Pasardhësit e Esaut
1 Këta janë pasardhësit e Esaut që quhet edhe Edom: 2 Esau i mori gratë e tij nga bijat e Kanaanit. Ai mori Adën, bijën e Elon Hititit, Oholibamën, bijën e Anahut, mbesën e Cibeon Hivitit 3 dhe Basematën, bijën e Ishmaelit, motrën e Nebajotit. 4 Ada i lindi Esaut Elifazin. Basemata lindi Reuelin. 5 Oholibama lindi Jeushin, Jalamin e Korahun. Këta qenë bijtë e Esaut që i lindën në tokën e Kanaanit.
6 Atëherë Esau mori me vete gratë e tij, bijtë e bijat, gjithë njerëzit e shtëpisë, gjithë bagëtitë e kafshët, gjithë pasurinë që kishte grumbulluar në tokën e Kanaanit e shkoi në një vend tjetër që të ishte larg të vëllait, Jakobit. 7 Pasuria e tyre ishte aq e madhe sa nuk mund të jetonin më bashkë dhe vendi ku banonin nuk i zinte për shkak të bagëtive. 8 Kështu, Esau, që quhet edhe Edom, banoi në malin e Seirit.
9 Këta janë pasardhësit e Esaut, atit të Edomit, në malin e Seirit. 10 Këta janë emrat e bijve të tij: Elifazi, biri i Adës, gruas së tij, Reueli, biri i Basematës, gruas së tij. 11 Bijtë e Elifazit ishin Temani, Omari, Cefoi, Gatami e Kenazi. 12 Timna ishte shemra e Elifazit, birit të Esaut. Ajo i lindi Amalekun. Këta janë bijtë e Adës, gruas së Esaut. 13 Bijtë e Reuelit janë Nahati, Zerahu, Shamahu e Mizahu. Këta janë bijtë e Basematës, gruas së Esaut. 14 Bijtë që gruaja e Esaut, Oholibama, e bija e Anahut, mbesa e Cibeonit, i lindi atij, janë Jeushi, Jalami e Korahu.
Prijësit e Edomit
15 Këta janë prijësit e bijve të Esaut. Këta janë bijtë e Elifazit, të parëlindurit të Esaut: prijësi Teman, prijësi Omar, prijësi Cefo, prijësi Kenaz, 16 prijësi Korah, prijësi Gatam e prijësi Amalek. Këta janë prijësit e Elifazit në tokën e Edomit. Këta janë bijtë e Adës. 17 Këta janë bijtë e Reuelit, birit të Esaut: prijësi Nahat, prijësi Zerah, prijësi Shamah e prijësi Mizah. Këta janë prijësit e Reuelit në tokën e Edomit. Këta janë bijtë e Basematës, gruas së Esaut. 18 Këta janë bijtë e Oholibamës, gruas së Esaut: prijësi Jeush, prijësi Jalam e prijësi Korah. Këta janë prijësit e Oholibamës, gruas së Esaut, të bijës së Anahut. 19 Këta janë bijtë e Esaut e prijësit e tyre. Ky është Edomi.
20 Këta janë bijtë e Seir Horitit. Ata janë banorët e Lotanit, Shobalit, Cibeonit, Anahut, 21 Dishonit, Ecerit e Dishanit. Këta janë prijësit e horitëve, bijtë e Seirit, në tokën e Edomit. 22 Bijtë e Lotanit ishin Horiu e Hemami. Motra e Lotanit ishte Timna. 23 Këta janë bijtë e Shobalit: Alvani, Manahati, Ebali, Shefoi e Onami. 24 Bijtë e Cibeonit janë Ajahu e Anahu. Anahu është ai që gjeti në shkretëtirë burime ujërash të ngrohta kur po kulloste gomarët e të atit. 25 Këta janë fëmijët e Anahut: Dishoni e Oholibama, bija e Anahut. 26 Këta janë bijtë e Dishonit: Hemdani, Eshbani, Itrani e Kerani. 27 Këta janë bijtë e Ecerit: Bilhani, Zavani e Akani. 28 Këta janë bijtë e Dishanit: Uci e Arani. 29 Këta janë prijësit e horitëve: prijësi Lotan, prijësi Shobal, prijësi Cibeon, prijësi Anah, 30 prijësi Dishon, prijësi Ecer e prijësi Dishan. Këta janë prijësit e horitëve sipas fiseve të tyre në tokën e Seirit.
