Kundër Egjiptit dhe Etiopisë
1 Në vitin kur Sargoni, mbreti i Asirisë, dërgoi në Ashdod një kryekomandant, ai e sulmoi Ashdodin dhe e pushtoi. 2 Në atë kohë Zoti foli përmes Isaisë, birit të Amosit, e tha: «Shko, hiq grathoren nga ijët e zbath sandalet nga këmbët». Dhe ashtu bëri, eci lakuriq e zbathur. 3 Atëherë Zoti tha: «Ashtu si shërbëtori im, Isaia, eci lakuriq e këmbëzbathur për tre vjet, si shenjë e si paralajmërim për Egjiptin e për Kushin, 4 ashtu do t'i degdisë edhe mbreti i Asirisë robërit e Egjiptit, bashkë me të dëbuarit e Kushit, të rinj e pleq, lakuriq, të zbathur e me vithet jashtë, për turp të Egjiptit. 5 Atëherë do të tmerrohen e do të turpërohen për shkak të Kushit, shpresës së tyre, e për shkak të Egjiptit, krenarisë së tyre. 6 Atë ditë banorët e këtij bregdeti do të thonë: “Ja, kjo ishte shpresa jonë, vendi ku u strehuam për të gjetur ndihmë e për të shpëtuar prej mbretit të Asirisë. Po tani, si do të shpëtojmë?”».
1 Atë vit që erdhi Tartani ndë Ashdodë, kur dërgoi atë Sargoni mbëreti i Asyrisë, edhe luftoi kundrë Ashdodësë, edhe e pushtoi,
2 mb’ atë herë Zoti i foli Isaisë të birit Amosit, e tha: Shko, e sgjith thesinë nga mesi yt, edhe cbath këpucëtë nga këmbët’ e tua. Edhe (ay) bëri ashtu, tuke ecurë sveshur’ e cbathurë.
3 Edhe Zoti tha: Sikundrë Isaia shërbëtori im ecënte sveshur’ e cbathurë tre viet, (për) shenjë e për çudi kundrë Egjyftërisë e kundrë Ethiopisë,
4 kështu mbëreti i Asyrisë do të siellë Egjyftianëtë lidhurë, edhe Ethiopëtë skllef, të ri e pleq, sveshur’ e cbathurë, edhe me bythë të cbuluara, për turpëri të Egjyftërisë.
5 Edhe do të frikësonen’ e do t’u vinjë turp për Ethiopinë, që shpëreninë mb’ atë, edhe për Egjyftërinë, që mburreshinë mb’ atë.
6 Edhe vëndësit’ e këti vëndi do të thonë atë ditë: Na, e këtillë (është) pshtetëja jonë, që psheteshim mb’ atë për ndihmë, që të shpëtonim nga mbëreti i Asyrisë; edhe qysh do të shpëtojmë neve?