Ankimi i Jobit
1 Jobi foli sërish e tha:
2 «Ah, sikur të më kthente në muajt e dikurshëm,
në ditët kur më ruante Perëndia,
3 kur llamba e tij mbi kokën time feksej
dhe ecja nëpër terr me dritën e tij!
4 Siç isha në ditët e mia më të mira,
kur në tendën time me Perëndinë kuvendoja,
5 kur me mua ende ishte i gjithëpushtetshmi
e djemtë e mi mua më rrethonin,
6 kur këmbët me qumësht i laja
e bri meje vaj kullonte shkëmbi!
7 Kur dilja te porta e qytetit
e në shesh stolin tim e vija,
8 zmbrapseshin të rinjtë sapo më shihnin
e pleqtë më këmbë brofnin,
9 fisnikët e ndërprisnin fjalën
dhe gojën mbanin me dorë.
10 Princave u ikte zëri
e gjuha për qiellzë u kapej.
11 Më mburrte kush me veshë më dëgjonte,
kush me sy më shihte për mua dëshmonte,
12 se i ndiha skamnorit rënkimtar
e jetimit që askush s'i ndihte.
13 Bekimi i të gremisurit mbi mua zbriste
e zemrës të së vesë ia ktheja galdimin.
14 Me drejtësi u ngjesha e ajo më veshi,
për petk e për fes drejtësinë unë pata.
15 Unë qeshë sy për të verbrin
e këmbë për të çalin,
16 atë unë qeshë për nevojtarin
e mbrojtës për çështjen e të panjohurit.
17 Të ligjve ua thyeja nofullat
e prej dhëmbëve ua hiqja prenë.
18 Thosha me vete: “Në çerdhen time do të jap shpirt
e do t'i shumoj sa rëra ditët e mia.
19 Rrënja ime arrin në ujë,
natën vesa degët m'i mbulon.
20 Lavdia ime është përherë e re,
gjithnjë i ri në dorën time harku”.
21 Njerëzit më dëgjonin
e heshtur këshillën time prisnin.
22 Kur flisja unë, askush nuk fliste më,
se rigonte mbi ta fjala ime.
23 Mua më prisnin siç pritet shiu,
me gojën hapur për shiun pranveror.
24 U qeshja e nuk më besonin,
por fytyrën e çiltër dot nuk ma zymtonin.
25 U tregoja udhën e zija kryet e vendit,
qëndroja si mbret me ushtarë rrethuar
e si ngushëllues i të pikëlluarve».
1 Ἔτι δὲ προσθεὶς Ιωβ εἶπεν τῷ προοιμίῳ
2 Τίς ἄν με θείη κατὰ μῆνα ἔμπροσθεν ἡμερῶν, ὧν με ὁ θεὸς ἐφύλαξεν;
3 ὡς ὅτε ηὔγει ὁ λύχνος αὐτοῦ ὑπὲρ κεφαλῆς μου, ὅτε τῷ φωτὶ αὐτοῦ ἐπορευόμην ἐν σκότει·
4 ὅτε ἤμην ἐπιβρίθων ὁδοῖς, ὅτε ὁ θεὸς ἐπισκοπὴν ἐποιεῖτο τοῦ οἴκου μου·
5 ὅτε ἤμην ὑλώδης λίαν, κύκλῳ δέ μου οἱ παῖδες·
6 ὅτε ἐχέοντό μου αἱ ὁδοὶ βουτύρῳ, τὰ δὲ ὄρη μου ἐχέοντο γάλακτι·
7 ὅτε ἐξεπορευόμην ὄρθριος ἐν πόλει, ἐν δὲ πλατείαις ἐτίθετό μου ὁ δίφρος.
8 ἰδόντες με νεανίσκοι ἐκρύβησαν, πρεσβῦται δὲ πάντες ἔστησαν·
9 ἁδροὶ δὲ ἐπαύσαντο λαλοῦντες δάκτυλον ἐπιθέντες ἐπὶ στόματι.
10 οἱ δὲ ἀκούσαντες ἐμακάρισάν με,* καὶ γλῶσσα αὐτῶν τῷ λάρυγγι αὐτῶν ἐκολλήθη·
11 ὅτι οὖς ἤκουσεν καὶ ἐμακάρισέν με,‡ ὀφθαλμὸς δὲ ἰδών με ἐξέκλινεν.
12 διέσωσα γὰρ πτωχὸν ἐκ χειρὸς δυνάστου καὶ ὀρφανῷ, ᾧ οὐκ ἦν βοηθός, ἐβοήθησα·
13 εὐλογία ἀπολλυμένου ἐπ᾽ ἐμὲ ἔλθοι,‡ στόμα δὲ χήρας με εὐλόγησεν.
14 δικαιοσύνην δὲ ἐνεδεδύκειν, ἠμφιασάμην δὲ κρίμα ἴσα διπλοΐδι.
15 ὀφθαλμὸς ἤμην τυφλῶν, ποὺς δὲ χωλῶν.
16 ἐγὼ ἤμην πατὴρ ἀδυνάτων, δίκην δέ, ἣν οὐκ ᾔδειν, ἐξιχνίασα·
17 συνέτριψα δὲ μύλας ἀδίκων, ἐκ δὲ μέσου τῶν ὀδόντων αὐτῶν ἅρπαγμα ἐξέσπασα.
18 εἶπα δέ Ἡ ἡλικία μου γηράσει, ὥσπερ στέλεχος φοίνικος πολὺν χρόνον βιώσω·
19 ἡ ῥίζα μου διήνοικται ἐπὶ ὕδατος,* καὶ δρόσος αὐλισθήσεται ἐν τῷ θερισμῷ μου·
20 ἡ δόξα μου καινὴ μετ᾽ ἐμοῦ,* καὶ τὸ τόξον μου ἐν χειρὶ αὐτοῦ πορεύσεται.‡
21 ἐμοῦ ἀκούσαντες προσέσχον, ἐσιώπησαν δὲ ἐπὶ τῇ ἐμῇ βουλῇ·
22 ἐπὶ δὲ τῷ ἐμῷ ῥήματι οὐ προσέθεντο, περιχαρεῖς δὲ ἐγίνοντο, ὁπόταν αὐτοῖς ἐλάλουν·
23 ὥσπερ γῆ διψῶσα προσδεχομένη τὸν ὑετόν, οὕτως οὗτοι τὴν ἐμὴν λαλιάν.
24 ἐὰν γελάσω πρὸς αὐτούς, οὐ μὴ πιστεύσωσιν,* καὶ φῶς τοῦ προσώπου μου οὐκ ἀπέπιπτεν·
25 ἐξελεξάμην ὁδὸν αὐτῶν καὶ ἐκάθισα ἄρχων* καὶ κατεσκήνουν ὡσεὶ βασιλεὺς ἐν μονοζώνοις ὃν τρόπον παθεινοὺς παρακαλῶν.‡