31 Këta janë mbretërit që mbretëruan në tokën e Edomit para se bijtë e Izraelit të kishin ndonjë mbret: 32 Belai, biri i Beorit, që mbretëroi në Edom. Qyteti i tij quhej Dinhabah. 33 Belai vdiq e në vend të tij mbretëroi Jobabi, biri i Zerahut nga Bocrahu. 34 Edhe Jobabi vdiq e në vend të tij mbretëroi Hushami nga toka e temanitëve. 35 Edhe Hushami vdiq e në vend të tij mbretëroi Hadadi, biri i Bedadit. Ai i mposhti midianitët në fushën e Moabit. Qyteti i tij quhej Avit. 36 Edhe Hadadi vdiq e në vend të tij mbretëroi Samlahu nga Masrekahu. 37 Edhe Samlahu vdiq e në vend të tij mbretëroi Sauli nga Rehoboti i Eufratit. 38 Edhe Sauli vdiq e në vend të tij mbretëroi Baal Hanani, biri i Akborit. 39 Edhe Baal Hanani, biri i Akborit, vdiq e në vend të tij mbretëroi Hadari. Qyteti i tij quhej Pau e gruaja e tij quhej Mehetabelë, bija e Matredës, të bijës së Mezahabit.
40 Këta janë emrat e prijësve të Esaut sipas fiseve, vendeve dhe emrave të tyre: prijësi Timna, prijësi Alvah, prijësi Jetet, 41 prijësi Oholibamah, prijësi Elah, prijësi Pinon, 42 prijësi Kenaz, prijësi Teman, prijësi Mibcar, 43 prijësi Magdiel e prijësi Iram. Këta janë prijësit e Edomit sipas vendbanimeve në tokën që zotëronin. Ky është Esau, ati i Edomit.
1 Këjo (ësht’) gjeneallogjia e Isafit, i cili (është) Edomi.
2 Isafi mori grua për vetëhen’ e ti nga të Hanaanit, Adahënë të bilën’ e Elon Hittitit, edhe Abolibamahënë të bilën’ e Anahut, të mbesën’ e Zibeon Hivitit,
3 edhe Bashemathënë të bilën’ e Ismailit, të motërën’ e Nebajothit. 4 Edhe Adaha i polli Isafit Elifazinë, edhe Bashematha polli Reuilinë,
5 edhe Abolibamaha polli Jeushinë, e Jaallaminë, e Korahunë, këta (janë) të bijt’ e Isafit, që i kishinë lindurë ndë dhet të Hanaanit.
6 Edhe Isafi mori grat’ e tia, edhe bijt’ e ti, edhe bilat’ e tia, edhe gjithë njerëzit’ e shtëpisë ti, edhe tufat’ e tia, e gjithë bagëtit’ e tia, e gjithë pasëjen’ e ti që fitoi ndë dhet të Hanaanit, edhe vate ndë (një tietërë) dhé (lark) nga Jakovi i vëllai ti, 7 sepse gjëja e atyreve (ishte) kaqë shumë, sa nukë munt të rrijnë bashkë, edhe dheu që rrijnë nukë munt t’i nxinte ata, nga puna e bagëtivet atyre.
8 Edhe Isafi ndenji ndë malt të Sejrit, Isafi ësht’ Edomi.
9 Edhe këjo (është) gjeneallogjia e Isafit, tatës’ Edomitëvet, ndë malt të Seirit, 10 këta (jan’) emërat’ e të bijvet Isafit: Elifazi i biri Adahësë së shoqes’ Isafit, Reueli i biri Bashemathësë së shoqes’ Isafit.
11 Edhe të bijt’ e Elifazit ishinë Temani, (e) Thmari, (e) Zefoi, e Gatami, e Kenazi.
12 Edhe Timna ishte e dashura e Elifazit të birit Isafit, edhe ajo i polli Elifazit Amalikunë, këta (ishinë) të bijt’ e Adahësë së shoqes’ Isafit.
13 Edhe këta (janë) të bijt’ e Reuelit: Nahathi, e Zerahu, (e) Shammahu, e Mizzahu, këta ishinë të bijt’ e Bashemathësë së shoqes’ Isafit.
14 Edhe këta ishinë të bijt’ e Abolibamahësë, së bilës’ Anahut, së mbesësë Zibeonit, së shoqes’ Isafit, edhe ajo i polli Isafit Jeushinë, e Jaallaminë, e Korahunë.
15 Këta (ishinë) krerët e të bijvet Isafit: të bijt’ e Elifazit të paralinduriit Isafit, kryet’ e Temanit, kryet’ e Omarit, kryet’ e Zefoit, kryet’ e Kenazit, 16 kryet’ e Korahut, kryet’ e Gatamit, (edhe) kryet’ e Amalikut, këta (ishinë) krerët’ e Elefazit ndë dhet të Edomit, këta (ishinë) të bijt’ e Adahësë.
