Përdhosja e tempullit
1 Në vitin e gjashtë, në muajin e gjashtë, më pesë të atij muaji, unë isha ulur në shtëpi dhe pleqtë e Judës ishin ulur kundruall meje. Atje ra mbi mua dora e Zotit tim, Zotit. 2 Pashë dhe, ja, një shëmbëllim me pamje njeriu. Prej pamjes së ijëve e poshtë dukej si zjarr, ndërsa prej ijëve e sipër dukej si një shkëlqim me pamje vezulluese. 3 Ai shtriu një trajtë dore dhe më kapi nga flokët që më kishin rënë mbi ballë. Atëherë një shpirt më ngriti mes tokës e qiellit e më çoi në Jerusalem, në një vegim hyjnor, te hyrja e portës së brendshme, me pamje nga veriu, ku ishte vendndodhja e idhullit të smirës që e nguc smirën. 4 Dhe, ja, aty gjendej lavdia e Perëndisë së Izraelit, si vegimi që kisha parë në luginë. 5 Dhe më tha: «Bir i njeriut, çoji sytë drejt veriut!». Unë i çova sytë drejt veriut dhe, ja, në veri të portës së altarit, te hyrja, gjendej idhulli i smirës. 6 Pastaj më tha: «Bir i njeriut, a e sheh çfarë po bëjnë ata, pështirësinë e madhe që shtëpia e Izraelit po bën këtu për të më larguar prej shenjtërores? Por do të shohësh sërish pështirësi edhe më të mëdha». 7 Pastaj më çoi te hyrja e tremes. Pashë dhe, ja, muri kishte një vrimë. 8 Atëherë më tha: «Bir i njeriut, shpoje murin!». E shpova murin dhe, ja, doli një hyrje. 9 Pastaj më tha: «Hyr e shikoji pështirësitë e liga që po bëjnë këtu!». 10 Unë hyra e pashë. Dhe, ja, çdo trajtë zvarraniku e kafshësh të neveritshme dhe të gjithë idhujt e shtëpisë së Izraelit ishin gdhendur në mur rreth e rrotull. 11 Shtatëdhjetë prej pleqve të shtëpisë së Izraelit qëndronin para tyre. Jazanjahu, biri i Shafanit, qëndronte në mes. Secili mbante në dorë nga një temjanicë dhe era e resë së temjanit ngjitej lart. 12 E më tha: «A e pe, bir i njeriut, çfarë po bëjnë pleqtë e shtëpisë së Izraelit në errësirë, secili në dhomën e idhujve të vet? Ata thonë: “Zoti nuk na sheh, Zoti e ka braktisur vendin”». 13 Pastaj më tha: «Do të shohësh sërish pështirësi edhe më të mëdha që i bëjnë ata». 14 Pastaj më çoi te hyrja e portës së tempullit të Zotit, në drejtim të veriut, dhe, ja, pashë disa gra, që rrinin ulur dhe vajtonin Tamuzin. 15 E më tha: «A pe, bir i njeriut? Do të shohësh sërish pështirësi edhe më të mëdha se këto». 16 Pastaj më çoi në tremen e brendshme të tempullit të Zotit dhe, ja, te hyrja e tempullit të Zotit, ndërmjet portikut dhe altarit, rreth njëzet e pesë burra, me shpinë nga tempulli, kishin rënë përmbys në drejtim të lindjes e po adhuronin diellin. 17 E më tha: «A pe, bir i njeriut? Pse, çikërrima ishin pështirësitë që bënë këtu ata të shtëpisë së Judës? Ata e mbushën tokën me dhunë dhe e ngucën përsëri zemërimin tim. Ja, kanë vënë edhe gemin në hundë. 18 Prandaj unë do të veproj me tërbim. Syri im nuk do të ketë mëshirë e unë nuk do të kem dhembshuri. Ata do të më bërtasin në veshë me zë të lartë, por unë nuk do t'i dëgjoj».
