë, që më dha Zoti,
jemi për Izraelin shenjë e paralajmërim
prej Zotit të ushtrive
që banon në malin e Sionit.
19 Do t'ju thonë: «Këshillohuni me shpirtra të vdekurish,
me shortarë, që murmuritin e pëshpëritin.
A nuk duhet të këshillohet populli me perënditë e veta,
të pyesë të vdekurit për të gjallët?».
20 Përmbajuni ligjit e dëshmisë!
Po të mos flasin sipas kësaj fjale,
nuk kanë për t'ia arritur agimit.
21 I këputur e i uritur do të endet udhëve,
e kur të ketë uri, do të tërbohet,
mbretin e Perëndinë e vet do të mallkojë.
Do t'i hedhë sytë drejt qiellit,
22 do ta hedhë vështrimin mbi tokë,
e ja, mjerim dhe errësirë,
zymtësi ndrydhëse e mug i dendur.
Një djalë na lindi
23 Por, nuk do të ketë më zymtësi,
atje ku më parë kishte mjerim.
Në të shkuarën vërtet e përçmoi
tokën e Zabulonit e tokën e Neftaliut,
por në të ardhmen do ta bëjë të lavdishme
udhën përgjatë detit, brigjet përtej Jordanit,
Galilenë e kombeve.
1 Edhe Zoti më tha: Merr për vetëhenë tënde një vivli të madhe, edhe shkruaj nd’ atë me kallam njeriu për Maher-shallall-hash-baz [për të nxituarë të bënjënë plaçëka].
2 Edhe mora për vetëhenë t’ime deshmitarë besëtarë, Uriah priftinë, edhe Zaharinë të birin’ e Jebereqahut.
3 Edhe iu afruash asaj profitëreshësë që u mbars, edhe polli dialë. Edhe Zoti më tha: Kluaja emërin’ ati, Maher-shallall-hash-baz,
4 sepse para se të xërë diali të thotë: Ata im, e mëma ime, gjëj’ e Dhamaskësë, edhe plaçkat’ e Samarisë do të rrëmbenenë, ndër syt të mbëretit Asyrisë.
5 Edhe Zoti më foli edhe më, tuke thënë:
6 Sepse këjo gjëndëje hodhi tej ujërat’ e Silloamit që rriedhënë nga dalë, edhe gëzonetë për Rezinë edhe për të birin’ e Remaliahut,
7 përandaj, na Zoti tek po ngjit mbi ata ujërat’ e lumit, të fortat’ e të shumatë, mbëretin’ e Asyrisë, edhe gjithë lavdin’ e ati; edhe do të kapërcenjë gjithë hendeqet’ e ati, edhe do të vërshonjë gjithë ledhat’ e ati,
8 edhe do të shkonjë ndëpër Judhënë, do të vërshonjë e do të ngjitetë përsipërë, do të harrinjë gjer ndë qafët, edhe të hapurit’ e krahëvet ati do të mbulonjë të gjërët’ e dheut tënt, o Emmanuil.
9 Bashkohi, o gjëndëje, edhe do të copëtohi; edhe mbani vesh, ju që rrini mb’anët të dheut: ngjishi, edhe do të copëtohi, ngjishi, edhe do të copëtohi.
10 Këshilloni këshillë, edhe do të dalë e kotë; flitni fialë, edhe nukë do të qëndronjë, sepse Perëndia (është) bashkë me ne.
11 Sepse kështu më foli Zoti me dorë të fortë, edhe më mësoi të mos ecënj nd’ udhë të kësaj gjëndëje, e (më) tha:
12 Mos thoni: Të lidhurë besë, për gjithë ç’do (gjë që) do të thotë këjo gjëndëje Të lidhurë besë; edhe mos u frikësoni nga frik’ e asaj, as mos trembi.
13 Zotin’ e ushtërivet, atë shënjtëroni; edhe ay (le të jetë) frika juaj, edhe ay (le të jetë) të dridhuritë tuaj.
14 Edhe do të jetë për shënjtërore, po (do të jetë) për gur pengimi edhe për shkëmp të rrëzuari mbë të dy shtëpit’ e Israilit, për kurth e për leq mbë vëndësit e Jerusalimësë.
15 Edhe shumë vetë do të pengonenë mb’ ato, e do të rrëzonenë, e do të dërrmonenë, edhe do të bienë ndë kurth, e do të zihenë.
16 Lith deshmiminë, vërë gishtinë ndë nomt të xënëset mi.
17 Edhe unë do të pres Zotinë, i cili fsheh faqen’ e ti nga shtëpia e Jakovit, edhe mb’ atë do të kem shpëresënë.
18 Na un’ edhe djemtë që më dha Zoti, për shenjë e për çudi te Israili prej Zotit ushtërivet, që rri ndë malt të Sionësë.
19 Edhe kur t’u thonë juve: Pyetni ata që kanë frymë shorte, edhe shortëtarët’ e të vdekuret, ata që murmurisnjënë e pështëllinjënë, (përgjegji): A nukë do të pyesë Perëndin’ e saj këjo gjëndëje? (Apo do të vejë) te të vdekuritë për të gjallët?
20 Ndë nomt e ndë deshmit, ndë mos folçinë pas kësaj fiale, me të vëretetë s’ka dritë ndër ata.
21 Edhe do të shkonjënë ndëpër atë (dhe) të rënduarë keq e të vdekurë nga uria; edhe kur të urëtonenë, do të mpshonjënë, e do të flasënë keq për mbëretin’ e tyre e për Perëndin’ e tyre, edhe do të shtienë sytë lart.
22 Pastaj do të vështronjënë ndë dhet, edhe na turbullim e errësirë, niegullë shtrëngate; edhe do të thiqenë nd’ errësirët.