Qytetet e strehimit
1 Pastaj Zoti i tha Jozuehut: 2 «Fol me izraelitët e thuaju të caktojnë qytetet e strehimit, sipas urdhrit që ju dhashë përmes Moisiut. 3 Në to do të gjejë strehë kushdo që vret dikë pa dashje e pa paramendim, për t'i shpëtuar gjakmarrësit. 4 Kur të mbërrijë te qyteti i strehimit, vrasësi të qëndrojë te porta e qytetit e t'u shpjegojë pleqve të qytetit çfarë ka ndodhur. Atëherë ata do ta pranojnë në qytet e do t'i japin një vend për të banuar. 5 Nëse gjakmarrësi shkon dhe e kërkon, nuk do t'ia dorëzojnë, sepse e ka vrarë të afërtin pa dashje e nuk ka pasur urrejtje për të më parë. 6 Do të qëndrojë në atë qytet derisa të gjykohet para bashkësisë e derisa të vdesë kryeprifti që është në shërbim në atë kohë. Vetëm atëherë vrasësi mund të kthehet në shtëpinë e tij dhe në qytetin nga u arratis».
7 Izraelitët caktuan Kedeshin në Galile, në krahinën malore të Neftaliut, Shekemin, në krahinën malore të Efraimit dhe Kirjat Arbanë, që është Hebroni, në krahinën malore të Judës. 8 Në bregun lindor të Jordanit caktuan Becerin në shkretëtirën e rrafshnaltës së Rubenit, Ramotin në Gilead të fisit të Gadit dhe Galonin në Bashan të fisit të Manaseut. 9 Këto ishin qytetet që u caktuan për izraelitët dhe për të huajt që banonin me ta. Në to do të gjente strehë kushdo që kishte vrarë pa dashje, që të mos vritej nga gjakmarrësi, derisa të dilte para gjyqit të bashkësisë.
1 Καὶ ἐλάλησεν κύριος τῷ Ἰησοῖ λέγων 2 Λάλησον τοῖς υἱοῖς Ισραηλ λέγων Δότε τὰς πόλεις τῶν φυγαδευτηρίων, ἃς εἶπα πρὸς ὑμᾶς διὰ Μωυσῆ, 3 φυγαδευτήριον τῷ φονευτῇ τῷ πατάξαντι ψυχὴν ἀκουσίως, καὶ ἔσονται ὑμῖν αἱ πόλεις φυγαδευτήριον, καὶ οὐκ ἀποθανεῖται ὁ φονευτὴς ὑπὸ τοῦ ἀγχιστεύοντος τὸ αἷμα, ἕως ἂν καταστῇ ἐναντίον τῆς συναγωγῆς εἰς κρίσιν. 7 καὶ διέστειλεν τὴν Καδης ἐν τῇ Γαλιλαίᾳ ἐν τῷ ὄρει τῷ Νεφθαλι καὶ Συχεμ ἐν τῷ ὄρει τῷ Εφραιμ καὶ τὴν πόλιν Αρβοκ (αὕτη ἐστὶν Χεβρων) ἐν τῷ ὄρει τῷ Ιουδα. 8 καὶ ἐν τῷ πέραν τοῦ Ιορδάνου ἔδωκεν Βοσορ ἐν τῇ ἐρήμῳ ἐν τῷ πεδίῳ ἀπὸ τῆς φυλῆς Ρουβην καὶ Αρημωθ ἐν τῇ Γαλααδ ἐκ τῆς φυλῆς Γαδ καὶ τὴν Γαυλων ἐν τῇ Βασανίτιδι ἐκ τῆς φυλῆς Μανασση. 9 αὗται αἱ πόλεις αἱ ἐπίκλητοι τοῖς υἱοῖς Ισραηλ καὶ τῷ προσηλύτῳ τῷ προσκειμένῳ ἐν αὐτοῖς καταφυγεῖν ἐκεῖ παντὶ παίοντι ψυχὴν ἀκουσίως, ἵνα μὴ ἀποθάνῃ ἐν χειρὶ τοῦ ἀγχιστεύοντος τὸ αἷμα, ἕως ἂν καταστῇ ἔναντι τῆς συναγωγῆς εἰς κρίσιν.