Hyrje
1 Në vitin e tridhjetë në muajin e katërt në ditën e pestë të muajit, kur unë isha në mes të të shpërngulurve, buzë lumit Kebar, u hap qielli dhe pashë disa vegime hyjnore. 2 Më pesë të atij muaji, në vitin e pestë të shpërnguljes së mbretit Jojakin, 3 fjala e Zotit iu drejtua priftit Ezekiel, birit të Buzit, në tokën e kaldenjve, buzë lumit Kebar. Atje dora e Zotit ishte mbi të.
Vegimi i lavdisë së Zotit
4 Pashë dhe, ja, një erë e stuhishme vinte nga veriu, një re e madhe, një zjarr me shkëlqim vezullues përreth, dhe në mes të zjarrit diçka me pamje shkëlqimplotë. 5 Nga mesi i saj, shëmbëllimi i katër gjallesave. Kjo ishte pamja e tyre: kishin dukje njerëzore. 6 Secili kishte katër fytyra e katër krahë. 7 Këmbët i kishin të drejta, me shputat e këmbëve si shputat e këmbëve të viçit, vezulluese si bronzi i lëmuar. 8 Nën krahë, në të katër anët, kishin duar njeriu. Të katërt kishin fytyrat dhe krahët e vet. 9 Krahët u cekeshin me njëri-tjetrin. Kur ecnin, asnjëri nuk kthehej, por ecnin pa e kthyer shikimin. 10 Shëmbëllimi i fytyrave të tyre ishte si fytyrë njeriu. Të katërt kishin në të djathtë nga një fytyrë luani e në të majtë nga një fytyrë demi. Të katërt kishin edhe nga një fytyrë shqiponje. 11 Kaq për fytyrat. Krahët i kishin të hapur së larti. Secili kishte dy krahë që cekeshin dhe dy që mbulonin trupin. 12 Secili ecte drejt para vetes. Shkonin ku i çonte shpirti. Ecnin dhe, kur ecnin, nuk ktheheshin. 13 Shëmbëllenin me gjallesa. Pamjen e kishin si thëngjij zjarri të përflakur, si pamje pishtarësh. Mes gjallesave kishte ecejake. Zjarri ishte shkëlqimplotë e prej zjarrit dilte vetëtimë. 14 Gjallesat dilnin e hynin si vetëtima.
15 Po i shikoja gjallesat dhe, ja, përbri gjallesave, kishte nga një rrotë përtokë për të katra fytyrat e tyre. 16 Pamja e rrotave dhe përbërja e tyre kishin një si vezullimë topazi. Të katra kishin të njëjtin shëmbëllim dhe kjo ishte pamja e tyre: si të ishte ngërthyer një rrotë brenda një rrote tjetër. 17 Kur lëviznin, lëviznin në të katër drejtimet. Nuk ktheheshin kur lëviznin. 18 Rrathët i kishin të mëdhenj e të frikshëm dhe rrathët e të katrave ishin plot me sy rreth e rrotull. 19 Kur gjallesat lëviznin, edhe rrotat lëviznin bri tyre. Kur gjallesat ngriheshin nga toka, edhe rrotat ngriheshin. 20 Ngado donte të shkonte shpirti, në atë drejtim lëviznin edhe ato. Rrotat ngriheshin pranë tyre, se shpirti i gjallesave ishte brenda rrotave. 21 Kur ata lëviznin, edhe ato lëviznin. Kur ata ndalonin, edhe ato ndalonin. Kur ata ngriheshin, edhe ato ngriheshin, se shpirti i gjallesave ishte brenda rrotave.
22 Sipër kokave të gjallesave shtrihej një kube që dukej si kristal shkëlqimplotë. 23 Nën ndarje shtriheshin krahët e tyre të drejtë, drejt njëri-tjetrit, ndërsa dy krahët e tjerë u mbulonin trupin. 24 Kur lëviznin, dëgjoja ushtimën e krahëve, e ngjashme me ushtimën e ujërave të rrëmbyeshëm, si zëri i të gjithëpushtetshmit, si gjëmimi i stuhisë, si gumëzhima e fushimit. Kur ndaleshin, i shkrehnin krahët. 25 Pastaj u dëgjua një zë prej përtej kubesë që ishte mbi kokën e tyre. Kur ndaleshin, i shkrehnin krahët.
