Jeftahu dhe fisi i Efraimit
1 Burrat e fisit të Efraimit u mblodhën bashkë, kaluan Jordanin dhe mbërritën në Cafon. Ata i thanë Jeftahut: «Përse kalove Jordanin për të sulmuar amonitët e nuk na thirre edhe ne? Do t'i vëmë flakën shtëpisë sate bashkë me ty brenda». 2 Jeftahu u tha: «Unë e populli im ishim në luftë të ashpër me amonitët dhe, kur ju thirra në ndihmë, ju nuk erdhët të më shpëtonit prej tyre. 3 Kur pashë se ju nuk po vinit për të më shpëtuar, vura jetën time në rrezik, kalova Jordanin për të sulmuar amonitët dhe Zoti m'i dorëzoi. Përse, pra, vini tani për të më sulmuar?». 4 Jeftahu mblodhi të gjithë burrat e Gileadit e u ndesh me Efraimin. Burrat e Gileadit i sulmuan burrat e Efraimit, sepse u kishin thënë: «Ju burrat e Gileadit jeni ikanakë e banoni mes Efraimit e Manaseut». 5 Burrat e Gileadit zunë vaun e Jordanit, nëpër të cilin do të kalonin burrat e Efraimit. Kur vinte ndonjë i arratisur nga Efraimi e u thoshte: «Më lini të kaloj!», burrat e Gileadit i thoshin: «Mos je gjë nga Efraimi?». Ai u përgjigjej: «Jo». 6 E ata i thoshin: «Thuaj Shiboleth». Por ai përgjigjej: «Siboleth», sepse nuk mund ta shqiptonte saktë. Atëherë ata e merrnin dhe e vrisnin. Asokohe vranë atje në vaun e Jordanit dyzet e dy mijë burra të Efraimit.
7 Jeftahu nga Gileadi qe gjyqtar i Izraelit për gjashtë vjet. Pastaj vdiq e u varros në një nga qytetet e Gileadit.
Ibcani, Eloni dhe Abdoni
8 Pas Jeftahut gjyqtar i Izraelit qe Ibcani nga Betlehemi. 9 Ai kishte tridhjetë djem e tridhjetë vajza. Vajzat i kishte martuar jashtë fisit dhe djemve u kishte dhënë për nuse vajza po nga jashtë fisit. Ai qe gjyqtar i Izraelit për shtatë vjet. 10 Pastaj Ibcani vdiq dhe e varrosën në Izrael.
11 Pas tij gjyqtar i Izraelit qe Eloni nga Zabuloni. Ai qe gjyqtar i Izraelit për dhjetë vjet. 12 Pastaj Eloni vdiq e u varros në Ajalon, në trojet e Zabulonit.
13 Pas Elonit, gjyqtar i Izraelit qe Abdoni, biri i Hilel Piratonitit. 14 Abdoni kishte dyzet djem e tridhjetë nipër, që kalëronin shtatëdhjetë gomarë. Abdoni qe gjyqtar i Izraelit për tetë vjet. 15 Pastaj Abdoni, biri i Hilel Piratonitit, vdiq e u varros në Piraton, në trojet e Efraimit, në malin e Amalekut.
