Kohatitët
1 Zoti foli me Moisiun e me Aronin e u tha: 2 «Numëroji kohatitët më vete, sipas klaneve e familjeve të etërve, 3 tërë ata që janë të aftë të shërbejnë në tendën e takimit, nga tridhjetë deri në pesëdhjetë vjeç. 4 Në tendën e takimit ata do të kujdesen për sendet më të shenjta.
5 Kur të niseni për udhë, Aroni e bijtë e tij të shkojnë për të hequr velin që të mbulojnë me të arkën e dëshmisë. 6 Ta mbulojnë me lëkurë të çmuar dhe sipër tyre të shtrijnë një mbulesë të tërën ngjyrë vjollcë. Pastaj të vënë shufrat. 7 Të shtrijnë një mbulesë ngjyrë vjollcë edhe mbi tryezën e paraqitjes së bukës. Të vendosin mbi të tasat, kupat, brokat dhe kanat që përdoren për fli stërpikjeje bashkë me bukën që kushtohet përherë. 8 Atëherë të shtrijnë një mbulesë me ngjyrë të kuqe të ndezur. Atë ta mbulojnë me lëkurë të çmuar dhe pastaj të vënë shufrat. 9 Të marrin një mbulesë ngjyrë vjollcë e të mbulojnë me të shandanin që ndriçon, llambat, mashat, kacitë dhe gjithë enët e vajit me të cilat shërbejnë. 10 Këto t'i mbështjellin me lëkurë të çmuar dhe t'i vendosin në një mbajtëse. 11 Altarin e artë ta mbulojnë me një mbulesë ngjyrë vjollcë, pastaj ta mbështjellin me lëkurë të çmuar e të vënë shufrat. 12 Të gjitha enët me të cilat shërbejnë në shenjtërore, t'i mbulojnë me një mbulesë ngjyrë vjollcë, pastaj t'i mbështjellin me lëkurë të çmuar e t'i vendosin në një mbajtëse. 13 Altarin, ta pastrojnë nga hiri dhe të shtrijnë mbi të një mbulesë me ngjyrë të purpurt. 14 Mbi të, të vendosin tërë enët e altarit me të cilat shërbejnë, kacitë, pirunët, terplotet, kovat dhe ta mbështjellin me lëkurë të çmuar dhe pastaj të vënë shufrat. 15 Kur të niseni për udhë, kohatitët do t'i mbartin këto vetëm pasi Aroni me bijtë e tij të përfundojnë së mbuluari shenjtëroren dhe tërë orenditë e saj. Prandaj, ata nuk do t'i prekin që të mos vdesin. Këto do të mbartin kohatitët nga tenda e takimit.
16 Eleazari, biri i priftit Aron, të jetë përgjegjës për vajin e ndriçimit, temjanin erëkëndshëm, flinë e drithit që kushtohet përherë dhe vajin e vajosjes. Ai të jetë përgjegjës për tërë tendën dhe për gjithçka që është në të, si në shenjtërore, edhe për orenditë përkatëse».
17 Zoti foli me Moisiun e Aronin e u tha: 18 «Mos lejoni që klanet e kohatitëve të shuhen nga mesi i levitëve. 19 Kështu veproni me ta, që të mos vdesin, por të jetojnë kur t'u afrohen sendeve më të shenjta: Aroni e bijtë e tij të shkojnë e të caktojnë punën dhe barrën e secilit, 20 ndërsa kohatitët të mos hyjnë brenda, as për të parë kalimthi sendet e shenjta, përndryshe do të vdesin».
Gershonitët
21 Zoti foli me Moisiun e i tha: 22 «Numëroji edhe gershonitët sipas familjeve të etërve e klaneve. 23 Numëro tërë ata që janë të aftë të shërbejnë në tendën e takimit, nga tridhjetë deri në pesëdhjetë vjeç. 24 Këto janë sendet që gershonitët do të mbartin gjatë shërbesës së tyre: 25 pëlhurat e tendës, tendën e takimit, mbulesat e saj, mbulesat me lëkurë të çmuar që janë mbi të, perden e hyrjes së tendës së takimit, 26 pëlhurat e oborrit, perden e hyrjes së oborrit që rrethon tendën dhe altarin, litarët dhe tërë pajisjet përkatëse. Ata të kujdesen për gjithçka që lidhet me to. 27 Gershonitët të bëjnë e të mbartin çdo gjë sipas urdhrit të Aronit e bijve të tij. Ju do t'ua caktoni si detyrë çdo gjë që do të mbartin. 28 Kjo do të jetë shërbesa e gershonitëve në tendën e takimit. Ata do të shërbejnë nën mbikëqyrjen e Itamarit, birit të priftit Aron.
