Pashka
1 «Mbaje muajin Abib e kremto Pashkën e Zotit, Perëndisë tënd, sepse në muajin Abib, Zoti, Perëndia yt, të nxori natën nga Egjipti. 2 Kushto dhen e qe si fli Pashke për Zotin, Perëndinë tënd, në vendin që do të zgjedhë Zoti, për të vënë emrin e tij. 3 Mos ha bukë të mbrume me flinë e Pashkës. Për shtatë ditë do të hash bukë të ndorme, bukën e mjerimit, sepse dole me ngut nga toka e Egjiptit. Do ta përkujtosh gjatë gjithë jetës tënde ditën kur dole nga toka e Egjiptit. 4 Për shtatë ditë të mos gjendet tharm askund në vendin tënd. Mos ruaj për të nesërmen asgjë nga mishi që do të flijosh në mbrëmje. 5 Nuk lejohet ta kushtosh flinë e Pashkës në asnjërin nga qytetet që po të jep Zoti, Perëndia yt, 6 përveçse në vendin që do të zgjedhë Zoti, Perëndia yt, për të vënë emrin e tij. Atje do ta flijosh Pashkën në mbrëmje, kur të perëndojë dielli, në kohën kur dole nga Egjipti. 7 Do ta gatuash e do ta hash në vendin që Zoti, Perëndia yt, do të zgjedhë dhe në mëngjes do të kthehesh në tendat e tua. 8 Për gjashtë ditë do të hash bukë të ndorme. Ditën e shtatë do të mbash një mbledhje festive për Zotin, Perëndinë tënd. Atë ditë nuk do të bësh asnjë punë.
Festa e Javëve
9 Numëro shtatë javë nga fillimi i të korrave. 10 Pastaj kremto festën e Javëve për Zotin, Perëndinë tënd, duke sjellë fli vullnetare, aq sa të ka dhënë Zoti, Perëndia yt. 11 Ti, biri yt, bija jote, shërbëtori yt, shërbëtorja jote, leviti, që banon në qytetin tënd, dhe i ardhuri, jetimi e vejusha, që banojnë në vendin tënd, do të kremtojnë para Zotit, Perëndisë tënd, në vendin që do të zgjedhë Zoti, Perëndia yt, për të vënë emrin e tij. 12 Mos harro se edhe ti ishte skllav në Egjipt. Mbaji e zbatoji këto rregulla.
Festa e Kasolleve
13 Kur të mbledhësh prodhimin e lëmit e të torkut, kremto për shtatë ditë festën e Kasolleve. 14 Ti, birit yt, bija jote, shërbëtori yt, shërbëtorja jote, leviti, i ardhuri, jetimi e vejusha, që banojnë në qytetit tënd, do të kremtojnë e festojnë. 15 Për shtatë ditë do të festosh për Zotin, Perëndinë tënd, në vendin që do të zgjedhë Zoti. Do të festosh plot gëzim, sepse Zoti, Perëndia yt, do t'i bekojë të gjitha prodhimet e veprat e duarve të tua.
16 Tri herë në vit të gjithë meshkujt e tu do të paraqiten para Zotit, Perëndisë tënd, në vendin që ai do të zgjedhë, për festën e të Ndormeve, për festën e Javëve dhe për festën e Kasolleve. Askush të mos dalë para Zotit duarzbrazur, 17 por të sjellë aq sa i ka dhënë Zoti, Perëndia yt.
Gjykatësit
18 Cakto gjykatës e mbikëqyrës në çdo qytet që Zoti, Perëndia yt, po të jep sipas fiseve, që ta gjykojnë popullin me drejtësi. 19 Mos e shtrembëro drejtësinë e mos mbaj anë. Mos merr mitë, sepse mita i verbon sytë e të urtëve e i shtrembëron fjalët e të drejtëve. 20 Drejtësinë dhe vetëm drejtësinë do të ndjekësh, që të jetosh e ta pushtosh tokën që po të jep Zoti, Perëndia yt.
Idhujtaria
21 Mos mbill pemë si shtylla Asheraje përbri altarit që do të ndërtosh për Zotin, Perëndinë tënd. 22 Mos ngri përmendore që Zoti, Perëndia yt, urren».
