Jobi rrëfen fuqinë e Perëndisë
1 Jobi u përgjigj e tha:
2 «Vërtet ju jeni njerëzia
e me ju do të vdesë urtia,
3 por edhe unë kam mend si ju
e nuk jam më pak se ju.
Kush nuk i ditka këto gjëra?
4 U bëra shpotia e shokëve të mi,
unë që i thërras Perëndisë të më përgjigjet.
Shpoti jam unë, i drejti e i përkryeri.
5 “Përçmim për të pafatin!”,
mendon kush është mirë
“shtymën këmbëzvarrit!”.
6 Banesat e rrënimtarëve janë të qeta,
është i sigurt kush cyt Perëndinë,
kush e ka Perëndinë në dorë.
7 Pyeti kafshët e ato të mësojnë,
edhe zogjtë e qiellit e ata të tregojnë.
8 Ose ankoju tokës e ajo të mëson,
edhe peshqve të detit e ata të rrëfejnë.
9 Kush nga gjithë këta s'e di
se i bëri dora e Zotit?
10 Se ai ka në dorë frymën e çdo gjallese
dhe shpirtin e çdo njeriu prej mishi.
11 A nuk i dallon veshi fjalët,
siç shijon qiellza gjellën?
12 A s'është urtia me pleqtë
e dija me jetëgjatët?
13 Me Perëndinë është urtia e fuqia,
atij i takon këshilla e mençuria.
14 Ja, ai shemb e askush nuk ndërton dot,
ndryn në burg e askush nuk mund të hapë.
15 Ja, ai e ndal ujin e thahen të gjitha,
e lë të vërshojë e toka rroposet.
16 Me të është forca e mençuria,
ai ka në dorë të mashtruarin e mashtruesin.
17 Zbathur i nis këshilltarët
e tallet me gjykatësit.
18 Ua zgjesh brezin mbretërve
e ijët ua lidh me lak.
19 I nis priftërinjtë zbathur
e i përmbys sunduesit.
20 Ua heq fjalën gojëtarëve
dhe pleqve u heq gjykimin.
21 Zbraz përçmim mbi prijësit,
ua liron rripin të fortëve.
22 Shpërfaq thellësitë e errësirës
e nxjerr në dritë terrinën.
23 Kombet i madhëron e i asgjëson,
i shpërndan kombet e u prin.
24 Ua merr mendtë prijësve të dheut,
i end në shkretëtirën pa udhë.
25 Kuturisen në terr pa dritë
dhe sillen si të dehur».
1 Ὑπολαβὼν δὲ Ιωβ λέγει
2 Εἶτα ὑμεῖς ἐστε ἄνθρωποι· ἦ μεθ᾽ ὑμῶν τελευτήσει σοφία.
3 κἀμοὶ μὲν καρδία καθ᾽ ὑμᾶς ἐστιν.
4 δίκαιος γὰρ ἀνὴρ καὶ ἄμεμπτος ἐγενήθη εἰς χλεύασμα·
5 εἰς χρόνον γὰρ τακτὸν ἡτοίμαστο πεσεῖν ὑπὸ ἄλλους οἴκους τε αὐτοῦ ἐκπορθεῖσθαι ὑπὸ ἀνόμων.
6 οὐ μὴν δὲ ἀλλὰ μηδεὶς πεποιθέτω πονηρὸς ὢν ἀθῷος ἔσεσθαι, ὅσοι παροργίζουσιν τὸν κύριον, ὡς οὐχὶ καὶ ἔτασις αὐτῶν ἔσται.
7 ἀλλὰ δὴ ἐπερώτησον τετράποδα ἐάν σοι εἴπωσιν, πετεινὰ δὲ οὐρανοῦ ἐάν σοι ἀπαγγείλωσιν·
8 ἐκδιήγησαι δὲ γῇ ἐάν σοι φράσῃ,* καὶ ἐξηγήσονταί σοι οἱ ἰχθύες τῆς θαλάσσης.
9 τίς οὐκ ἔγνω ἐν πᾶσι τούτοις* ὅτι χεὶρ κυρίου ἐποίησεν ταῦτα;‡
10 εἰ μὴ ἐν χειρὶ αὐτοῦ ψυχὴ πάντων τῶν ζώντων καὶ πνεῦμα παντὸς ἀνθρώπου;
11 οὖς μὲν γὰρ ῥήματα διακρίνει, λάρυγξ δὲ σῖτα γεύεται.
12 ἐν πολλῷ χρόνῳ σοφία, ἐν δὲ πολλῷ βίῳ ἐπιστήμη.
13 παρ᾽ αὐτῷ σοφία καὶ δύναμις, αὐτῷ βουλὴ καὶ σύνεσις.
14 ἐὰν καταβάλῃ, τίς οἰκοδομήσει; ἐὰν κλείσῃ κατὰ ἀνθρώπων, τίς ἀνοίξει;
15 ἐὰν κωλύσῃ τὸ ὕδωρ, ξηρανεῖ τὴν γῆν· ἐὰν δὲ ἐπαφῇ, ἀπώλεσεν αὐτὴν καταστρέψας.
16 παρ᾽ αὐτῷ κράτος καὶ ἰσχύς, αὐτῷ ἐπιστήμη καὶ σύνεσις.
17 διάγων βουλευτὰς αἰχμαλώτους, κριτὰς δὲ γῆς ἐξέστησεν.
18 καθιζάνων βασιλεῖς ἐπὶ θρόνους* καὶ περιέδησεν ζώνῃ ὀσφύας αὐτῶν.‡
19 ἐξαποστέλλων ἱερεῖς αἰχμαλώτους, δυνάστας δὲ γῆς κατέστρεψεν.
20 διαλλάσσων χείλη πιστῶν, σύνεσιν δὲ πρεσβυτέρων ἔγνω.
21 ἐκχέων ἀτιμίαν ἐπ᾽ ἄρχοντας,‡ ταπεινοὺς δὲ ἰάσατο.
22 ἀνακαλύπτων βαθέα ἐκ σκότους, ἐξήγαγεν δὲ εἰς φῶς σκιὰν θανάτου.
23 πλανῶν ἔθνη καὶ ἀπολλύων αὐτά,‡ καταστρωννύων ἔθνη καὶ καθοδηγῶν αὐτά.
24 διαλλάσσων καρδίας ἀρχόντων γῆς, ἐπλάνησεν δὲ αὐτοὺς ὁδῷ, ᾗ οὐκ ᾔδεισαν·
25 ψηλαφήσαισαν σκότος καὶ μὴ φῶς, πλανηθείησαν δὲ ὥσπερ ὁ μεθύων.