1 Gjatë mbretërimit të Jehojakimit, erdhi Nabukodonosori, mbreti i Babilonisë, dhe Jehojakimi iu nënshtrua për tre vjet, por më pas ngriti krye kundër tij. 2 Atëherë Zoti dërgoi kundër Jehojakimit çeta kaldenjsh, arameasish, moabitësh dhe amonitësh. I dërgoi kundër Judës, që ta shkatërronin, sipas fjalës që kishte thënë Zoti përmes profetëve, shërbëtorëve të tij. 3 Kjo ndodhi me urdhër të Zotit, i cili donte ta dëbonte Judën nga prania e tij për shkak të mëkateve të Manaseut, për gjithçka që ai kishte bërë, 4 si edhe për gjakun e pafajshëm që kishte derdhur e me të cilin kishte mbushur rrugët e Jerusalemit. Prandaj Zoti nuk donte të falte. 5 Bëmat e tjera të Jehojakimit dhe të gjitha veprat e tij janë të shkruara në librin e Kronikave të Mbretërve të Judës. 6 Jehojakimi u preh me paraardhësit e tij dhe në vend të tij mbretëroi Jehojakini, i biri. 7 Mbreti i Egjiptit nuk doli më nga vendi i tij për të sulmuar, sepse mbreti i Babilonisë kishte pushtuar gjithçka që kishte qenë nën sundimin e mbretit të Egjiptit, nga përroi i Egjiptit e deri në lumin Eufrat.
Mbretërimi i Jehojakinit
8 Jehojakini ishte tetëmbëdhjetë vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi për tre muaj në Jerusalem. E ëma e tij quhej Nehushta dhe ishte e bija e Elnatanit nga Jerusalemi. 9 Jehojakini bëri çka është keq në sytë e Zotit, ashtu siç kishte bërë edhe i ati.
Shpërngulja e parë
10 Në atë kohë, ushtria e Nabukodonosorit, mbretit të Babilonisë, sulmoi Jerusalemin dhe e rrethoi. 11 Ndërsa ushtria e mbante qytetin të rrethuar, Nabukodonosori, mbreti i Babilonisë, erdhi vetë në Jerusalem. 12 Atëherë Jehojakini, mbreti i Judës, iu dorëzua mbretit të Babilonisë bashkë me të ëmën, me shërbëtorët, me zyrtarët dhe me oborrtarët e tij. Kështu, Nabukodonosori e mori rob në Babiloni Jehojakinin në vitin e tetë të mbretërimit të tij. 13 Nabukodonosori plaçkiti të gjithë thesarin e tempullit të Zotit bashkë me thesarin e pallatit mbretëror dhe të gjitha pajisjet prej ari, që kishte punuar Solomoni për tempullin e Zotit i theu në copa, ashtu siç kishte thënë Zoti. 14 Ai shpërnguli mbarë Jerusalemin, të gjithë zyrtarët dhe të gjithë luftëtarët e fortë, dhjetë mijë të shpërngulur bashkë me të gjithë marangozët dhe farkëtarët. Në Jerusalem mbeti vetëm populli i varfër i vendit. 15 Nabukodonosori e shpërnguli Jehojakinin nga Jerusalemi në Babiloni, bashkë me nënën mbretëreshë, me gratë e mbretit, me oborrtarët e tij dhe me fisnikët e vendit. 16 Mbreti i Babilonisë shpërnguli në Babiloni edhe të gjithë luftëtarët trima, gjithsej shtatë mijë, marangozët dhe farkëtarët, gjithsej një mijë, si edhe të gjithë luftëtarët. 17 Në vend të Jehojakinit, Nabukodonosori caktoi mbret Matanjahun, ungjin e Jehojakimit, të cilit ia ndryshoi emrin në Sedekia.
