Zyrtarët e mbretërisë së Solomonit
1 Mbreti Solomon mbretëronte mbi mbarë Izraelin. 2 Zyrtarët e lartë të mbretërisë së tij ishin Azarjahu, biri i Cadokut, prift; 3 Elihorefi e Ahijahu, të bijtë e Shishait, shkrues; Joshafati, biri i Ahiludit, shkresar; 4 Benajahu, biri i Jehojadait, kreu i ushtrisë; Cadoku dhe Abiatari, priftërinj; 5 Azarjahu, biri i Natanit, kreu i qeveritarëve; Zabudi, biri i Natanit, prift dhe mik i mbretit; 6 dhe Ahishari, mbikëqyrësi i oborrit mbretëror dhe Adonirami, biri i Abdait, mbikëqyrësi i punës së detyruar.
7 Solomoni kishte dymbëdhjetë qeveritarë, në të gjithë Izraelin, që kujdeseshin për mbretin dhe për shtëpinë e tij. Secili prej tyre, sipas radhës, i dërgonte mbretit çfarë i nevojitej për çdo muaj. 8 Emrat e tyre ishin këta: Ben Huri në malësinë e Efraimit; 9 Ben Dekeri në Makac, Shalbim, Bet Shemesh dhe Ejlon Bet Hanan; 10 Ben Hesedi në Arubot, të cilit i takonte edhe Sokohu bashkë me mbarë vendin e Heferit; 11 Ben Abinadabi, i cili ishte martuar me bijën e Solomonit, në gjithë krahinën kodrinore të Dorit; 12 Banahu, biri i Ahiludit, në Tanak, Megido, në mbarë krahinën e Bet Sheanit, që ndodhej poshtë Cartanit, në jug të Izrelit, nga Bet Sheani, deri në Abel Meholah e deri përtej Jokmeamit; 13 Bengeberi në Ramot të Gileadit, të cilit i takonin edhe fshatrat e Jairit, birit të Manaseut, që ndodhen në Gilead, bashkë me krahinën e Argobit në Bashan, gjithsej gjashtëdhjetë qytete të mëdha, të rrethuara me mure dhe me porta me shula bronzi; 14 Ahinadabi, biri i Idoit, në Mahanaim; 15 Ahimaci në Neftali, edhe ai i martuar me një nga bijat e Solomonit, Basematën; 16 Banahu, biri i Hushait, në Asher dhe Bealot; 17 Joshafati, biri i Paruahut, në Isahar; 18 Shimei, biri i Elait, në Benjamin; 19 dhe Geberi, biri i Uriut, në tokën e Gileadit, në tokën e Sihonit, mbretit të amoritëve, dhe Ogut, mbretit të Bashanit. Kishte edhe një qeveritar në vendin e Judës.
Pasuria dhe urtia e Solomonit
20 Banorët e Judës e të Izraelit ishin të shumtë sa rëra e detit. Ata hanin e pinin e jetonin të lumtur.
1 Καὶ ἦν ὁ βασιλεὺς Σαλωμων βασιλεύων ἐπὶ Ισραηλ. 2 καὶ οὗτοι οἱ ἄρχοντες, οἳ ἦσαν αὐτοῦ· Αζαριου υἱὸς Σαδωκ 3 καὶ Ελιαρεφ καὶ Αχια υἱὸς Σαβα γραμματεῖς καὶ Ιωσαφατ υἱὸς Αχιλιδ ὑπομιμνῄσκων 4 καὶ Σαδουχ καὶ Αβιαθαρ ἱερεῖς 5 καὶ Ορνια υἱὸς Ναθαν ἐπὶ τῶν καθεσταμένων καὶ Ζαβουθ υἱὸς Ναθαν ἑταῖρος τοῦ βασιλέως 6 καὶ Αχιηλ οἰκονόμος καὶ Ελιαβ υἱὸς Σαφ ἐπὶ τῆς πατριᾶς καὶ Αδωνιραμ υἱὸς Εφρα ἐπὶ τῶν φόρων.
7 Καὶ τῷ Σαλωμων δώδεκα καθεσταμένοι ἐπὶ πάντα Ισραηλ χορηγεῖν τῷ βασιλεῖ καὶ τῷ οἴκῳ αὐτοῦ· μῆνα ἐν τῷ ἐνιαυτῷ ἐγίνετο ἐπὶ τὸν ἕνα χορηγεῖν. 8 καὶ ταῦτα τὰ ὀνόματα αὐτῶν· Βενωρ ἐν ὄρει Εφραιμ, εἷς· 9 υἱὸς Ρηχαβ ἐν Μαχεμας καὶ Βηθαλαμιν καὶ Βαιθσαμυς καὶ Αιλων ἕως Βαιθαναν, εἷς· 10 υἱὸς Εσωθ Βηρβηθνεμα, Λουσαμηνχα καὶ Ρησφαρα· 11 Χιναναδαβ καὶ Αναφαθι, ἀνὴρ Ταβληθ, θυγάτηρ Σαλωμων ἦν αὐτῷ εἰς γυναῖκα, εἷς· 12 Βακχα υἱὸς Αχιλιδ Θααναχ καὶ Μεκεδω καὶ πᾶς ὁ οἶκος Σαν ὁ παρὰ Σεσαθαν ὑποκάτω τοῦ Εσραε καὶ ἐκ Βαισαφουδ Εβελμαωλα ἕως Μαεβερ Λουκαμ, εἷς· 13 υἱὸς Γαβερ ἐν Ρεμαθ Γαλααδ, τούτῳ σχοίνισμα Ερεγαβα, ἣ ἐν τῇ Βασαν, ἑξήκοντα πόλεις μεγάλαι τειχήρεις καὶ μοχλοὶ χαλκοῖ, εἷς· 14 Αχιναδαβ υἱὸς Αχελ Μααναιν, εἷς· 15 Αχιμαας ἐν Νεφθαλι, καὶ οὗτος ἔλαβεν τὴν Βασεμμαθ θυγατέρα Σαλωμων εἰς γυναῖκα, εἷς· 16 Βαανα υἱὸς Χουσι ἐν τῇ Μααλαθ, εἷς· 17 Σαμαα υἱὸς Ηλα ἐν τῷ Βενιαμιν· 18 Γαβερ υἱὸς Αδαι ἐν τῇ γῇ Γαδ, γῇ Σηων βασιλέως τοῦ Εσεβων καὶ Ωγ βασιλέως τοῦ Βασαν· καὶ νασιφ εἷς ἐν γῇ Ιουδα· 19 Ιωσαφατ υἱὸς Φουασουδ ἐν Ισσαχαρ.