Ushtria
1 Këta janë bijtë e Izraelit, sipas numrit të krerëve të fiseve, kryemijësit dhe kryeqindësit, nëpunësit në shërbim të mbretit, sipas rendeve me të cilat hynin e dilnin për çdo muaj, gjatë të gjithë muajve të vitit. Çdo rend kishte nga njëzet e katër mijë vetë.
2 Në krye të rendit të parë të muajit të parë u caktua Jashobeami, biri i Zabdielit. Rendi i tij kishte njëzet e katër mijë vetë. 3 Ai ishte një nga pasardhësit e Perecit dhe ishte kreu i të gjithë prijësve të ushtrisë për muajin e parë. 4 Në krye të rendit të muajit të dytë u caktua Doda Ahohiti. Në krye të rendit të tij ishte Mikloti. Rendi i tij kishte njëzet e katër mijë vetë. 5 Prijësi i tretë ushtarak, për muajin e tretë, ishte Benajahu, biri i kryepriftit Jehojada. Rendi i tij kishte njëzet e katër mijë vetë. 6 Ky, Benajahu, ishte njëri prej tridhjetë trimave, kreu i të tridhjetëve dhe i rendit të vet. Amizabadi ishte biri i tij. 7 I katërti, për muajin e katërt, ishte Asaheli, vëllai i Joabit, pas të cilit vinte i biri, Zebadjahu. Rendi i tij kishte njëzet e katër mijë vetë. 8 I pesti, për muajin e pestë, ishte prijësi Shamhut Izrahiti. Rendi i tij kishte njëzet e katër mijë vetë. 9 I gjashti, për muajin e gjashtë, ishte Irai, biri i Ikesh Tekoitit. Rendi i tij kishte njëzet e katër mijë vetë. 10 I shtati, për muajin e shtatë, ishte Halec Peloniti, njëri prej pasardhësve të Efraimit. Rendi i tij kishte njëzet e katër mijë vetë. 11 I teti, për muajin e tetë, ishte Sibeka Hushatiti, prej zerahitëve. Rendi i tij kishte njëzet e katër mijë vetë. 12 I nënti, për muajin e nëntë, ishte Abiezer Anatoti, prej benjaminasve. Rendi i tij kishte njëzet e katër mijë vetë. 13 I dhjeti, për muajin e dhjetë, ishte Mahara Netofatiti, prej zerahitëve. Rendi i tij kishte njëzet e katër mijë vetë. 14 I njëmbëdhjeti, për muajin e njëmbëdhjetë, ishte Benajah Piratoniti, prej pasardhësve të Efraimit. Rendi i tij kishte njëzet e katër mijë vetë. 15 I dymbëdhjeti, për muajin e dymbëdhjetë, ishte Helda Netofatiti, prej Otnielit. Rendi i tij kishte njëzet e katër mijë vetë.
Krerët e fiseve të Izraelit
16 Në krye të fiseve të Izraelit ishin këta: për fisin e Rubenit ishte udhëheqës Eliezeri, biri i Zikriut; për të Simeonit, Shefatjahu, biri i Makahut; 17 për të Levit, Hashabiahu, biri i Kemuelit; për të Aronit, Cadoku; 18 për të Judës, Elihui, njëri prej vëllezërve të Davidit; për të Isaharit, Omriu, biri i Mikaelit; 19 për të Zabulonit, Ishmajahu, biri i Abdisë; për të Neftaliut, Jerimoti, biri i Azrielit; 20 për pasardhësit e Efraimit, Hosea, biri i Azazjahut; për gjysmën e fisit të Manaseut, Joeli, biri i Pedajahut; 21 për gjysmën tjetër të Manaseut në Gilead, Idoi, biri i Zakarisë; për Benjaminin, Jasieli, biri i Abnerit; 22 dhe për Danin, Azareli, biri i Jerohamit. Këta ishin prijësit e fiseve të Izraelit. 23 Davidi nuk i numëroi ata që ishin më të rinj se njëzet vjeç, sepse Zoti kishte thënë se do ta shumonte Izraelin sa yjet e qiellit. 24 Joabi, biri i Cerujahut, filloi të numëronte, por nuk përfundoi. Për këtë arsye pati zemëratë në Izrael dhe numërimi nuk hyri në librin e Kronikave të mbretit David.