Mbretërimi i Sedekisë në Judë
18 Sedekia ishte njëzet e një vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi për njëmbëdhjetë vjet në Jerusalem. E ëma e tij quhej Hamitala dhe ishte bija e Jeremisë nga Libnahu. 19 Sedekia bëri çka është keq në sytë e Zotit, ashtu siç kishte bërë edhe Jehojakimi. 20 Ishte Zoti ai që nga zemërimi i solli këto fatkeqësi mbi Jerusalemin dhe mbi Judën, derisa i dëboi nga prania e tij. Edhe Sedekia ngriti krye kundër mbretit të Babilonisë.
1 ἐν ταῖς ἡμέραις αὐτοῦ ἀνέβη Ναβουχοδονοσορ βασιλεὺς Βαβυλῶνος, καὶ ἐγενήθη αὐτῷ Ιωακιμ δοῦλος τρία ἔτη· καὶ ἐπέστρεψεν καὶ ἠθέτησεν ἐν αὐτῷ. 2 καὶ ἀπέστειλεν αὐτῷ τοὺς μονοζώνους τῶν Χαλδαίων καὶ τοὺς μονοζώνους Συρίας καὶ τοὺς μονοζώνους Μωαβ καὶ τοὺς μονοζώνους υἱῶν Αμμων καὶ ἐξαπέστειλεν αὐτοὺς ἐν τῇ γῇ Ιουδα τοῦ κατισχῦσαι κατὰ τὸν λόγον κυρίου, ὃν ἐλάλησεν ἐν χειρὶ τῶν δούλων αὐτοῦ τῶν προφητῶν. 3 πλὴν ἐπὶ τὸν θυμὸν κυρίου ἦν ἐν τῷ Ιουδα ἀποστῆσαι αὐτὸν ἀπὸ προσώπου αὐτοῦ ἐν ἁμαρτίαις Μανασση κατὰ πάντα, ὅσα ἐποίησεν· 4 καί γε αἷμα ἀθῷον ἐξέχεεν καὶ ἔπλησεν τὴν Ιερουσαλημ αἵματος ἀθῴου· καὶ οὐκ ἠθέλησεν κύριος ἱλασθῆναι. 5 καὶ τὰ λοιπὰ τῶν λόγων Ιωακιμ καὶ πάντα, ὅσα ἐποίησεν, οὐκ ἰδοὺ ταῦτα γεγραμμένα ἐπὶ βιβλίῳ λόγων τῶν ἡμερῶν τοῖς βασιλεῦσιν Ιουδα; 6 καὶ ἐκοιμήθη Ιωακιμ μετὰ τῶν πατέρων αὐτοῦ, καὶ ἐβασίλευσεν Ιωακιμ υἱὸς αὐτοῦ ἀντ᾽ αὐτοῦ. 7 καὶ οὐ προσέθετο ἔτι βασιλεὺς Αἰγύπτου ἐξελθεῖν ἐκ τῆς γῆς αὐτοῦ, ὅτι ἔλαβεν βασιλεὺς Βαβυλῶνος ἀπὸ τοῦ χειμάρρου Αἰγύπτου ἕως τοῦ ποταμοῦ Εὐφράτου πάντα, ὅσα ἦν τοῦ βασιλέως Αἰγύπτου.
