Mbretërit në lindje të Jordanit
1 Këta janë mbretërit e vendit, që izraelitët e pushtuan dhe e morën për pronë në bregun lindor të Jordanit, nga përroi i Arnonit deri në malin Hermon e në krahinën lindore të Arabahut. 2 Sihoni ishte mbreti i amoritëve. Ai banonte në Heshbon e sundonte nga Aroeri, ndërtuar në breg të përroit të Arnonit, nga gjysma e luginës së përroit e nga gjysma e Gileadit, deri në luginën e Jabokut, në kufi me bijtë e Amonit. 3 Ai sundonte edhe krahinën lindore të Arabahut, nga deti i Kineretit deri në detin e Arabahut, deti i Kripur, nga rruga për në Bet Jeshimot deri në shpatet e Pisgahut në jug. 4 Ogu ishte mbreti i Bashanit dhe një prej refaitëve të fundit. Ai banonte në Ashtarot e në Edrej 5 dhe sundonte malin Hermon, Salkahun e tërë Bashanin, deri në kufi me geshuritët, makatitët e me gjysmën e Gileadit, në kufijtë e Sihonit, mbretit të Heshbonit. 6 Moisiu, shërbëtori i Zotit, bashkë me izraelitët, i mundi ata dhe tokën e tyre ia dha si trashëgimi fisit të Rubenit, fisit të Gadit e gjysmës së fisit të Manaseut.
Mbretërit në perëndim të Jordanit
7 Këta janë mbretërit e vendit që, Jozuehu dhe izraelitët e pushtuan në bregun perëndimor të Jordanit, nga Baal Gadi në luginën e Libanit deri në malin Halak, që shtrihet drejt Seirit. Jozuehu ia dha për trashëgimi fiseve të Izraelit, secilit pjesën e vet, 8 krahinën malore e ultësirën e Arabahut, shpatet e shkretëtirën e Negevit, vendin e hititëve, amoritëve, kananitëve, perizitëve, hivitëve dhe jebusitëve. 9 Mbretërit e atij vendi, nga një sipas qyteteve, janë: mbreti i Jerikosë, mbreti i Ajit, përbri Betelit, 10 mbreti i Jerusalemit, mbreti i Hebronit, 11 mbreti i Jarmuthit, mbreti i Lakishit, 12 mbreti i Eglonit, mbreti i Gezerit, 13 mbreti i Debirit, mbreti i Gederit, 14 mbreti i Hormahut, mbreti i Aradit, 15 mbreti i Libnahut, mbreti i Adulamit, 16 mbreti i Makedasë, mbreti i Betelit, 17 mbreti i Tapuahut, mbreti i Heferit, 18 mbreti i Afekut, mbreti i Sharonit, 19 mbreti i Madonit, mbreti i Hacorit, 20 mbreti i Shimron Meronit, mbreti i Akshafit, 21 mbreti i Tanakut, mbreti i Megidosë, 22 mbreti i Kedeshit, mbreti i Jokneamit në Karmel, 23 mbreti i Dorit, në lartësitë e Dorit, mbreti i Gojimit në Gilgal 24 e mbreti i Tircahut, gjithsej tridhjetë e një mbretër.
