Jeremia u shkruan të shpërngulurve
1 Këto janë fjalët e letrës që profeti Jeremi i dërgoi nga Jerusalemi tepricës së pleqve të shpërngulur, priftërinjve, profetëve e mbarë popullit, që Nabukodonosori i kishte shpërngulur nga Jerusalemi në Babiloni, 2 pasi kishin ikur nga Jerusalemi mbreti Jehonjah, nëna mbretëreshë, eunukët, prijësit e Judës e të Jerusalemit, zejtarët e farkëtarët. 3 E dërgoi me anë të Eleasahut, birit të Shafanit, dhe të Gemariahut, birit të Hilkiahut, të cilin Sedekia, mbreti i Judës, e dërgoi në Babiloni, te Nabukodonosori, mbreti i Babilonisë. Në të thuhej: 4 «Kështu u thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit, të gjithë të shpërngulurve, që unë i shpërngula nga Jerusalemi në Babiloni: 5 ndërtoni shtëpi e banoni në to, mbillni kopshte e hani frytet; 6 merrni gra e lindni bij e bija, merrni gra për bijtë tuaj e jepuani burrave bijat tuaja, që të lindin bij e bija. Shumohuni atje e mos fironi. 7 Kërkoni paqen në vendin ku ju kam shpërngulur e lutjuni Zotit për të, sepse prej paqes së tij rrjedh paqja juaj. 8 Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: të mos ju mashtrojnë profetët që janë mes jush e as falltarët tuaj. Mos u vini vesh ëndrrave që shohin ata, 9 sepse profetizojnë në rrenë në emrin tim. Ata nuk i kam dërguar unë, kumton Zoti.
10 Prandaj, kështu thotë Zoti: pasi të mbushen plot shtatëdhjetë vjet në Babiloni, do të vij te ju e do ta plotësoj për ju premtimin e mirë për t'ju kthyer në këtë vend. 11 Unë i njoh shestimet e mia për ju, kumton Zoti. Janë shestime paqeje e jo zezone, për t'ju dhënë të ardhme e shpresë. 12 Ju do të më thërrisni, do të vini e do të më luteni e unë do t'ju dëgjoj. 13 Do të më kërkoni e do të më gjeni, sepse do të më kërkoni me gjithë zemër, 14 prandaj unë do t'ju lejoj të më gjeni, kumton Zoti. Do t'i kthej robërit tuaj dhe do t'ju mbledh nga të gjitha kombet e prej të gjitha vendeve ku ju kam dëbuar, kumton Zoti. Do t'ju kthej në vendin prej nga ju kam shpërngulur.
15 Se ju thoni: “Zoti ngriti profetë për ne në Babiloni”. 16 Mirëpo kështu thotë Zoti për mbretin, që rri mbi fronin e Davidit e për mbarë popullin, që banon në këtë qytet, për vëllezërit tuaj, që nuk dolën e nuk u shpërngulën me ju: 17 kështu thotë Zoti i ushtrive: ja, do të dërgoj kundër tyre shpatën, urinë e murtajën dhe do t'i bëj si fiqtë e kalbur, që janë aq të prishur, sa nuk mund të hahen. 18 Do t'i ndjek me shpatë, me uri e murtajë. Do t'i bëj tmerrin e të gjithë mbretërive të tokës, mallkim, mbeturinë, tallje e poshtërim ndër të gjitha kombet ku i kam dëbuar, 19 se nuk i dëgjuan fjalët e mia, kumton Zoti, kur u dërgoja pareshtur shërbëtorët e mi, profetët, e ata nuk i dëgjonin, kumton Zoti. 20 Por ju, të gjithë të shpërngulurit, që ju kam dërguar nga Jerusalemi në Babiloni, dëgjojeni fjalën e Zotit! 21 Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit, në lidhje me Ahabin, birin e Kolajahut, dhe me Sedekinë, birin e Masejahut, që profetizojnë në rrenë për ju në emrin tim: ja, do t'ia lë në dorë Nabukodonosorit, mbretit të Babilonisë, dhe ai do t'i vrasë para syve tuaj. 22 Do të dalë prej tyre një mallkim për të gjithë të shpërngulurit e Judës në Babiloni, që thotë: “Ta bëftë Zoti si Sedekisë e Ahabit që i poqi në zjarr mbreti i Babilonisë!”. 23 Ata kanë bërë poshtërsi në Jerusalem, kanë kurvëruar me gratë e të afërtve, kanë folur fjalë të rreme në emrin tim, që unë nuk i kisha urdhëruar. Unë vetë e di mirë e jam dëshmitar, kumton Zoti».