1 Ruaj mojin’ e Abibit, edhe bëni pashkënë Zotit Perëndisë tënt, sepse mojin’ e Abibit të nxori Zoti Perëndia yt nga Egjyftëria natënë. 2 T’i bënjç kurban pra pashkënë Zotit Perëndisë tënt, dele e ka, nd’ atë vënt që të sgjethnjë Zoti për të ndenjur’ atie emëri i tij. 3 Të mos e hash atë me bukë të mbrume; shtatë dit të hash bukë të pambrume me atë, atë bukën’ e shtrëngimit, (sepse dolle me nxitim nga dheu i Egjyftërisë), që të kujtonjç ditën’ e të dalit tënt nga dheu i Egjyftërisë, gjithë dit e jetësë s’ate. 4 Edhe shtatë dit të mos duketë brumë te ti ndër gjithë sinoret’ e tu; edhe nga mishi që bëre kurban ditën’ e parë mbrëmanet, të mos mbetetë gjë-kafshë gjer ndë mëngjes.
5 Nukë munt të bënjç kurban pashkënë as mbë ndonjë vënt nga qytetet’ e tu që t’ ep Zoti Perëndia yt, po nd’ atë vënt që të sgjethnjë Zoti Perëndia yt, që të rrijë atie emëri i tij; 6 të bënjç kurban pashkënë mbrëmanet, mbë të perënduarët të diellit, nd’ atë kohë që dolle nga Egjyftëria. 7 Edhe ta pieksh e ta hash nd’ atë vënt që të sgjethnjë Zoti Perëndia yt: edhe ndë mëngjes të kthenesh e të veç ndë shtëpit tënde. 8 Gjashtë dit të hash bukë të pa mbrume, edhe të shtatënë ditë të jetë përmbëledhëje me shenjë për Zotinë Perëndinë tënt: të mos bënjç punë.
9 Të numëronjç shtatë javë për vetëhenë tënde: zërë të numëronjç të shtatë javëtë, passi të zësh drapërinë ndër të lashtat. 10 Edhe të mbash të kremten’ e javëvet për Zonë Perëndinë tënt, e të apsh dhurëti me dorënë tënde, atë që të dojë zëmëra jote për të prurë, që të të bekonjë Zoti Perëndia yt. 11 Edhe të gëzonesh përpara Zotit Perëndisë tënt, ti, e yt-bir, e jot-bilë, e shërbëtori yt, e shërbëtoreja jote, e Leviti që është përbrënda dyeret tua, e i huaji, e i varfëri, e e veja, që janë ndë mest t’ënt, nd’ atë vënt që të sgjethnjë Zoti Perëndia yt, që të rrijë atie emëri i tij. 12 Edhe të kujtojsh se ke qënë shërbëtuar ndë Egjyftëri, edhe të ruajsh e të bëjsh këto urdhërata.
13 Të mbash të kremten’ e tendë-ngulëjesë shtatë dit, si të mbëlethç grurinë tënt e verënë tënde; 14 edhe të gëzonesh ndë të kremtet tënde, ti e yt-bir, e jot-bilë, e shërbëtori yt, e shërbëtoreja jote, e Leviti, e i huaji, e i varfëri, e e veja, që (janë) përbrënda dyeret tua. 15 Shtatë dit të kremtonjç për Zotinë Perëndinë tënt, nd’ atë vënt që të sgjethnjë Zoti, sepse Zoti Perëndia yt do të bekonjë gjithë drithtë t’at, e gjithë punët’ e duaret tua, edhe do të gëzonesh me të vërtetë.
16 Tri herë ndë vit të duketë ç’do mashkullë që të kesh, përpara Zotit Perëndisë tënt, nd’ atë vënt që të sgjethnjë të kremten’ e të pabrumëjevet, edhe të kremten’ e javëvet, edhe të kremten’ e tendë-ngulëjevet; edhe të mos dukenë përpara Zotit me duar të thata. 17 Gjithë-se-cili të apë pas fuqisë tij, pas bekimit Zotit Perëndisë tënt, që të ka dhënë.
18 Të vësh për vetëhenë tënde gjukatës e krerë ndëpër gjithë qytetet e tu, që t’ep Zoti Perëndia yt pas farash tua; edhe do të gjukonjënë gjëndëjenë me gjyq të dëreitë. 19 Mos bëjsh keq gjyqnë: mos vështrojsh ndër sy, as mos marrsh dhurëti, sepse dhurëtia verbon syt’ e të urtëvet, edhe prish fialët’ e të dërejtëvet. 20 Të veç pas së dëreitësë, fare së dëreitësë, që të rrojsh e të trashëgojsh atë dhenë që t’ep Zoti Perëndia yt.
21 Të mos vesh pyllë për vetëhenë tënde prej ç’do farë drunjsh afërë theroresë Zotit Perëndisë tënt, që ta bëjsh për vetëhenë tënde, 22 as të mos ngrehsh idhullë për vetëhenë tënde, të cilatë mërzit Zoti Perëndia yt.