Këngë falënderimi
1 Atë ditë do të thuash:
«Të falënderoj, o Zot,
ty që ishe i zemëruar me mua,
se zemërimi yt ndaj meje u qetësua
e ti më ngushëllove.
2 Ja, Perëndia është shpëtimi im,
besoj e nuk kam frikë.
Fuqia ime e forca ime është Zoti,
Zoti është shpëtimi im.
3 Me gëzim do të mbushni ujë
prej burimeve të shpëtimit».
4 Atë ditë do të thoni:
«Falënderoni Zotin,
thërrisni emrin e tij,
shpallni ndër popuj veprat e tij,
kumtoni madhështinë e emrit të tij!
5 Këndojini Zotit, se ka bërë mrekulli,
le ta marrë vesh toka mbarë!
6 Ngazëlleni e dëfreni, o banorë të Sionit,
se i madh është mes jush i shenjti i Izraelit».
1 Edhe atë ditë do të thuash: Zot, do të të lavduronj, (sepse) ndonëse u zemërove kundrë meje, (po) zemërata jote u këthye, edhe më ngushullove.
2 Na Perëndia tek është shpëtesa ime, do të shpërenj, e nukë do të kem frikë, sepse Zoti Jehovah është fuqia ime edhe qënka, edhe u bë shpëtimi im.
3 Edhe me gëzim do të nxirni ujë nga pusat’ e shpëtimit.
4 Edhe atë ditë do të thoni: Lavduroni Zotinë, thërritni emërin’ e ati, bëni të njohura punët’ e ati ndër kombat, përmëntni se u lartua emëri i ati.
5 Psalni Zotit, sepse bëri punë të larta; ësht’ i njohurë mbë gjithë dhenë.
6 Gëzoju e ngazullohu, o vëndësi i Sionësë, sepse Shënjti i Israilit ësht’ i math ndë mest tënt.