Trojet e Manaseut
1 Manaseu, i parëlinduri i Jozefit, mori me short tokat që i përkisnin atij. Makiri ishte i parëlinduri i Manaseut e ati i Gileadit. Ai ishte luftëtar i shquar dhe mori për pronë Gileadin e Bashanin. 2 Edhe pasardhësit e tjerë të Manaseut morën tokat e tyre, sipas klaneve, pasardhësit e Abiezerit, të Helekut, të Asrielit, të Shekemit, të Heferit e të Shemidait. Këta ishin pasardhësit meshkuj të Manaseut, birit të Jozefit.
3 Celofehadi, biri i Heferit, të birit të Gileadit, të birit të Makirit, të birit të Manaseut, nuk kishte bij, por vetëm bija. Ato quheshin Mahla, Noa, Hogla, Milka e Tirca. 4 Ato u paraqitën te prifti Eleazar, te Jozuehu, biri i Nunit, e te prijësit e popullit e u thanë: «Zoti i ka urdhëruar Moisiut që të na jepet edhe neve trashëgimi ndër vëllezërit tanë». Jozuehu u dha edhe atyre pjesë ndër vëllezërit e atit të tyre, siç kishte thënë Zoti. 5 Kështu, Manaseut i takoi të marrë edhe dhjetë pjesë toke, përveç tokës së Gileadit e Bashanit, që mori përtej Jordanit. 6 Bijat e Manaseut, morën edhe ato trashëgimi mes bijve të tij. Toka e Gileadit u bë pronë e pasardhësve të tjerë të Manaseut.
7 Kufiri i Manaseut fillonte nga Asheri në Mikmetat, kundruall Shekemit e kthente djathtas drejt banorëve të En Tapuahut. 8 Krahina e Tapuahut i përkiste Manaseut, ndërsa vetë Tapuahu, që ndodhej në kufi të tokës së Manaseut, u përkiste pasardhësve të Efraimit. 9 Pastaj kufiri zbriste për në përroin e Kanës. Megjithatë qytetet në jug të përroit i përkisnin Efraimit edhe pse ndodheshin mes qyteteve të Manaseut. Prej andej kufiri kalonte në veri të përroit e dilte në det. 10 Tokat që shtriheshin në jug i përkisnin Efraimit, ndërsa tokat që shtriheshin në veri i përkisnin Manaseut. Kufiri mes tyre ishte deti. Në veri kufizohej me Asherin, ndërsa në lindje me Isaharin. 11 Në tokat e Isaharit e të Asherit, Manaseu zotëronte edhe Bet Sheanin me fshatrat përreth, Ibleamin me fshatrat përreth, Dorin me fshatra e banorë, Endorin me fshatra e banorë, Tanakun me fshatra e banorë, e Megidonë me fshatra e banorë, gjithsej tri krahina kodrinore. 12 Pasardhësit e Manaseut nuk arritën t'i pushtonin të gjitha këto qytete, sepse kananitët u treguan të vendosur për të banuar në atë vend. 13 Kur izraelitët u bënë më të fortë, i kthyen kananitët në robër pune, por nuk i dëbuan plotësisht.
14 Pasardhësit e Jozefit folën me Jozuehun e i thanë: «Përse na ke dhënë për pronë vetëm një pjesë toke? Zoti na ka bekuar e jemi bërë popull i madh». 15 Jozuehu u tha: «Meqenëse jeni bërë popull i madh e jeni ngushtë në krahinën malore të Efraimit, shkoni në pyll e hapni tokë të re për veten tuaj në tokat e perizitëve e refaitëve». 16 Pasardhësit e Jozefit i thanë: «Krahina malore nuk na mjafton dhe të gjithë kananitët që banojnë nëpër lugina kanë qerre hekuri, si ata që banojnë në Bet Shean e në fshatrat përreth, edhe ata të luginës së Izrelit». 17 Atëherë Jozuehu i tha pasardhësve të Jozefit, pra, fisit të Efraimit e Manaseut: «Ju jeni një popull i madh e shumë i fortë, prandaj dhe nuk keni për të pasur vetëm një pjesë toke. 18 Krahina malore e mbuluar me pyje do të jetë e juaja. Do ta shpyllëzoni e do ta pushtoni të gjithën. Kananitët do t'i dëboni, pavarësisht se kanë qerre hekuri e janë të fortë».
1 Καὶ ἐγένετο τὰ ὅρια φυλῆς υἱῶν Μανασση, ὅτι οὗτος πρωτότοκος τῷ Ιωσηφ· τῷ Μαχιρ πρωτοτόκῳ Μανασση πατρὶ Γαλααδ (ἀνὴρ γὰρ πολεμιστὴς ἦν) ἐν τῇ Γαλααδίτιδι καὶ ἐν τῇ Βασανίτιδι. 2 καὶ ἐγενήθη τοῖς υἱοῖς Μανασση τοῖς λοιποῖς κατὰ δήμους αὐτῶν, τοῖς υἱοῖς Ιεζερ καὶ τοῖς υἱοῖς Κελεζ καὶ τοῖς υἱοῖς Ιεζιηλ καὶ τοῖς υἱοῖς Συχεμ καὶ τοῖς υἱοῖς Συμαριμ καὶ τοῖς υἱοῖς Οφερ· οὗτοι οἱ ἄρσενες κατὰ δήμους αὐτῶν. 3 καὶ τῷ Σαλπααδ υἱῷ Οφερ, οὐκ ἦσαν αὐτῷ υἱοὶ ἀλλ᾽ ἢ θυγατέρες, καὶ ταῦτα τὰ ὀνόματα τῶν θυγατέρων Σαλπααδ· Μααλα καὶ Νουα καὶ Εγλα καὶ Μελχα καὶ Θερσα. 4 καὶ ἔστησαν ἐναντίον Ελεαζαρ τοῦ ἱερέως καὶ ἐναντίον Ἰησοῦ καὶ ἐναντίον τῶν ἀρχόντων λέγουσαι Ὁ θεὸς ἐνετείλατο διὰ χειρὸς Μωυσῆ δοῦναι ἡμῖν κληρονομίαν ἐν μέσῳ τῶν ἀδελφῶν ἡμῶν. καὶ ἐδόθη αὐταῖς διὰ προστάγματος κυρίου κλῆρος ἐν τοῖς ἀδελφοῖς τοῦ πατρὸς αὐτῶν. 5 καὶ ἔπεσεν ὁ σχοινισμὸς αὐτῶν ἀπὸ Ανασσα καὶ πεδίον Λαβεκ ἐκ τῆς Γαλααδ, ἥ ἐστιν πέραν τοῦ Ιορδάνου· 6 ὅτι θυγατέρες υἱῶν Μανασση ἐκληρονόμησαν κλῆρον ἐν μέσῳ τῶν ἀδελφῶν αὐτῶν· ἡ δὲ γῆ Γαλααδ ἐγενήθη τοῖς υἱοῖς Μανασση τοῖς καταλελειμμένοις.