25 Kujdestari i thesarit të mbretit ishte Azmaveti, biri i Adielit. Kujdestari i thesareve të fushave, të qyteteve, të fshatrave e të kullave ishte Jonatani, biri i Uziahut. 26 Përgjegjësi i punëtorëve të arave, për punimin e tokës, ishte Ezriu, biri i Kelubit. 27 Përgjegjësi i vreshtave ishte Shime Ramatiti, ndërsa përgjegjës për prodhimet e vreshtave dhe për qilarët e verës ishte Zabdi Shifmiti. 28 Përgjegjësi i ullishtave dhe i fiqve në Shefelah ishte Baal Hanan Gederiti, ndërsa përgjegjësi i qilarëve të vajit ishte Joashi. 29 Përgjegjësi për bagëtitë që kullotnin në Sharon ishte Shitra Sharoniti. Përgjegjësi për bagëtitë në lugina ishte Shafati, biri i Adlajit. 30 Përgjegjësi për devetë ishte Obil Ishmaeliti, ndërsa për gomarët Jehdejah Meronotiti. 31 Përgjegjësi për grigjat ishte Jaziz Hagriti. Të gjithë këta ishin kujdestarët e pronave të mbretit David.
32 Jonatani, ungji i Davidit, ishte këshilltar. Ai ishte njeri i zgjuar e shkrues. Bashkë me Jehielin, birin e Hakmoniut, ai kujdesej për bijtë e mbretit. 33 Ahitofeli ishte këshilltar i mbretit. Husha Arkiti ishte mik i mbretit. 34 Pas Ahitofelit erdhi Jehojadai, biri i Benajahut, dhe Abiatari. Prijësi i ushtrisë së mbretit ishte Joabi.
1 Καὶ υἱοὶ Ισραηλ κατ᾽ ἀριθμὸν αὐτῶν, ἄρχοντες τῶν πατριῶν, χιλίαρχοι καὶ ἑκατόνταρχοι καὶ γραμματεῖς οἱ λειτουργοῦντες τῷ λαῷ καὶ εἰς πᾶν λόγον τοῦ βασιλέως κατὰ διαιρέσεις, εἰς πᾶν λόγον τοῦ εἰσπορευομένου καὶ ἐκπορευομένου μῆνα ἐκ μηνὸς εἰς πάντας τοὺς μῆνας τοῦ ἐνιαυτοῦ, διαίρεσις μία εἴκοσι καὶ τέσσαρες χιλιάδες. 