26 Përmbi kubenë që ishte sipër kokave të tyre, shfaqej një si gur safiri, me shëmbëllimin e një froni dhe, mbi këtë shëmbëllim froni, prej së larti, një shëmbëllim me pamje njeriu. 27 Pastaj pashë, prej pamjes nga brezi i tij e sipër, diçka si shkëlqimplotë, me pamjen si të një zjarri që e mbështillte përreth, ndërsa prej pamjes nga brezi i tij e poshtë, pashë një si pamje zjarri e shkëlqimi rreth tij. 28 Si pamja e ylberit mbi re në një ditë shiu, ashtu ishte pamja e shkëlqimit përreth. Ajo ishte shfaqja e shëmbëllimit të lavdisë së Zotit. Pashë, rashë me fytyrë përdhe dhe dëgjova një zë që fliste.
1 Καὶ ἐγένετο ἐν τῷ τριακοστῷ ἔτει ἐν τῷ τετάρτῳ μηνὶ πέμπτῃ τοῦ μηνὸς καὶ ἐγὼ ἤμην ἐν μέσῳ τῆς αἰχμαλωσίας ἐπὶ τοῦ ποταμοῦ τοῦ Χοβαρ, καὶ ἠνοίχθησαν οἱ οὐρανοί, καὶ εἶδον ὁράσεις θεοῦ· 2 πέμπτῃ τοῦ μηνός (τοῦτο τὸ ἔτος τὸ πέμπτον τῆς αἰχμαλωσίας τοῦ βασιλέως Ιωακιμ) 3 καὶ ἐγένετο λόγος κυρίου πρὸς Ιεζεκιηλ υἱὸν Βουζι τὸν ἱερέα ἐν γῇ Χαλδαίων ἐπὶ τοῦ ποταμοῦ τοῦ Χοβαρ· καὶ ἐγένετο ἐπ᾽ ἐμὲ χεὶρ κυρίου, 4 καὶ εἶδον καὶ ἰδοὺ πνεῦμα ἐξαῖρον ἤρχετο ἀπὸ βορρᾶ, καὶ νεφέλη μεγάλη ἐν αὐτῷ, καὶ φέγγος κύκλῳ αὐτοῦ καὶ πῦρ ἐξαστράπτον, καὶ ἐν τῷ μέσῳ αὐτοῦ ὡς ὅρασις ἠλέκτρου ἐν μέσῳ τοῦ πυρὸς καὶ φέγγος ἐν αὐτῷ. 5 καὶ ἐν τῷ μέσῳ ὡς ὁμοίωμα τεσσάρων ζῴων· καὶ αὕτη ἡ ὅρασις αὐτῶν· ὁμοίωμα ἀνθρώπου ἐπ᾽ αὐτοῖς, 6 καὶ τέσσαρα πρόσωπα τῷ ἑνί, καὶ τέσσαρες πτέρυγες τῷ ἑνί. 7 καὶ τὰ σκέλη αὐτῶν ὀρθά, καὶ πτερωτοὶ οἱ πόδες αὐτῶν, καὶ σπινθῆρες ὡς ἐξαστράπτων χαλκός, καὶ ἐλαφραὶ αἱ πτέρυγες αὐτῶν. 8 καὶ χεὶρ ἀνθρώπου ὑποκάτωθεν τῶν πτερύγων αὐτῶν ἐπὶ τὰ τέσσαρα μέρη αὐτῶν· καὶ τὰ πρόσωπα αὐτῶν τῶν τεσσάρων 9 οὐκ ἐπεστρέφοντο ἐν τῷ βαδίζειν αὐτά, ἕκαστον κατέναντι τοῦ προσώπου αὐτῶν ἐπορεύοντο. 10 καὶ ὁμοίωσις τῶν προσώπων αὐτῶν· πρόσωπον ἀνθρώπου καὶ πρόσωπον λέοντος ἐκ δεξιῶν τοῖς τέσσαρσιν καὶ πρόσωπον μόσχου ἐξ ἀριστερῶν τοῖς τέσσαρσιν καὶ πρόσωπον ἀετοῦ τοῖς τέσσαρσιν. 11 καὶ αἱ πτέρυγες αὐτῶν ἐκτεταμέναι ἄνωθεν τοῖς τέσσαρσιν, ἑκατέρῳ δύο συνεζευγμέναι πρὸς ἀλλήλας, καὶ δύο ἐπεκάλυπτον ἐπάνω τοῦ σώματος αὐτῶν. 