29 Numëroji edhe meraritët sipas klaneve e familjeve të etërve. 30 Numëro tërë ata që janë të aftë të shërbejnë në tendën e takimit, nga tridhjetë deri në pesëdhjetë vjeç. 31 Këto janë sendet që kanë për detyrë të mbartin gjatë shërbesës së tyre në tendën e takimit: 32 shtyllat përreth oborrit, bazat, kunjat, litarët, tërë pajisjet përkatëse e çdo gjë tjetër lidhur me to. Caktoni me emër çdo send që kanë për detyrë të mbartin. 33 Kjo do të jetë shërbesa e meraritëve në tendën e takimit. Ata do të shërbejnë nën mbikëqyrjen e Itamarit, birit të priftit Aron».
Numërimi i levitëve
34 Kështu, Moisiu, Aroni e prijësit e bashkësisë i numëruan kohatitët sipas klaneve e familjeve të etërve. 35 Lista e atyre që ishin të aftë të shërbenin në tendën e takimit, nga tridhjetë deri në pesëdhjetë vjeç, 36 numëronte dy mijë e shtatëqind e pesëdhjetë veta sipas klaneve. 37 Ky ishte regjistri i tërë kohatitëve, që shërbenin në tendën e takimit, përpiluar nga Moisiu e Aroni sipas urdhrit të Zotit dhënë përmes Moisiut.
38 Regjistri i gershonitëve, sipas klaneve e familjeve të etërve, 39 i tërë atyre që ishin të aftë të shërbenin në tendën e takimit, nga tridhjetë deri në pesëdhjetë vjeç, 40 numëronte dy mijë e gjashtëqind e tridhjetë veta sipas klaneve e familjeve të etërve. 41 Ky ishte regjistri i tërë gershonitëve, që shërbenin në tendën e takimit, përpiluar nga Moisiu e Aroni sipas urdhrit të Zotit.
42 Regjistri i meraritëve, sipas klaneve e familjeve të etërve, 43 i tërë atyre që ishin të aftë të shërbenin në tendën e takimit, nga tridhjetë deri në pesëdhjetë vjeç, 44 numëronte tre mijë e dyqind veta sipas klaneve. 45 Ky ishte regjistri i meraritëve, përpiluar nga Moisiu e Aroni sipas urdhrit të Zotit dhënë përmes Moisiut.