1 Καὶ οὗτοι οἱ βασιλεῖς τῆς γῆς, οὓς ἀνεῖλον οἱ υἱοὶ Ισραηλ καὶ κατεκληρονόμησαν τὴν γῆν αὐτῶν πέραν τοῦ Ιορδάνου ἀφ᾽ ἡλίου ἀνατολῶν ἀπὸ φάραγγος Αρνων ἕως τοῦ ὄρους Αερμων καὶ πᾶσαν τὴν γῆν Αραβα ἀπ᾽ ἀνατολῶν· 2 Σηων τὸν βασιλέα τῶν Αμορραίων, ὃς κατῴκει ἐν Εσεβων κυριεύων ἀπὸ Αροηρ, ἥ ἐστιν ἐν τῇ φάραγγι, κατὰ μέρος τῆς φάραγγος καὶ τὸ ἥμισυ τῆς Γαλααδ ἕως Ιαβοκ, ὅρια υἱῶν Αμμων, 3 καὶ Αραβα ἕως τῆς θαλάσσης Χενερεθ κατ᾽ ἀνατολὰς καὶ ἕως τῆς θαλάσσης Αραβα, θάλασσαν τῶν ἁλῶν ἀπὸ ἀνατολῶν, ὁδὸν τὴν κατὰ Ασιμωθ, ἀπὸ Θαιμαν τὴν ὑπὸ Ασηδωθ Φασγα· 4 καὶ Ωγ βασιλεὺς Βασαν ὑπελείφθη ἐκ τῶν γιγάντων ὁ κατοικῶν ἐν Ασταρωθ καὶ ἐν Εδραϊν 5 ἄρχων ἀπὸ ὄρους Αερμων καὶ ἀπὸ Σελχα καὶ πᾶσαν τὴν Βασαν ἕως ὁρίων Γεσουρι καὶ τὴν Μαχατι καὶ τὸ ἥμισυ Γαλααδ, ὁρίων Σηων βασιλέως Εσεβων. 6 Μωυσῆς ὁ παῖς κυρίου καὶ οἱ υἱοὶ Ισραηλ ἐπάταξαν αὐτούς, καὶ ἔδωκεν αὐτὴν Μωυσῆς ἐν κληρονομίᾳ Ρουβην καὶ Γαδ καὶ τῷ ἡμίσει φυλῆς Μανασση.
7 Καὶ οὗτοι οἱ βασιλεῖς τῶν Αμορραίων, οὓς ἀνεῖλεν Ἰησοῦς καὶ οἱ υἱοὶ Ισραηλ ἐν τῷ πέραν τοῦ Ιορδάνου παρὰ θάλασσαν Βααλγαδ ἐν τῷ πεδίῳ τοῦ Λιβάνου καὶ ἕως τοῦ ὄρους Χελχα ἀναβαινόντων εἰς Σηιρ, καὶ ἔδωκεν αὐτὴν Ἰησοῦς ταῖς φυλαῖς Ισραηλ κληρονομεῖν κατὰ κλῆρον αὐτῶν, 8 ἐν τῷ ὄρει καὶ ἐν τῷ πεδίῳ καὶ ἐν Αραβα καὶ ἐν Ασηδωθ καὶ ἐν τῇ ἐρήμῳ καὶ ἐν Ναγεβ, τὸν Χετταῖον καὶ τὸν Αμορραῖον καὶ τὸν Χαναναῖον καὶ τὸν Φερεζαῖον καὶ τὸν Ευαῖον καὶ τὸν Ιεβουσαῖον· 9 τὸν βασιλέα Ιεριχω καὶ τὸν βασιλέα τῆς Γαι, ἥ ἐστιν πλησίον Βαιθηλ, 10 βασιλέα Ιερουσαλημ, βασιλέα Χεβρων, 11 βασιλέα Ιεριμουθ, βασιλέα Λαχις, 12 βασιλέα Αιλαμ, βασιλέα Γαζερ, 13 βασιλέα Δαβιρ, βασιλέα Γαδερ, 14 βασιλέα Ερμαθ, βασιλέα Αραθ, 15 βασιλέα Λεβνα, βασιλέα Οδολλαμ, 16 βασιλέα Μακηδα, 17 βασιλέα Ταφουγ, βασιλέα Οφερ, 18 βασιλέα Αφεκ τῆς Σαρων, 19 βασιλέα Ασωρ, 20 βασιλέα Συμοων, βασιλέα Μαρρων, βασιλέα Αζιφ, 21 βασιλέα Καδης, βασιλέα Ταναχ, 22 βασιλέα Μαγεδων, βασιλέα Ιεκοναμ τοῦ Χερμελ, 23 βασιλέα Δωρ τοῦ Ναφεδδωρ, βασιλέα Γωιμ τῆς Γαλιλαίας, 24 βασιλέα Θαρσα· πάντες οὗτοι βασιλεῖς εἴκοσι ἐννέα.