12 καὶ ἑκάτερον κατὰ πρόσωπον αὐτοῦ ἐπορεύετο· οὗ ἂν ἦν τὸ πνεῦμα πορευόμενον, ἐπορεύοντο καὶ οὐκ ἐπέστρεφον. 13 καὶ ἐν μέσῳ τῶν ζῴων ὅρασις ὡς ἀνθράκων πυρὸς καιομένων, ὡς ὄψις λαμπάδων συστρεφομένων ἀνὰ μέσον τῶν ζῴων καὶ φέγγος τοῦ πυρός, καὶ ἐκ τοῦ πυρὸς ἐξεπορεύετο ἀστραπή. 15 καὶ εἶδον καὶ ἰδοὺ τροχὸς εἷς ἐπὶ τῆς γῆς ἐχόμενος τῶν ζῴων τοῖς τέσσαρσιν· 16 καὶ τὸ εἶδος τῶν τροχῶν ὡς εἶδος θαρσις, καὶ ὁμοίωμα ἓν τοῖς τέσσαρσιν, καὶ τὸ ἔργον αὐτῶν ἦν καθὼς ἂν εἴη τροχὸς ἐν τροχῷ. 17 ἐπὶ τὰ τέσσαρα μέρη αὐτῶν ἐπορεύοντο, οὐκ ἐπέστρεφον ἐν τῷ πορεύεσθαι αὐτὰ 18 οὐδ᾽ οἱ νῶτοι αὐτῶν, καὶ ὕψος ἦν αὐτοῖς· καὶ εἶδον αὐτά, καὶ οἱ νῶτοι αὐτῶν πλήρεις ὀφθαλμῶν κυκλόθεν τοῖς τέσσαρσιν. 19 καὶ ἐν τῷ πορεύεσθαι τὰ ζῷα ἐπορεύοντο οἱ τροχοὶ ἐχόμενοι αὐτῶν, καὶ ἐν τῷ ἐξαίρειν τὰ ζῷα ἀπὸ τῆς γῆς ἐξῄροντο οἱ τροχοί. 20 οὗ ἂν ἦν ἡ νεφέλη, ἐκεῖ τὸ πνεῦμα τοῦ πορεύεσθαι· ἐπορεύοντο τὰ ζῷα καὶ οἱ τροχοὶ καὶ ἐξῄροντο σὺν αὐτοῖς, διότι πνεῦμα ζωῆς ἦν ἐν τοῖς τροχοῖς. 21 ἐν τῷ πορεύεσθαι αὐτὰ ἐπορεύοντο καὶ ἐν τῷ ἑστάναι αὐτὰ εἱστήκεισαν καὶ ἐν τῷ ἐξαίρειν αὐτὰ ἀπὸ τῆς γῆς ἐξῄροντο σὺν αὐτοῖς, ὅτι πνεῦμα ζωῆς ἦν ἐν τοῖς τροχοῖς. 22 καὶ ὁμοίωμα ὑπὲρ κεφαλῆς αὐτοῖς τῶν ζῴων ὡσεὶ στερέωμα ὡς ὅρασις κρυστάλλου ἐκτεταμένον ἐπὶ τῶν πτερύγων αὐτῶν ἐπάνωθεν· 23 καὶ ὑποκάτω τοῦ στερεώματος αἱ πτέρυγες αὐτῶν ἐκτεταμέναι, πτερυσσόμεναι ἑτέρα τῇ ἑτέρᾳ, ἑκάστῳ δύο συνεζευγμέναι ἐπικαλύπτουσαι τὰ σώματα αὐτῶν. 24 καὶ ἤκουον τὴν φωνὴν τῶν πτερύγων αὐτῶν ἐν τῷ πορεύεσθαι αὐτὰ ὡς φωνὴν ὕδατος πολλοῦ· καὶ ἐν τῷ ἑστάναι αὐτὰ κατέπαυον αἱ πτέρυγες αὐτῶν. 25 καὶ ἰδοὺ φωνὴ ὑπεράνωθεν τοῦ στερεώματος τοῦ ὄντος ὑπὲρ κεφαλῆς αὐτῶν. 26 ὡς ὅρασις λίθου σαπφείρου ὁμοίωμα θρόνου ἐπ᾽ αὐτοῦ, καὶ ἐπὶ τοῦ ὁμοιώματος τοῦ θρόνου ὁμοίωμα ὡς εἶδος ἀνθρώπου ἄνωθεν. 27 καὶ εἶδον ὡς ὄψιν ἠλέκτρου ἀπὸ ὁράσεως ὀσφύος καὶ ἐπάνω, καὶ ἀπὸ ὁράσεως ὀσφύος καὶ ἕως κάτω εἶδον ὡς ὅρασιν πυρὸς καὶ τὸ φέγγος αὐτοῦ κύκλῳ. 28 ὡς ὅρασις τόξου, ὅταν ᾖ ἐν τῇ νεφέλῃ ἐν ἡμέρᾳ ὑετοῦ, οὕτως ἡ στάσις τοῦ φέγγους κυκλόθεν. αὕτη ἡ ὅρασις ὁμοιώματος δόξης κυρίου· καὶ εἶδον καὶ πίπτω ἐπὶ πρόσωπόν μου καὶ ἤκουσα φωνὴν λαλοῦντος.