46 Kështu, regjistri i tërë levitëve, përpiluar nga Moisiu, Aroni e prijësit e Izraelit, sipas klaneve e familjeve të etërve, 47 i tërë atyre që ishin të aftë të shërbenin në tendën e takimit, nga tridhjetë deri në pesëdhjetë vjeç, 48 numëronte tetë mijë e pesëqind e tetëdhjetë veta. 49 Ata u regjistruan një më një nga Moisiu, nën drejtimin e Zotit, sipas shërbesave e detyrave përkatëse. Regjistri u përpilua siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
1 Καὶ ἐλάλησεν κύριος πρὸς Μωυσῆν καὶ Ααρων λέγων 2 Λαβὲ τὸ κεφάλαιον τῶν υἱῶν Κααθ ἐκ μέσου υἱῶν Λευι κατὰ δήμους αὐτῶν κατ᾽ οἴκους πατριῶν αὐτῶν 3 ἀπὸ εἴκοσι καὶ πέντε ἐτῶν καὶ ἐπάνω καὶ ἕως πεντήκοντα ἐτῶν, πᾶς ὁ εἰσπορευόμενος λειτουργεῖν ποιῆσαι πάντα τὰ ἔργα ἐν τῇ σκηνῇ τοῦ μαρτυρίου. 4 καὶ ταῦτα τὰ ἔργα τῶν υἱῶν Κααθ ἐν τῇ σκηνῇ τοῦ μαρτυρίου· ἅγιον τῶν ἁγίων. 5 καὶ εἰσελεύσεται Ααρων καὶ οἱ υἱοὶ αὐτοῦ, ὅταν ἐξαίρῃ ἡ παρεμβολή, καὶ καθελοῦσιν τὸ καταπέτασμα τὸ συσκιάζον καὶ κατακαλύψουσιν ἐν αὐτῷ τὴν κιβωτὸν τοῦ μαρτυρίου 6 καὶ ἐπιθήσουσιν ἐπ᾽ αὐτὸ κατακάλυμμα δέρμα ὑακίνθινον καὶ ἐπιβαλοῦσιν ἐπ᾽ αὐτὴν ἱμάτιον ὅλον ὑακίνθινον ἄνωθεν καὶ διεμβαλοῦσιν τοὺς ἀναφορεῖς. 7 καὶ ἐπὶ τὴν τράπεζαν τὴν προκειμένην ἐπιβαλοῦσιν ἐπ᾽ αὐτὴν ἱμάτιον ὁλοπόρφυρον καὶ τὰ τρύβλια καὶ τὰς θυίσκας καὶ τοὺς κυάθους καὶ τὰ σπονδεῖα, ἐν οἷς σπένδει, καὶ οἱ ἄρτοι οἱ διὰ παντὸς ἐπ᾽ αὐτῆς ἔσονται. 8 καὶ ἐπιβαλοῦσιν ἐπ᾽ αὐτὴν ἱμάτιον κόκκινον καὶ καλύψουσιν αὐτὴν καλύμματι δερματίνῳ ὑακινθίνῳ καὶ διεμβαλοῦσιν δι᾽ αὐτῆς τοὺς ἀναφορεῖς. 9 καὶ λήμψονται ἱμάτιον ὑακίνθινον καὶ καλύψουσιν τὴν λυχνίαν τὴν φωτίζουσαν καὶ τοὺς λύχνους αὐτῆς καὶ τὰς λαβίδας αὐτῆς καὶ τὰς ἐπαρυστρίδας αὐτῆς καὶ πάντα τὰ ἀγγεῖα τοῦ ἐλαίου, οἷς λειτουργοῦσιν ἐν αὐτοῖς, 10 καὶ ἐμβαλοῦσιν αὐτὴν καὶ πάντα τὰ σκεύη αὐτῆς εἰς κάλυμμα δερμάτινον ὑακίνθινον καὶ ἐπιθήσουσιν αὐτὴν ἐπ᾽ ἀναφορέων. 