7 Καὶ ἐγενήθη ὅρια υἱῶν Μανασση Δηλαναθ, ἥ ἐστιν κατὰ πρόσωπον υἱῶν Αναθ, καὶ πορεύεται ἐπὶ τὰ ὅρια ἐπὶ Ιαμιν καὶ Ιασσιβ ἐπὶ πηγὴν Θαφθωθ· 8 τῷ Μανασση ἔσται, καὶ Θαφεθ ἐπὶ τῶν ὁρίων Μανασση τοῖς υἱοῖς Εφραιμ. 9 καὶ καταβήσεται τὰ ὅρια ἐπὶ φάραγγα Καρανα ἐπὶ λίβα κατὰ φάραγγα Ιαριηλ, τερέμινθος τῷ Εφραιμ ἀνὰ μέσον πόλεως Μανασση· καὶ ὅρια Μανασση ἐπὶ τὸν βορρᾶν εἰς τὸν χειμάρρουν, καὶ ἔσται αὐτοῦ ἡ διέξοδος θάλασσα. 10 ἀπὸ λιβὸς τῷ Εφραιμ, καὶ ἐπὶ βορρᾶν Μανασση, καὶ ἔσται ἡ θάλασσα ὅρια αὐτοῖς· καὶ ἐπὶ Ασηρ συνάψουσιν ἐπὶ βορρᾶν καὶ τῷ Ισσαχαρ ἀπ᾽ ἀνατολῶν. 11 καὶ ἔσται Μανασση ἐν Ισσαχαρ καὶ ἐν Ασηρ Βαιθσαν καὶ αἱ κῶμαι αὐτῶν καὶ τοὺς κατοικοῦντας Δωρ καὶ τὰς κώμας αὐτῆς καὶ τοὺς κατοικοῦντας Μαγεδδω καὶ τὰς κώμας αὐτῆς καὶ τὸ τρίτον τῆς Ναφετα καὶ τὰς κώμας αὐτῆς. 12 καὶ οὐκ ἠδυνάσθησαν οἱ υἱοὶ Μανασση ἐξολεθρεῦσαι τὰς πόλεις ταύτας, καὶ ἤρχετο ὁ Χαναναῖος κατοικεῖν ἐν τῇ γῇ ταύτῃ· 13 καὶ ἐγενήθη καὶ ἐπεὶ κατίσχυσαν οἱ υἱοὶ Ισραηλ, καὶ ἐποίησαν τοὺς Χαναναίους ὑπηκόους, ἐξολεθρεῦσαι δὲ αὐτοὺς οὐκ ἐξωλέθρευσαν.
14 Ἀντεῖπαν δὲ οἱ υἱοὶ Ιωσηφ τῷ Ἰησοῦ λέγοντες Διὰ τί ἐκληρονόμησας ἡμᾶς κλῆρον ἕνα καὶ σχοίνισμα ἕν; ἐγὼ δὲ λαὸς πολύς εἰμι, καὶ ὁ θεὸς εὐλόγησέν με. 15 καὶ εἶπεν αὐτοῖς Ἰησοῦς Εἰ λαὸς πολὺς εἶ, ἀνάβηθι εἰς τὸν δρυμὸν καὶ ἐκκάθαρον σεαυτῷ, εἰ στενοχωρεῖ σε τὸ ὄρος τὸ Εφραιμ. 16 καὶ εἶπαν Οὐκ ἀρκέσει ἡμῖν τὸ ὄρος τὸ Εφραιμ, καὶ ἵππος ἐπίλεκτος καὶ σίδηρος τῷ Χαναναίῳ τῷ κατοικοῦντι ἐν αὐτῷ ἐν Βαιθσαν καὶ ἐν ταῖς κώμαις αὐτῆς ἐν τῇ κοιλάδι Ιεζραελ. 17 καὶ εἶπεν Ἰησοῦς τοῖς υἱοῖς Ιωσηφ Εἰ λαὸς πολὺς εἶ καὶ ἰσχὺν μεγάλην ἔχεις, οὐκ ἔσται σοι κλῆρος εἷς· 18 ὁ γὰρ δρυμὸς ἔσται σοι, ὅτι δρυμός ἐστιν καὶ ἐκκαθαριεῖς αὐτὸν καὶ ἔσται σοι· καὶ ὅταν ἐξολεθρεύσῃς τὸν Χαναναῖον, ὅτι ἵππος ἐπίλεκτός ἐστιν αὐτῷ, σὺ γὰρ ὑπερισχύεις αὐτοῦ.