Profecia e rreme e Shemajahut
24 Shemajah Nehelamitit do t'i thuash: 25 «Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: ti i ke dërguar letra në emrin tënd të gjithë popullit në Jerusalem, Sofonisë, birit të Masejahut, dhe priftërinjve të tjerë, duke u thënë: 26 Zoti të bëri ty prift në vend të priftit Jehojada, që të ishe përgjegjës në tempullin e Zotit për çdo të marrë që profetizon, duke e vënë nën pranga e nën vargonj. 27 Atëherë pse nuk e qortove Jereminë prej Anatotit që profetizon për ju? 28 Se ai na çoi fjalë në Babiloni e na tha: “Do të shkojë gjatë. Ndërtoni shtëpi e banoni në to, mbillni kopshte e hani frytet e tyre”».
29 Prifti Sofoni e lexoi këtë letër në praninë e profetit Jeremi 30 dhe fjala e Zotit iu drejtua Jeremisë: 31 «Çoju fjalë të gjithë të shpërngulurve e thuaju: “Kështu thotë Zoti për Shemajah Nehelamitin: Shemajahu ka profetizuar për ju pa e dërguar unë e ju ka bërë t'i besoni gënjeshtrës. 32 Prandaj, kështu thotë Zoti: ja, do ta ndëshkoj Shemajah Nehelamitin dhe pasardhësit e tij. Askush prej të tijve nuk do të banojë mes këtij populli, as do ta shohë të mirën, që unë do t'i bëj popullit tim, kumton Zoti, sepse shpalli kryeneçësi kundër Zotit”».
1 Ἐπὶ τοὺς ἀλλοφύλους.
2 Τάδε λέγει κύριος Ἰδοὺ ὕδατα ἀναβαίνει ἀπὸ βορρᾶ καὶ ἔσται εἰς χειμάρρουν κατακλύζοντα καὶ κατακλύσει γῆν καὶ τὸ πλήρωμα αὐτῆς, πόλιν καὶ τοὺς κατοικοῦντας ἐν αὐτῇ· καὶ κεκράξονται οἱ ἄνθρωποι, καὶ ἀλαλάξουσιν ἅπαντες οἱ κατοικοῦντες τὴν γῆν. 3 ἀπὸ φωνῆς ὁρμῆς αὐτοῦ, ἀπὸ τῶν ὁπλῶν τῶν ποδῶν αὐτοῦ καὶ ἀπὸ σεισμοῦ τῶν ἁρμάτων αὐτοῦ, ἤχου τροχῶν αὐτοῦ οὐκ ἐπέστρεψαν πατέρες ἐφ᾽ υἱοὺς αὐτῶν ἀπὸ ἐκλύσεως χειρῶν αὐτῶν 4 ἐν τῇ ἡμέρᾳ τῇ ἐρχομένῃ τοῦ ἀπολέσαι πάντας τοὺς ἀλλοφύλους· καὶ ἀφανιῶ τὴν Τύρον καὶ τὴν Σιδῶνα καὶ πάντας τοὺς καταλοίπους τῆς βοηθείας αὐτῶν, ὅτι ἐξολεθρεύσει κύριος τοὺς καταλοίπους τῶν νήσων. 5 ἥκει φαλάκρωμα ἐπὶ Γάζαν, ἀπερρίφη Ἀσκαλὼν καὶ οἱ κατάλοιποι Ενακιμ. ἕως τίνος κόψεις, 6 ἡ μάχαιρα τοῦ κυρίου; ἕως τίνος οὐχ ἡσυχάσεις; ἀποκατάστηθι εἰς τὸν κολεόν σου, ἀνάπαυσαι καὶ ἐπάρθητι. 7 πῶς ἡσυχάσει; καὶ κύριος ἐνετείλατο αὐτῇ ἐπὶ τὴν Ἀσκαλῶνα καὶ ἐπὶ τὰς παραθαλασσίους, ἐπὶ τὰς καταλοίπους, ἐπεγερθῆναι.