11 καὶ ἐπὶ τὸ θυσιαστήριον τὸ χρυσοῦν ἐπικαλύψουσιν ἱμάτιον ὑακίνθινον καὶ καλύψουσιν αὐτὸ καλύμματι δερματίνῳ ὑακινθίνῳ καὶ διεμβαλοῦσιν τοὺς ἀναφορεῖς αὐτοῦ. 12 καὶ λήμψονται πάντα τὰ σκεύη τὰ λειτουργικά, ὅσα λειτουργοῦσιν ἐν αὐτοῖς ἐν τοῖς ἁγίοις, καὶ ἐμβαλοῦσιν εἰς ἱμάτιον ὑακίνθινον καὶ καλύψουσιν αὐτὰ καλύμματι δερματίνῳ ὑακινθίνῳ καὶ ἐπιθήσουσιν ἐπὶ ἀναφορεῖς. 13 καὶ τὸν καλυπτῆρα ἐπιθήσει ἐπὶ τὸ θυσιαστήριον, καὶ ἐπικαλύψουσιν ἐπ᾽ αὐτὸ ἱμάτιον ὁλοπόρφυρον 14 καὶ ἐπιθήσουσιν ἐπ᾽ αὐτὸ πάντα τὰ σκεύη, ὅσοις λειτουργοῦσιν ἐπ᾽ αὐτὸ ἐν αὐτοῖς, καὶ τὰ πυρεῖα καὶ τὰς κρεάγρας καὶ τὰς φιάλας καὶ τὸν καλυπτῆρα καὶ πάντα τὰ σκεύη τοῦ θυσιαστηρίου· καὶ ἐπιβαλοῦσιν ἐπ᾽ αὐτὸ κάλυμμα δερμάτινον ὑακίνθινον καὶ διεμβαλοῦσιν τοὺς ἀναφορεῖς αὐτοῦ· καὶ λήμψονται ἱμάτιον πορφυροῦν καὶ συγκαλύψουσιν τὸν λουτῆρα καὶ τὴν βάσιν αὐτοῦ καὶ ἐμβαλοῦσιν αὐτὰ εἰς κάλυμμα δερμάτινον ὑακίνθινον καὶ ἐπιθήσουσιν ἐπὶ ἀναφορεῖς. 15 καὶ συντελέσουσιν Ααρων καὶ οἱ υἱοὶ αὐτοῦ καλύπτοντες τὰ ἅγια καὶ πάντα τὰ σκεύη τὰ ἅγια ἐν τῷ ἐξαίρειν τὴν παρεμβολήν, καὶ μετὰ ταῦτα εἰσελεύσονται υἱοὶ Κααθ αἴρειν καὶ οὐχ ἅψονται τῶν ἁγίων, ἵνα μὴ ἀποθάνωσιν· ταῦτα ἀροῦσιν οἱ υἱοὶ Κααθ ἐν τῇ σκηνῇ τοῦ μαρτυρίου. — 16 ἐπίσκοπος Ελεαζαρ υἱὸς Ααρων τοῦ ἱερέως· τὸ ἔλαιον τοῦ φωτὸς καὶ τὸ θυμίαμα τῆς συνθέσεως καὶ ἡ θυσία ἡ καθ᾽ ἡμέραν καὶ τὸ ἔλαιον τῆς χρίσεως, ἡ ἐπισκοπὴ ὅλης τῆς σκηνῆς καὶ ὅσα ἐστὶν ἐν αὐτῇ ἐν τῷ ἁγίῳ ἐν πᾶσι τοῖς ἔργοις. — 17 καὶ ἐλάλησεν κύριος πρὸς Μωυσῆν καὶ Ααρων λέγων 18 Μὴ ὀλεθρεύσητε τῆς φυλῆς τὸν δῆμον τὸν Κααθ ἐκ μέσου τῶν Λευιτῶν· 19 τοῦτο ποιήσατε αὐτοῖς καὶ ζήσονται καὶ οὐ μὴ ἀποθάνωσιν προσπορευομένων αὐτῶν πρὸς τὰ ἅγια τῶν ἁγίων· Ααρων καὶ οἱ υἱοὶ αὐτοῦ προσπορευέσθωσαν καὶ καταστήσουσιν αὐτοὺς ἕκαστον κατὰ τὴν ἀναφορὰν αὐτοῦ, 20 καὶ οὐ μὴ εἰσέλθωσιν ἰδεῖν ἐξάπινα τὰ ἅγια καὶ ἀποθανοῦνται.