1 Καὶ συνήχθησαν οἱ υἱοὶ Εφραιμ καὶ ἦλθον εἰς Σεφινα καὶ εἶπον πρὸς Ιεφθαε Τί ὅτι ἐπορεύθης πολεμεῖν ἐν τοῖς υἱοῖς Αμμων καὶ ἡμᾶς οὐ κέκληκας πορευθῆναι μετὰ σοῦ; τὸν οἶκόν σου ἐμπρήσομεν ἐν πυρί. 2 καὶ εἶπεν πρὸς αὐτοὺς Ιεφθαε Ἀνὴρ ἀντιδικῶν ἤμην ἐγὼ καὶ ὁ λαός μου, καὶ οἱ υἱοὶ Αμμων ἐταπείνουν με σφόδρα· καὶ ἐβόησα πρὸς ὑμᾶς, καὶ οὐκ ἐσώσατέ με ἐκ χειρὸς αὐτῶν. 3 καὶ εἶδον ὅτι οὐκ ἦν ὁ σῴζων, καὶ ἐθέμην τὴν ψυχήν μου ἐν τῇ χειρί μου καὶ διέβην πρὸς τοὺς υἱοὺς Αμμων, καὶ παρέδωκεν αὐτοὺς κύριος ἐν χειρί μου· καὶ ἵνα τί ἀνέβητε πρός με τῇ ἡμέρᾳ ταύτῃ τοῦ πολεμεῖν ἐν ἐμοί; 4 καὶ συνήθροισεν Ιεφθαε πάντας τοὺς ἄνδρας Γαλααδ καὶ ἐπολέμει τὸν Εφραιμ, καὶ ἐπάταξαν ἄνδρες Γαλααδ τὸν Εφραιμ, ὅτι εἶπαν Οἱ διασεσῳσμένοι τοῦ Εφραιμ ὑμεῖς, Γαλααδ ἐν μέσῳ Εφραιμ καὶ ἐν μέσῳ Μανασση. 5 καὶ προκατελάβοντο ἄνδρες Γαλααδ τὰς διαβάσεις τοῦ Ιορδάνου τοῦ Εφραιμ, καὶ ἐγενήθη ὅτι εἶπαν οἱ διασεσῳσμένοι τοῦ Εφραιμ Διαβῶμεν, καὶ εἶπαν αὐτοῖς οἱ ἄνδρες Γαλααδ Μὴ ὑμεῖς ἐκ τοῦ Εφραιμ; καὶ εἶπαν Οὔκ ἐσμεν. 6 καὶ εἶπαν αὐτοῖς Εἴπατε δὴ Σύνθημα· καὶ οὐ κατηύθυναν τοῦ λαλῆσαι οὕτως. καὶ ἐπελάβοντο αὐτῶν καὶ ἔσφαξαν αὐτοὺς ἐπὶ τὰς διαβάσεις τοῦ Ιορδάνου, καὶ ἔπεσαν ἐξ Εφραιμ ἐν τῷ καιρῷ ἐκείνῳ δύο τεσσαράκοντα χιλιάδες.
7 Καὶ ἔκρινεν Ιεφθαε τὸν Ισραηλ ἓξ ἔτη. καὶ ἀπέθανεν Ιεφθαε ὁ Γαλααδίτης καὶ ἐτάφη ἐν τῇ πόλει αὐτοῦ Γαλααδ.
8 Καὶ ἔκρινεν μετ᾽ αὐτὸν τὸν Ισραηλ Εσεβων ἐκ Βαιθλεεμ. 9 καὶ ἐγένοντο αὐτῷ τριάκοντα υἱοὶ καὶ τριάκοντα θυγατέρες ἐξαπεσταλμέναι ἔξω, καὶ τριάκοντα γυναῖκας εἰσήγαγεν τοῖς υἱοῖς αὐτοῦ ἔξωθεν. καὶ ἔκρινεν τὸν Ισραηλ ἑπτὰ ἔτη. 10 καὶ ἀπέθανεν Εσεβων καὶ ἐτάφη ἐν Βηθλεεμ.
11 Καὶ ἔκρινεν μετ᾽ αὐτὸν τὸν Ισραηλ Αιλων ὁ Ζαβουλωνίτης. καὶ ἔκρινεν τὸν Ισραηλ δέκα ἔτη. 12 καὶ ἀπέθανεν Αιλων ὁ Ζαβουλωνίτης ἐν Αιλιμ, καὶ ἔθαψαν αὐτὸν ἐν γῇ Ζαβουλων.
13 Καὶ ἔκρινεν μετ᾽ αὐτὸν τὸν Ισραηλ Λαβδων υἱὸς Σελλημ ὁ Φρααθωνίτης. 14 καὶ ἐγένοντο αὐτῷ τεσσαράκοντα υἱοὶ καὶ τριάκοντα υἱοὶ τῶν υἱῶν αὐτοῦ ἐπιβεβηκότες ἐπὶ ἑβδομήκοντα πώλους. καὶ ἔκρινεν τὸν Ισραηλ ὀκτὼ ἔτη. 15 καὶ ἀπέθανεν Λαβδων υἱὸς Σελλημ ὁ Φρααθωνίτης καὶ ἐτάφη ἐν Φρααθων ἐν γῇ Εφραιμ ἐν ὄρει Λανακ.