17 Edhe këta (ishinë) të bijt’ e Reuelit të birit Isafit: kryet’ e Nahathit, kryet’ e Zorahut, kryet’ e Shammahut, kryet’ e Mizzahut; këta (janë) krerët’ e Reuelit ndë dhet të Edomit, këta (janë) të bijt’ e Bashemathësë së shoqes’ Isafit.
18 Edhe këta ishinë të bijt’ e Abolibamahësë së shoqes’ Isafit: kryet’ e Jeushit, kryet’ e Jaallamit, kryet’ e Korahut; këta (ishinë) krerët’ e Abolibamahësë së bilës Anahut, së shoqes’ Isafit.
19 Këta (janë) të bijt’ e Isafit, i cili ësht’ Edomi, edhe këta janë krerët’ e atyreve.
20 Këta (janë) të bijt’ e Seir Horitit, të cilëtë rrininë nd’atë dhe: Llotani, e Shobali, e Zibeoni, e Anahu,
21 e Dishoni, e Ezeri, e Dishani, këta (janë) krerët’ e Horitëvet, djemt’ e Seirit ndë dhet të Edomit. 22 Edhe djemt’ e Llotanit (ishinë) Hori e Hemami, edhe e motëra e Llotanit (ishte) Timna.
23 Edhe djemt’ e Shobalit (ishinë) këta: Allvani, e Manahathi, e Ebali, (e) Shefoi, e Onami. 24 Edhe këta (janë) djemt’ e Zibeonit: edhe Ajahu, edhe Anahu, ky (ësht’) ay Anahu që gjeti ujëratë ndë shkretëtirët, kur kulloste gomarët’ e t’et Zibeonit. 25 Edhe djemt’ e Anahut (ishinë) këta: Dishoni, e Abolibamaha e bila e Anahut. 26 Edhe këta (janë) djemt’ e Dishonit: Hemdani, e Eshbani, e Ithrani, e Herani. 27 Djemt’ e Ezerit (janë) këta: Bilhani, e Zaavani, e Akani.
28 Djemt’ e Dishanit (janë) këta: Uzi, e Arani.
29 Këta (janë) krerët’ e Horitëvet: zotëri Llotani, zotëri Shobali, zotëri Zibeoni, zotëri Anahu, 30 zotëri Dishoni, zotëri Ezeri, zotëri Dishani; këta (janë) zotërit’ e Horit, ndërmest zotërivet ndë dhet të Seirit.
31 Edhe këta (jan’) ata mbëretëritë që mbëretëruanë ndë dhet të Edomit përpara se të mbëretëronte mbëret mbi të bijt të Israilit. 32 Edhe Bella i biri Beorit mbretëroi ndë Edom, edhe emëri i këti qyteti (ishte) Dinhabah.
33 Edhe Bella vdiq, edhe ndë vënt t’ati mbëretëroi Jobabi i biri Zerahut nga Bozraha. 34 Edhe Jobabi vdiq, edhe ndë vënt t’ati mbëretëroi Hushami nga dheu i Temanit. 35 Edhe Hushami vdiq, edhe ndë vënt t’ati mbëretëroi Hadadi i biri i Bedadit, i cili u ra Midianitëvet ndë fushët të Moabit, edhe emëri i këti qyteti (ishte) Avith. 36 Edhe Hadadi vdiq, edhe ndë vënt t’ati mbëretëroi Samllahu nga Masrekaha. 37 Edhe Samllahu vdiq, edhe ndë vënt t’ati mbëretëroi Saulli nga Reovotha (që është) përanë lumit. 38 Edhe Saulli vdiq, edhe ndë vënt t’ati mbëretëroi Baallhanani i biri Akborit. 39 Edhe Baallhanani i biri Akborit vdiq, edhe ndë vënt t’ati mbëretëroi Hadari, edhe emëri i këti qyteti (ishte) Pau, edhe emëri i së shoqes’ ati (ishte) Mehetabellë, e bila e Matredit, e mbesa e Mezahabit.
40 Edhe këta (janë) emërat e zotërivet Isafit, pas fëmijëvet atyre, (e) pas vëndevet atyre, (e) pas emëravet atyre: zotëri Timnafu, zotëri Allvahu, zotëri Jethethi, 41 zotëri Aholibamahu, zotëri Ellahu, zotëri Pinoni, 42 zotëri Kerazi, zotëri Temani, zotëri Mibzari, 43 zotëri Magdielli, zotëri Irami, këta (janë) zotërit’ e Edomit, pas vëndesh atyre ndë dhet që patnë ndenjurë, ky (ësht’) Isafi, i ati i Edomitëvet.