21 Καὶ ἐλάλησεν κύριος πρὸς Μωυσῆν λέγων 22 Λαβὲ τὴν ἀρχὴν τῶν υἱῶν Γεδσων, καὶ τούτους κατ᾽ οἴκους πατριῶν αὐτῶν κατὰ δήμους αὐτῶν· 23 ἀπὸ πεντεκαιεικοσαετοῦς καὶ ἐπάνω ἕως πεντηκονταετοῦς ἐπίσκεψαι αὐτούς, πᾶς ὁ εἰσπορευόμενος λειτουργεῖν καὶ ποιεῖν τὰ ἔργα αὐτοῦ ἐν τῇ σκηνῇ τοῦ μαρτυρίου. 24 αὕτη ἡ λειτουργία τοῦ δήμου τοῦ Γεδσων λειτουργεῖν καὶ αἴρειν· 25 καὶ ἀρεῖ τὰς δέρρεις τῆς σκηνῆς καὶ τὴν σκηνὴν τοῦ μαρτυρίου καὶ τὸ κάλυμμα αὐτῆς καὶ τὸ κάλυμμα τὸ ὑακίνθινον τὸ ὂν ἐπ᾽ αὐτῆς ἄνωθεν καὶ τὸ κάλυμμα τῆς θύρας τῆς σκηνῆς τοῦ μαρτυρίου 26 καὶ τὰ ἱστία τῆς αὐλῆς, ὅσα ἐπὶ τῆς σκηνῆς τοῦ μαρτυρίου, καὶ τὰ περισσὰ καὶ πάντα τὰ σκεύη τὰ λειτουργικά, ὅσα λειτουργοῦσιν ἐν αὐτοῖς, ποιήσουσιν. 27 κατὰ στόμα Ααρων καὶ τῶν υἱῶν αὐτοῦ ἔσται ἡ λειτουργία τῶν υἱῶν Γεδσων κατὰ πάσας τὰς λειτουργίας αὐτῶν καὶ κατὰ πάντα τὰ ἀρτὰ δι᾽ αὐτῶν· καὶ ἐπισκέψῃ αὐτοὺς ἐξ ὀνομάτων πάντα τὰ ἀρτὰ ὑπ᾽ αὐτῶν. 28 αὕτη ἡ λειτουργία τῶν υἱῶν Γεδσων ἐν τῇ σκηνῇ τοῦ μαρτυρίου, καὶ ἡ φυλακὴ αὐτῶν ἐν χειρὶ Ιθαμαρ τοῦ υἱοῦ Ααρων τοῦ ἱερέως.
29 Υἱοὶ Μεραρι, κατὰ δήμους αὐτῶν κατ᾽ οἴκους πατριῶν αὐτῶν ἐπισκέψασθε αὐτούς· 30 ἀπὸ πεντεκαιεικοσαετοῦς καὶ ἐπάνω ἕως πεντηκονταετοῦς ἐπισκέψασθε αὐτούς, πᾶς ὁ εἰσπορευόμενος λειτουργεῖν τὰ ἔργα τῆς σκηνῆς τοῦ μαρτυρίου. 31 καὶ ταῦτα τὰ φυλάγματα τῶν αἰρομένων ὑπ᾽ αὐτῶν κατὰ πάντα τὰ ἔργα αὐτῶν ἐν τῇ σκηνῇ τοῦ μαρτυρίου· τὰς κεφαλίδας τῆς σκηνῆς καὶ τοὺς μοχλοὺς καὶ τοὺς στύλους αὐτῆς καὶ τὰς βάσεις αὐτῆς καὶ τὸ κατακάλυμμα καὶ αἱ βάσεις αὐτῶν καὶ οἱ στύλοι αὐτῶν καὶ τὸ κατακάλυμμα τῆς θύρας τῆς σκηνῆς 32 καὶ τοὺς στύλους τῆς αὐλῆς κύκλῳ καὶ αἱ βάσεις αὐτῶν καὶ τοὺς στύλους τοῦ καταπετάσματος τῆς πύλης τῆς αὐλῆς καὶ τὰς βάσεις αὐτῶν καὶ τοὺς πασσάλους αὐτῶν καὶ τοὺς κάλους αὐτῶν καὶ πάντα τὰ σκεύη αὐτῶν καὶ πάντα τὰ λειτουργήματα αὐτῶν, ἐξ ὀνομάτων ἐπισκέψασθε αὐτοὺς καὶ πάντα τὰ σκεύη τῆς φυλακῆς τῶν αἰρομένων ὑπ᾽ αὐτῶν. 33 αὕτη ἡ λειτουργία δήμου υἱῶν Μεραρι ἐν πᾶσιν τοῖς ἔργοις αὐτῶν ἐν τῇ σκηνῇ τοῦ μαρτυρίου ἐν χειρὶ Ιθαμαρ υἱοῦ Ααρων τοῦ ἱερέως.
