1 Peshorja e rreme i neveritet Zotit,
por peshimi i saktë i pëlqen.
2 Me mendjemadhësinë vjen edhe çnderimi,
urtia është me të përulurit.
3 Të drejtët i udhëheq përsosja e tyre,
mashtruesit i rrënon dredhia e vet.
4 Në ditën e zemërimit s'duhet gjë pasuria,
por drejtësia, ajo çliron nga vdekja.
5 Të përsosurve ua drejton udhën drejtësia e tyre,
por i paudhi bie në paudhësinë e vet.
6 Të drejtët i çliron drejtësia e tyre,
por mashtruesit bien pre e dëshirimit të vet.
7 Kur vdes njeriu i paudhë, i shuhet edhe shpresa,
edhe pritja për t'u kamur .
8 I drejti çlirohet nga angështia
e i paudhi bie në gjendjen e tij.
9 Me gojën e vet i pafeu e rrënon të afërtin,
por të drejtët çlirohen falë dijes.
10 Qyteti gëzohet kur të drejtët begatohen
dhe brohoret kur marrin fund të paudhët.
11 Me bekimin e të drejtëve lartohet qyteti,
por nga goja e të paudhëve rrënohet.
12 Përçmimi i të afërtit është punë të marrësh,
njeriu i arsyeshëm mban gojën.
13 Shpifësi endet duke treguar të fshehtat,
por një shpirt i besueshëm e mbulon lajmin.
14 Një popull pa udhëheqje rrëzohet,
fitorja arrihet falë këshilltarëve të shumtë.
15 Kush hyn dorëzanë për një të huaj do ta pësojë,
por kush e urren dorëzaninë është i sigurt.
16 Gruaja e hijshme ngjall nderim.
Të dhunshmit përlajnë pasuri.
17 Kush është i njerëzishëm, i bën mirë vetes,
kush është mizor, edhe trupin e vet e sfilit.
18 Kush bën të keqen, merr një pagë të rreme,
por, kush mbjell drejtësinë, me të vërtetë shpërblehet.
19 Drejtësia e vërtetë është jetë,
por, kush ndjek të keqen, gjen vdekjen.
20 Kush është zemërkeq, i neveritet Zotit,
por ai kënaqet me kë sillet drejt.
21 I ligu vërtet nuk do të mbetet i pandëshkuar,
por pasardhësit e të drejtëve do të jetojnë.
22 Si unaza e artë në hundën e një derri,
ashtu është bukuria në gruan e pamend.
23 Të drejtët dëshirojnë vetëm mirësinë,
të paudhët zemërimin .
24 Dikush jep e pasurohet.
Një tjetër mban gjënë e huaj, por varfërohet.
25 Shpirti bujar do të begatohet,
kush i jep ujë dikujt, edhe atij do t'i jepet.
26 Populli mallkon kë mban për vete grurin,
por bekuar ai që e shet.
27 Kush dëshiron të mirën, gjen përkrahje,
kush gjurmon të keqen, e keqja do ta gjejë.
28 Kush mbështetet në kamjen e vet, do të rrëzohet,
por të drejtët do të çelin si gjethe.
29 Kush trazon shtëpinë e vet, trashëgon erë.
I marri do t'i shërbejë të urtit.
30 Fryti i të drejtit është pemë jete,
i urti i bën për vete njerëzit.
31 Ja, i drejti shpërblehet mbi dhe,
aq më tepër i paudhi e mëkatari.
1 Zigareja e rreme ësht’ e ndohtë te Zoti, po zigareja e dreitë ësht’ e pëlqyerë tek ay.
2 (Tek) hyn madhështia, hyn edhe turpëria, po urtësia (rri) me të përunjëtit.
3 Të tërët’ e të dreitëvet do t’u heqë udhën’ atyre.
4 Pasëja s’bën dobi ndë ditët të zemërimit, po dreitëria shpëton nga vdekëja.
5 Dreitëria e njeriut tërë do t’ja bënjë udhënë të dreitë, po i pabesi do të bierë për punë të pabesërisë ti.
6 Dreitëria e të dreitëvet do t’i shpëtonjë ata, po faltorëtë do të zihenë ndë të keqet.
7 Kur vdes njeriu i pabesë, shpëresa (e ati) baretë, baret’ edhe shpresa e të paudhëvet.
8 I dreiti shpëton nga shtrëngata, edhe ndë vënt t’ati hyn i pabesi.
9 Hipokriti prish t’afërmin’ e ti me golënë, po të dreitëtë do të shpëtonjënë me anë të urtësisë.
10 Qyteti gëzonetë kur venë mbarë të dreitëtë, edhe gëzonetë kur prishenë të pabesëtë.
11 Me bekimin’ e të dreitëvet qyteti lartonetë, po me golën’ e të pabesëvet prishetë.
12 Ay që s’ka mënt s’e zë për gjë të afërmin’ e ti, po njeriu i urtë pushon.
13 Ay që përhap fialë sbulon fshehësiratë, po ay që është besëtar ndë shpirt fsheh punënë.
14 Atie tek nuk’ është qivërni, gjëndëja bie, po nga shumica e këshillëset (vien) shpëtim.
15 Kush bënetë dorë-zënës për tiatrinë, do të pësonjë keq, po kush mërzit dorë-zënëjenë do të jet’ i pafrikëshim.
16 Gruan’ e hieshëme e kanë për nderë, edhe ata që qëndronjënë fitonjënë gjë.
17 Njeriu i përdëllyershim i bën mirë shpirtit ti, po i papërdëllyershimi shtrëngon trupin’ e ti.
18 I pabesi punon punë të rreme, po ay që mbiell dreitëri do ta ketë pagënë pa frikë.
19 Sikundrë dreitëria suletë ndë jetët, kështu ay që gjuan të keqenë suletë ndë vdekëjet të ti.
20 Zotit i vien të ndohtë nga ata që kanë zemërë të shtrembëtë, po ata që ecënjënë dreit’ udhësë (janë) të priturë tek ay.
21 (Ndonëse) dora zë dorënë, i pabesi nukë do të mbesë pa munduarë, po fara e të dreitëvet do të shpëtonjë.
22 Gruaj’ e bukurë pa mënt është si stoli e artë ndë turi të derrit.
23 Dëshërimi i të dreitëvet është vetëm’ e mira, po shpëresa e të pabesëvet (është) mëria.
24 Disa shpërndanjënë, edhe po u tepëronjënë, e disa kurcenjënë fort, po (kanë) nevolë.
25 Ay shpirt që bën mirë do të mahetë, edhe kush ep ujë, do t’i apën ujë edhe ati.
26 Atë që mbyll drith do t’e mallëkonjë gjëndëja, po bekim do të jetë mbi kryet t’ati që e shet.
27 Ay që i bie prapa së mirësë, do të fitonjë hirë, po ay që kërkon të keqenë, do të vinjë mbi atë.
28 Kush shpëren mbë pasëjet të ti, ky do të bierë, po të dreitëtë do të lulëzonjënë posi bimë.
29 Kush trubullon shtëpin’ e ti do të trashëgonjë erë, po i marri (do t’i bënetë) shërbëtuar të mënçëmit.
30 Pem’ e të dreitit është dru jete, po ay që fiton shpirtëra ësht’ i mënçëm.
31 Kur të mundonet’ i dreiti mbi dhet, sa më tepër’ i pabesi e faltori.