1 Fjala e Zotit që iu drejtua Hosesë, birit të Beriut, në ditët e Uziahut, Jotamit, Ahazit dhe Ezekisë, mbretërve të Judës, dhe në ditët e Jeroboamit, birit të Joashit, mbretit të Izraelit.
Gruaja e Hosesë
2 Kur Zoti filloi t'i fliste Hosesë, Zoti i tha: «Shko e merr për grua një lavire e bëj fëmijë me të, sepse vendi po kryen tradhti kundër Zotit». 3 Ai shkoi e mori për grua Gomerën, bijën e Diblaimit, e cila mbeti shtatzënë e lindi një djalë.
4 Atëherë Zoti i tha: «Quaje Izrel, se edhe pak e do ta ndëshkoj shtëpinë e Jehut për gjakun që u derdh në Izrel. Do t'i jap fund mbretërisë së Izraelit. 5 Atë ditë do ta thyej harkun e Izraelit në luginën e Izrelit».
6 Ajo mbeti shtatzënë sërish e lindi një vajzë. Atëherë Perëndia i tha: «Quaje Loruhama, se nuk do të kem më mëshirë për shtëpinë e Izraelit e nuk do ta fal . 7 Por, do të kem mëshirë për shtëpinë e Judës. Do t'i shpëtoj falë Zotit, Perëndisë së tyre, dhe jo në saje të harkut, shpatës, luftës, kuajve e kalorësve».
8 Pasi e ndau nga gjiri Loruhamën, Gomera mbeti shtatzënë e lindi një djalë. 9 Atëherë Perëndia i tha: «Quaje Loam, se ju nuk jeni populli im e unë nuk jam i juaji».
1 Λόγος κυρίου, ὃς ἐγενήθη πρὸς Ωσηε τὸν τοῦ Βεηρι ἐν ἡμέραις Οζιου καὶ Ιωαθαμ καὶ Αχαζ καὶ Εζεκιου βασιλέων Ιουδα καὶ ἐν ἡμέραις Ιεροβοαμ υἱοῦ Ιωας βασιλέως Ισραηλ.
2 Ἀρχὴ λόγου κυρίου πρὸς Ωσηε· καὶ εἶπεν κύριος πρὸς Ωσηε Βάδιζε λαβὲ σεαυτῷ γυναῖκα πορνείας καὶ τέκνα πορνείας, διότι ἐκπορνεύουσα ἐκπορνεύσει ἡ γῆ ἀπὸ ὄπισθεν τοῦ κυρίου. 3 καὶ ἐπορεύθη καὶ ἔλαβεν τὴν Γομερ θυγατέρα Δεβηλαιμ, καὶ συνέλαβεν καὶ ἔτεκεν αὐτῷ υἱόν. 4 καὶ εἶπεν κύριος πρὸς αὐτόν Κάλεσον τὸ ὄνομα αὐτοῦ Ιεζραελ, διότι ἔτι μικρὸν καὶ ἐκδικήσω τὸ αἷμα τοῦ Ιεζραελ ἐπὶ τὸν οἶκον Ιου καὶ καταπαύσω βασιλείαν οἴκου Ισραηλ· 5 καὶ ἔσται ἐν τῇ ἡμέρᾳ ἐκείνῃ συντρίψω τὸ τόξον τοῦ Ισραηλ ἐν τῇ κοιλάδι τοῦ Ιεζραελ. — 6 καὶ συνέλαβεν ἔτι καὶ ἔτεκεν θυγατέρα. καὶ εἶπεν αὐτῷ Κάλεσον τὸ ὄνομα αὐτῆς Οὐκ-ἠλεημένη, διότι οὐ μὴ προσθήσω ἔτι ἐλεῆσαι τὸν οἶκον τοῦ Ισραηλ, ἀλλ᾽ ἢ ἀντιτασσόμενος ἀντιτάξομαι αὐτοῖς. 7 τοὺς δὲ υἱοὺς Ιουδα ἐλεήσω καὶ σώσω αὐτοὺς ἐν κυρίῳ θεῷ αὐτῶν καὶ οὐ σώσω αὐτοὺς ἐν τόξῳ οὐδὲ ἐν ῥομφαίᾳ οὐδὲ ἐν πολέμῳ οὐδὲ ἐν ἅρμασιν οὐδὲ ἐν ἵπποις οὐδὲ ἐν ἱππεῦσιν. — 8 καὶ ἀπεγαλάκτισεν τὴν Οὐκ-ἠλεημένην καὶ συνέλαβεν ἔτι καὶ ἔτεκεν υἱόν. 9 καὶ εἶπεν Κάλεσον τὸ ὄνομα αὐτοῦ Οὐ-λαόσ-μου, διότι ὑμεῖς οὐ λαός μου, καὶ ἐγὼ οὔκ εἰμι ὑμῶν.