34 Καὶ ἐπεσκέψατο Μωυσῆς καὶ Ααρων καὶ οἱ ἄρχοντες Ισραηλ τοὺς υἱοὺς Κααθ κατὰ δήμους αὐτῶν κατ᾽ οἴκους πατριῶν αὐτῶν 35 ἀπὸ πεντεκαιεικοσαετοῦς καὶ ἐπάνω ἕως πεντηκονταετοῦς, πᾶς ὁ εἰσπορευόμενος λειτουργεῖν καὶ ποιεῖν ἐν τῇ σκηνῇ τοῦ μαρτυρίου. 36 καὶ ἐγένετο ἡ ἐπίσκεψις αὐτῶν κατὰ δήμους αὐτῶν δισχίλιοι διακόσιοι πεντήκοντα· 37 αὕτη ἡ ἐπίσκεψις δήμου Κααθ, πᾶς ὁ λειτουργῶν ἐν τῇ σκηνῇ τοῦ μαρτυρίου, καθὰ ἐπεσκέψατο Μωυσῆς καὶ Ααρων διὰ φωνῆς κυρίου ἐν χειρὶ Μωυσῆ.
38 Καὶ ἐπεσκέπησαν υἱοὶ Γεδσων κατὰ δήμους αὐτῶν κατ᾽ οἴκους πατριῶν αὐτῶν 39 ἀπὸ πεντεκαιεικοσαετοῦς καὶ ἐπάνω ἕως πεντηκονταετοῦς, πᾶς ὁ εἰσπορευόμενος λειτουργεῖν καὶ ποιεῖν τὰ ἔργα ἐν τῇ σκηνῇ τοῦ μαρτυρίου. 40 καὶ ἐγένετο ἡ ἐπίσκεψις αὐτῶν κατὰ δήμους αὐτῶν κατ᾽ οἴκους πατριῶν αὐτῶν δισχίλιοι ἑξακόσιοι τριάκοντα· 41 αὕτη ἡ ἐπίσκεψις δήμου υἱῶν Γεδσων, πᾶς ὁ λειτουργῶν ἐν τῇ σκηνῇ τοῦ μαρτυρίου, οὓς ἐπεσκέψατο Μωυσῆς καὶ Ααρων διὰ φωνῆς κυρίου ἐν χειρὶ Μωυσῆ.
42 Ἐπεσκέπησαν δὲ καὶ δῆμος υἱῶν Μεραρι κατὰ δήμους αὐτῶν κατ᾽ οἴκους πατριῶν αὐτῶν 43 ἀπὸ πεντεκαιεικοσαετοῦς καὶ ἐπάνω ἕως πεντηκονταετοῦς, πᾶς ὁ εἰσπορευόμενος λειτουργεῖν πρὸς τὰ ἔργα τῆς σκηνῆς τοῦ μαρτυρίου. 44 καὶ ἐγενήθη ἡ ἐπίσκεψις αὐτῶν κατὰ δήμους αὐτῶν κατ᾽ οἴκους πατριῶν αὐτῶν τρισχίλιοι καὶ διακόσιοι· 45 αὕτη ἡ ἐπίσκεψις δήμου υἱῶν Μεραρι, οὓς ἐπεσκέψατο Μωυσῆς καὶ Ααρων διὰ φωνῆς κυρίου ἐν χειρὶ Μωυσῆ.
46 Πάντες οἱ ἐπεσκεμμένοι, οὓς ἐπεσκέψατο Μωυσῆς καὶ Ααρων καὶ οἱ ἄρχοντες Ισραηλ, τοὺς Λευίτας κατὰ δήμους κατ᾽ οἴκους πατριῶν αὐτῶν 47 ἀπὸ πεντεκαιεικοσαετοῦς καὶ ἐπάνω ἕως πεντηκονταετοῦς, πᾶς ὁ εἰσπορευόμενος πρὸς τὸ ἔργον τῶν ἔργων καὶ τὰ ἔργα τὰ αἰρόμενα ἐν τῇ σκηνῇ τοῦ μαρτυρίου, 48 καὶ ἐγενήθησαν οἱ ἐπισκεπέντες ὀκτακισχίλιοι πεντακόσιοι ὀγδοήκοντα. 49 διὰ φωνῆς κυρίου ἐπεσκέψατο αὐτοὺς ἐν χειρὶ Μωυσῆ ἄνδρα κατ᾽ ἄνδρα ἐπὶ τῶν ἔργων αὐτῶν καὶ ἐπὶ ὧν αἴρουσιν αὐτοί· καὶ ἐπεσκέπησαν, ὃν τρόπον συνέταξεν κύριος τῷ Μωυσῇ.