2 καὶ ἐπὶ τῆς διαιρέσεως τῆς πρώτης τοῦ μηνὸς τοῦ πρώτου Ιεσβοαμ ὁ τοῦ Ζαβδιηλ, καὶ ἐπὶ τῆς διαιρέσεως αὐτοῦ εἴκοσι καὶ τέσσαρες χιλιάδες· 3 ἀπὸ τῶν υἱῶν Φαρες ἄρχων πάντων τῶν ἀρχόντων τῆς δυνάμεως τοῦ μηνὸς τοῦ πρώτου. 4 καὶ ἐπὶ τῆς διαιρέσεως τοῦ μηνὸς τοῦ δευτέρου Δωδια ὁ Εχωχι, καὶ ἐπὶ τῆς διαιρέσεως αὐτοῦ εἴκοσι καὶ τέσσαρες χιλιάδες, ἄρχοντες δυνάμεως. 5 ὁ τρίτος τὸν μῆνα τὸν τρίτον Βαναιας ὁ τοῦ Ιωδαε ὁ ἱερεὺς ὁ ἄρχων, καὶ ἐπὶ τῆς διαιρέσεως αὐτοῦ τέσσαρες καὶ εἴκοσι χιλιάδες· 6 αὐτὸς Βαναιας δυνατώτερος τῶν τριάκοντα καὶ ἐπὶ τῶν τριάκοντα, καὶ ἐπὶ τῆς διαιρέσεως αὐτοῦ Αμιζαβαθ υἱὸς αὐτοῦ. 7 ὁ τέταρτος εἰς τὸν μῆνα τὸν τέταρτον Ασαηλ ὁ ἀδελφὸς Ιωαβ καὶ Ζαβδιας ὁ υἱὸς αὐτοῦ καὶ οἱ ἀδελφοί, καὶ ἐπὶ τῆς διαιρέσεως αὐτοῦ τέσσαρες καὶ εἴκοσι χιλιάδες. 8 ὁ πέμπτος τῷ μηνὶ τῷ πέμπτῳ ὁ ἡγούμενος Σαμαωθ ὁ Ιεσραε, καὶ ἐπὶ τῆς διαιρέσεως αὐτοῦ εἴκοσι τέσσαρες χιλιάδες. 9 ὁ ἕκτος τῷ μηνὶ τῷ ἕκτῳ Οδουιας ὁ τοῦ Εκκης ὁ Θεκωίτης, καὶ ἐπὶ τῆς διαιρέσεως αὐτοῦ τέσσαρες καὶ εἴκοσι χιλιάδες. 10 ὁ ἕβδομος τῷ μηνὶ τῷ ἑβδόμῳ Χελλης ὁ ἐκ Φαλλους ἀπὸ τῶν υἱῶν Εφραιμ, καὶ ἐπὶ τῆς διαιρέσεως αὐτοῦ τέσσαρες καὶ εἴκοσι χιλιάδες. 11 ὁ ὄγδοος τῷ μηνὶ τῷ ὀγδόῳ Σοβοχαι ὁ Ισαθι τῷ Ζαραϊ, καὶ ἐπὶ τῆς διαιρέσεως αὐτοῦ τέσσαρες καὶ εἴκοσι χιλιάδες. 12 ὁ ἔνατος τῷ μηνὶ τῷ ἐνάτῳ Αβιεζερ ὁ ἐξ Αναθωθ ἐκ γῆς Βενιαμιν, καὶ ἐπὶ τῆς διαιρέσεως αὐτοῦ τέσσαρες καὶ εἴκοσι χιλιάδες. 13 ὁ δέκατος τῷ μηνὶ τῷ δεκάτῳ Μεηρα ὁ ἐκ Νετουφατ τῷ Ζαραϊ, καὶ ἐπὶ τῆς διαιρέσεως αὐτοῦ τέσσαρες καὶ εἴκοσι χιλιάδες. 14 ὁ ἑνδέκατος τῷ μηνὶ τῷ ἑνδεκάτῳ Βαναιας ὁ ἐκ Φαραθων τῶν υἱῶν Εφραιμ, καὶ ἐπὶ τῆς διαιρέσεως αὐτοῦ τέσσαρες καὶ εἴκοσι χιλιάδες. 15 ὁ δωδέκατος εἰς τὸν μῆνα τὸν δωδέκατον Χολδαι ὁ Νετωφατι τῷ Γοθονιηλ, καὶ ἐπὶ τῆς διαιρέσεως αὐτοῦ τέσσαρες καὶ εἴκοσι χιλιάδες.