1 Καὶ ἐγένετο ἐν τῷ ἕκτῳ ἔτει ἐν τῷ πέμπτῳ μηνὶ πέμπτῃ τοῦ μηνὸς ἐγὼ ἐκαθήμην ἐν τῷ οἴκῳ, καὶ οἱ πρεσβύτεροι Ιουδα ἐκάθηντο ἐνώπιόν μου, καὶ ἐγένετο ἐπ᾽ ἐμὲ χεὶρ κυρίου, 2 καὶ εἶδον καὶ ἰδοὺ ὁμοίωμα ἀνδρός, ἀπὸ τῆς ὀσφύος αὐτοῦ καὶ ἕως κάτω πῦρ, καὶ ἀπὸ τῆς ὀσφύος αὐτοῦ ὑπεράνω ὡς ὅρασις ἠλέκτρου. 3 καὶ ἐξέτεινεν ὁμοίωμα χειρὸς καὶ ἀνέλαβέν με τῆς κορυφῆς μου, καὶ ἀνέλαβέν με πνεῦμα ἀνὰ μέσον τῆς γῆς καὶ ἀνὰ μέσον τοῦ οὐρανοῦ καὶ ἤγαγέν με εἰς Ιερουσαλημ ἐν ὁράσει θεοῦ ἐπὶ τὰ πρόθυρα τῆς πύλης τῆς ἐσωτέρας τῆς βλεπούσης πρὸς βορρᾶν, οὗ ἦν ἡ στήλη τοῦ κτωμένου. 4 καὶ ἰδοὺ ἐκεῖ ἦν δόξα κυρίου θεοῦ Ισραηλ κατὰ τὴν ὅρασιν, ἣν εἶδον ἐν τῷ πεδίῳ. 5 καὶ εἶπεν πρός με Υἱὲ ἀνθρώπου, ἀνάβλεψον τοῖς ὀφθαλμοῖς σου πρὸς βορρᾶν· καὶ ἀνέβλεψα τοῖς ὀφθαλμοῖς μου πρὸς βορρᾶν, καὶ ἰδοὺ ἀπὸ βορρᾶ ἐπὶ τὴν πύλην τὴν πρὸς ἀνατολάς. 6 καὶ εἶπεν πρός με Υἱὲ ἀνθρώπου, ἑώρακας τί οὗτοι ποιοῦσιν; ἀνομίας μεγάλας ποιοῦσιν ὧδε τοῦ ἀπέχεσθαι ἀπὸ τῶν ἁγίων μου· καὶ ἔτι ὄψει ἀνομίας μείζονας. 7 καὶ εἰσήγαγέν με ἐπὶ τὰ πρόθυρα τῆς αὐλῆς 8 καὶ εἶπεν πρός με Υἱὲ ἀνθρώπου, ὄρυξον· καὶ ὤρυξα, καὶ ἰδοὺ θύρα μία. 9 καὶ εἶπεν πρός με Εἴσελθε καὶ ἰδὲ τὰς ἀνομίας, ἃς οὗτοι ποιοῦσιν ὧδε· 10 καὶ εἰσῆλθον καὶ εἶδον καὶ ἰδοὺ μάταια βδελύγματα καὶ πάντα τὰ εἴδωλα οἴκου Ισραηλ διαγεγραμμένα ἐπ᾽ αὐτοῦ κύκλῳ, 11 καὶ ἑβδομήκοντα ἄνδρες ἐκ τῶν πρεσβυτέρων οἴκου Ισραηλ, καὶ Ιεζονιας ὁ τοῦ Σαφαν ἐν μέσῳ αὐτῶν εἱστήκει πρὸ προσώπου αὐτῶν, καὶ ἕκαστος θυμιατήριον αὐτοῦ εἶχεν ἐν τῇ χειρί, καὶ ἡ ἀτμὶς τοῦ θυμιάματος ἀνέβαινεν. 12 καὶ εἶπεν πρός με Υἱὲ ἀνθρώπου, ἑώρακας ἃ οἱ πρεσβύτεροι τοῦ οἴκου Ισραηλ ποιοῦσιν, ἕκαστος αὐτῶν ἐν τῷ κοιτῶνι τῷ κρυπτῷ αὐτῶν; διότι εἶπαν Οὐχ ὁρᾷ ὁ κύριος, ἐγκαταλέλοιπεν κύριος τὴν γῆν. 13 καὶ εἶπεν πρός με Ἔτι ὄψει ἀνομίας μείζονας, ἃς οὗτοι ποιοῦσιν. 14 καὶ εἰσήγαγέν με ἐπὶ τὰ πρόθυρα τῆς πύλης οἴκου κυρίου τῆς βλεπούσης πρὸς βορρᾶν, καὶ ἰδοὺ ἐκεῖ γυναῖκες καθήμεναι θρηνοῦσαι τὸν Θαμμουζ, 15 καὶ εἶπεν πρός με Υἱὲ ἀνθρώπου, ἑώρακας; καὶ ἔτι ὄψει ἐπιτηδεύματα μείζονα τούτων. 16 καὶ εἰσήγαγέν με εἰς τὴν αὐλὴν οἴκου κυρίου τὴν ἐσωτέραν, καὶ ἰδοὺ ἐπὶ τῶν προθύρων τοῦ ναοῦ κυρίου ἀνὰ μέσον τῶν αιλαμ καὶ ἀνὰ μέσον τοῦ θυσιαστηρίου ὡς εἴκοσι ἄνδρες, τὰ ὀπίσθια αὐτῶν πρὸς τὸν ναὸν τοῦ κυρίου καὶ τὰ πρόσωπα αὐτῶν ἀπέναντι, καὶ οὗτοι προσκυνοῦσιν τῷ ἡλίῳ· 17 καὶ εἶπεν πρός με Ἑώρακας, υἱὲ ἀνθρώπου; μὴ μικρὰ τῷ οἴκῳ Ιουδα τοῦ ποιεῖν τὰς ἀνομίας, ἃς πεποιήκασιν ὧδε; διότι ἔπλησαν τὴν γῆν ἀνομίας, καὶ ἰδοὺ αὐτοὶ ὡς μυκτηρίζοντες. 18 καὶ ἐγὼ ποιήσω αὐτοῖς μετὰ θυμοῦ· οὐ φείσεται ὁ ὀφθαλμός μου, οὐδὲ μὴ ἐλεήσω.