8 Υἱὸς ὀκτωκαίδεκα ἐτῶν Ιωακιμ ἐν τῷ βασιλεύειν αὐτὸν καὶ τρίμηνον ἐβασίλευσεν ἐν Ιερουσαλημ, καὶ ὄνομα τῇ μητρὶ αὐτοῦ Νεσθα θυγάτηρ Ελλαναθαν ἐξ Ιερουσαλημ. 9 καὶ ἐποίησεν τὸ πονηρὸν ἐν ὀφθαλμοῖς κυρίου κατὰ πάντα, ὅσα ἐποίησεν ὁ πατὴρ αὐτοῦ. 10 ἐν τῷ καιρῷ ἐκείνῳ ἀνέβη Ναβουχοδονοσορ βασιλεὺς Βαβυλῶνος εἰς Ιερουσαλημ, καὶ ἦλθεν ἡ πόλις ἐν περιοχῇ. 11 καὶ εἰσῆλθεν Ναβουχοδονοσορ βασιλεὺς Βαβυλῶνος εἰς τὴν πόλιν, καὶ οἱ παῖδες αὐτοῦ ἐπολιόρκουν ἐπ᾽ αὐτήν. 12 καὶ ἐξῆλθεν Ιωακιμ βασιλεὺς Ιουδα ἐπὶ βασιλέα Βαβυλῶνος, αὐτὸς καὶ οἱ παῖδες αὐτοῦ καὶ ἡ μήτηρ αὐτοῦ καὶ οἱ ἄρχοντες αὐτοῦ καὶ οἱ εὐνοῦχοι αὐτοῦ, καὶ ἔλαβεν αὐτὸν βασιλεὺς Βαβυλῶνος ἐν ἔτει ὀγδόῳ τῆς βασιλείας αὐτοῦ. 13 καὶ ἐξήνεγκεν ἐκεῖθεν πάντας τοὺς θησαυροὺς οἴκου κυρίου καὶ τοὺς θησαυροὺς οἴκου τοῦ βασιλέως καὶ συνέκοψεν πάντα τὰ σκεύη τὰ χρυσᾶ, ἃ ἐποίησεν Σαλωμων βασιλεὺς Ισραηλ ἐν τῷ ναῷ κυρίου, κατὰ τὸ ῥῆμα κυρίου. 14 καὶ ἀπῴκισεν τὴν Ιερουσαλημ καὶ πάντας τοὺς ἄρχοντας καὶ τοὺς δυνατοὺς ἰσχύι αἰχμαλωσίας δέκα χιλιάδας αἰχμαλωτίσας καὶ πᾶν τέκτονα καὶ τὸν συγκλείοντα, καὶ οὐχ ὑπελείφθη πλὴν οἱ πτωχοὶ τῆς γῆς. 15 καὶ ἀπῴκισεν τὸν Ιωακιμ εἰς Βαβυλῶνα καὶ τὴν μητέρα τοῦ βασιλέως καὶ τὰς γυναῖκας τοῦ βασιλέως καὶ τοὺς εὐνούχους αὐτοῦ· καὶ τοὺς ἰσχυροὺς τῆς γῆς ἀπήγαγεν ἀποικεσίαν ἐξ Ιερουσαλημ εἰς Βαβυλῶνα 16 καὶ πάντας τοὺς ἄνδρας τῆς δυνάμεως ἑπτακισχιλίους καὶ τὸν τέκτονα καὶ τὸν συγκλείοντα χιλίους, πάντες δυνατοὶ ποιοῦντες πόλεμον, καὶ ἤγαγεν αὐτοὺς βασιλεὺς Βαβυλῶνος μετοικεσίαν εἰς Βαβυλῶνα. 17 καὶ ἐβασίλευσεν βασιλεὺς Βαβυλῶνος τὸν Μαθθανιαν υἱὸν αὐτοῦ ἀντ᾽ αὐτοῦ καὶ ἐπέθηκεν τὸ ὄνομα αὐτοῦ Σεδεκια.
18 Υἱὸς εἴκοσι καὶ ἑνὸς ἐνιαυτοῦ Σεδεκιας ἐν τῷ βασιλεύειν αὐτὸν καὶ ἕνδεκα ἔτη ἐβασίλευσεν ἐν Ιερουσαλημ, καὶ ὄνομα τῇ μητρὶ αὐτοῦ Αμιταλ θυγάτηρ Ιερεμιου. 19 καὶ ἐποίησεν τὸ πονηρὸν ἐνώπιον κυρίου κατὰ πάντα, ὅσα ἐποίησεν Ιωακιμ· 20 ὅτι ἐπὶ τὸν θυμὸν κυρίου ἦν ἐπὶ Ιερουσαλημ καὶ ἐν τῷ Ιουδα, ἕως ἀπέρριψεν αὐτοὺς ἀπὸ προσώπου αὐτοῦ. καὶ ἠθέτησεν Σεδεκιας ἐν τῷ βασιλεῖ Βαβυλῶνος.