16 Καὶ ἐπὶ τῶν φυλῶν Ισραηλ· τῷ Ρουβην ἡγούμενος Ελιεζερ ὁ τοῦ Ζεχρι, τῷ Συμεων Σαφατιας ὁ τοῦ Μααχα, 17 τῷ Λευι Ασαβιας ὁ τοῦ Καμουηλ, τῷ Ααρων Σαδωκ, 18 τῷ Ιουδα Ελιαβ τῶν ἀδελφῶν Δαυιδ, τῷ Ισσαχαρ Αμβρι ὁ τοῦ Μιχαηλ, 19 τῷ Ζαβουλων Σαμαιας ὁ τοῦ Αβδιου, τῷ Νεφθαλι Ιεριμωθ ὁ τοῦ Εσριηλ, 20 τῷ Εφραιμ Ωση ὁ τοῦ Οζιου, τῷ ἡμίσει φυλῆς Μανασση Ιωηλ ὁ τοῦ Φαδαια, 21 τῷ ἡμίσει φυλῆς Μανασση τῷ ἐν τῇ Γαλααδ Ιαδδαι ὁ τοῦ Ζαβδιου, τοῖς υἱοῖς Βενιαμιν Ασιηλ ὁ τοῦ Αβεννηρ, 22 τῷ Δαν Αζαραηλ ὁ τοῦ Ιωραμ. οὗτοι πατριάρχαι τῶν φυλῶν Ισραηλ. — 23 καὶ οὐκ ἔλαβεν Δαυιδ τὸν ἀριθμὸν αὐτῶν ἀπὸ εἰκοσαετοῦς καὶ κάτω, ὅτι κύριος εἶπεν πληθῦναι τὸν Ισραηλ ὡς τοὺς ἀστέρας τοῦ οὐρανοῦ. 24 καὶ Ιωαβ ὁ τοῦ Σαρουια ἤρξατο ἀριθμεῖν ἐν τῷ λαῷ καὶ οὐ συνετέλεσεν, καὶ ἐγένετο ἐν τούτοις ὀργὴ ἐπὶ τὸν Ισραηλ, καὶ οὐ κατεχωρίσθη ὁ ἀριθμὸς ἐν βιβλίῳ λόγων τῶν ἡμερῶν τοῦ βασιλέως Δαυιδ.
25 Καὶ ἐπὶ τῶν θησαυρῶν τοῦ βασιλέως Ασμωθ ὁ τοῦ Ωδιηλ, καὶ ἐπὶ τῶν θησαυρῶν τῶν ἐν ἀγρῷ καὶ ἐν ταῖς κώμαις καὶ ἐν τοῖς ἐποικίοις καὶ ἐν τοῖς πύργοις Ιωναθαν ὁ τοῦ Οζιου. 26 ἐπὶ δὲ τῶν γεωργούντων τὴν γῆν τῶν ἐργαζομένων Εσδρι ὁ τοῦ Χολουβ, 27 καὶ ἐπὶ τῶν χωρίων Σεμεϊ ὁ ἐκ Ραμα, καὶ ἐπὶ τῶν θησαυρῶν τῶν ἐν τοῖς χωρίοις τοῦ οἴνου Ζαχρι ὁ τοῦ Σεφνι, 28 καὶ ἐπὶ τῶν ἐλαιώνων καὶ ἐπὶ τῶν συκαμίνων τῶν ἐν τῇ πεδινῇ Βαλανας ὁ Γεδωρίτης, ἐπὶ δὲ τῶν θησαυρῶν τοῦ ἐλαίου Ιωας. 29 καὶ ἐπὶ τῶν βοῶν τῶν νομάδων τῶν ἐν τῷ Ασιδων Σατραις ὁ Σαρωνίτης, καὶ ἐπὶ τῶν βοῶν τῶν ἐν τοῖς αὐλῶσιν Σωφατ ὁ τοῦ Αδλι, 30 ἐπὶ δὲ τῶν καμήλων Ωβιλ ὁ Ισμαηλίτης, ἐπὶ δὲ τῶν ὄνων Ιαδιας ὁ ἐκ Μεραθων, 31 καὶ ἐπὶ τῶν προβάτων Ιαζιζ ὁ Αγαρίτης. πάντες οὗτοι προστάται ὑπαρχόντων Δαυιδ τοῦ βασιλέως. — 32 καὶ Ιωναθαν ὁ πατράδελφος Δαυιδ σύμβουλος, ἄνθρωπος συνετὸς καὶ γραμματεὺς αὐτός, καὶ Ιιηλ ὁ τοῦ Αχαμανι μετὰ τῶν υἱῶν τοῦ βασιλέως, 33 καὶ Αχιτοφελ σύμβουλος τοῦ βασιλέως, καὶ Χουσι πρῶτος φίλος τοῦ βασιλέως, 34 καὶ μετὰ τοῦτον Αχιτοφελ ἐχόμενος Ιωδαε ὁ τοῦ Βαναιου καὶ Αβιαθαρ, καὶ Ιωαβ ἀρχιστράτηγος τοῦ βασιλέως.